Gaspër Pali - Psalm muzgu

gasper pali poezi psalm muzgu
Zbret muzgu nga qiella
si shpend i zi mu n'gjoks i plaguem.
Hijet shkojnë tue depërtuem
der thell në zemren t'ime,
e perqethje t're më shprazin.
Gjithshka terri jashtë mertisë
e mbrendë në shpirt,
dyshimi terratisë.
Sepse sonte nuk ndritë
as drita ma e vogla, shpirtin me ushqye,
prandej në buzë t'humnerës kam zatetë
si njeriu qi nuk ka sy.
M'duket shpirti knetë
mbi t'cillës uj rrëshqasin njimi prendime
e zbret flladi mbi tê lehtë,
ndoi valë per me i perftue...
por mbrendë ka baltë e jashtë veç ka shkelxime.

Zot o Zot, shndoshen syt që kurr s'kan pà?
A mund shërohet shpirti dyshimtar?
Më gjàn se tash sa shekuj
muzgu sonte ka rà n'botë
e se çdo agim urimtar
âsht nji dëshirë e kotë.

Zot fali syve dritë
e buzve haré.
Ban që çdo njeri t'gjejë t'vërteten vetë
e t'kthillet shpirti porsi qiella e priellit
kur lvizë prandvera e ré.
O Zot ankimin degjo kah do vjen.
Zot o Zot... Amen!

Shkoder, 2 gusht 1941

COMMENTS