Sulejman Dibra

Sulejman Dibra
Sulejman Dibra gjatë xhirimeve të filmit "Qortimet e vjeshtës"
- Sulejman Dibra lindi më 9 shtator 1943, në qytetin e Shkodrës. Regjizor dhe aktor i shquar i teatrit dhe kinematografisë.
Shkollën fillore dhe të mesme e kryen në vendlindje, pastaj vazhdon studimet për aktor ne shkollën e lartë "Aleksandër Mojsiu" në Tiranë.
Ndërkohë aktivizohet pranë Teatrit Kombëtar; roli i tij i parë do të jetë në dramën "Studentja e vitit të fundit" e shkrimtarit Ibrahim Uruçi dhe vën në skenë nga regjizori Kujtim Spahivogli.

Pas mbarimit të studimeve, në vitin 1966 fillon punën si aktor në teatrin "Migjeni" të shkodrës. Me trupën profesioniste të teatrit të shkodrës ka luajtur mbi 50 role, përkrah aktorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare si Tinka Kurti, Lec Bushati, Ndrek Prela, Serafin Franko, etj.

Në vitin 1969 kthehet në Teatrin Kombëtar. Që nga ai vit e deri në vitin 1979 ka luajtur më shumë se 40 role ku ai që mbetet më i spikaturi është roli i Arturo Ui në dramën me të njëjtin emër, të dramaturgut gjerman Bertolt Brecht. Këtë rol Sulejmani e ka luajtur mbi 70 herë.

Sulejman Dibra ka edhe një karrierë të gjatë si drejtues institucionesh arti; Drejtor i Estradës së Tiranës, Drejtor i Cirkut (1989), Drejtor i Teatrit Kombëtar (1994).

Në vitin 2006, Sulejman Dibra është nderuar me Urdhërin "Naim Frasheri i Artë" për meritat dhe kontributin e tij artistik.

Në Kinematorgrafi ka interpretuar në: Amaneti, Ne dhe Lenini, Balada e Kurbinit, Guri i besës, Qortimet e vjeshtës, Ne vinim nga lufta, Operacioni Zjarri, Nëntori i dytë, Tinguj lufte, Rrugicat qe kerkonin diell, Njësiti guerril, Prita, Komisari i dritës, etj.

Në teatër ka interpretuar në: Arturo Ui, Toka jonë, Bashkë me Agimin, Prefekti, Sinjali i kuq, etj.
Asistent regjizor në dramën "Toka e jonë".

COMMENTS