Hyjt mbi greminë.., Gaspër Pali

gasper pali hyjt mbi gremine
Mbi buzë kang't pada m'buçisin,
nsa gjamë luftar'sh s'plaguemë
n'ajri plot flakë gjimojnë.
E zajet që n'lamije t'vdek's ushtojnë,
vershojnë në dhomen time,
ku bulojnë, nji mbas nji, njimi andrrime.
E brima t'ndrydhme m'lindin n'dhomë meiherë,
e ftyra t'ndryshme m'lindin n'dhomë meiherë,
fytyra t'murrme, zaje që kercnojnë.
Hijet m'murmurojnë:
"Endè vallet s't'janë shuemë?
O si t'kndon zemra - m'pyesin njizani -
nsa n'botë s'ndihet veç vajë,
e nga gjoksat tonë, gjaku derdhet rrkajë!"
E m'trandet shpirti e shduken kang't nga buza.
N'duket se krejtë jeta nisë me u rrenue,
njashtu si nga tërmeti
muret e vjetra shkojnë tue u shkatrrue.
Por ner buzë t'mija prap nji fjalë u ngjallë:
"O m'leni hije - gjegja me i gjysë zani -
m'leni t'vijoj me mall,
pse kam humbë n'shtoje udhen e vertetë.
Un s'daj shtigjet, që rraha gjithherë,
s'shoh mâ qiellen, që ndritte ma parë.
Gjithshka ka ndrrue:
mbi botë thellimi ka bulue.
Prandej me kangë deshroj me sherue varrët.
Kanga m'ngjallë rininë,
pse vargjet lenojnë dhimat,
kah shndrisin shpirtin, si hyjt mbi greminë."

COMMENTS