Vendi i jem.., Lec Shllaku

shkodra shkoder scutari
Ku je o Vend i bukur
Ku linda dhe shqip fola?
Sà trishtim ndjeva kur
Prej teje u largova.

Kudo pashë male e kodra,
Fusha, qiell e qytetnì,
Por kërkund nuk asht dora
E t'Naltit, si n'Shqipnì.

Në qiellin t'and hyjt ndrisin,
Hana e Dielli te Ti lejnë,
Orë e Zana t'nderojnë fisin
Pse aty kanë ngreh folenë.

Mos u trand për stuhina,..
Por qindro si n'kalueme,
Zojzi vetë e zgjodh Shqipninë
Vend Hyjnishë, tokë t'bekueme.

COMMENTS