Koreja e Veriut, vendi më pak i arritshëm në botë

Pas një serie sulmesh kibernike dhe kërcënimeve të ndryshme informatike, 24 nëntorin e shkuar, SONY PICTURES vendosi që të tërhiqte nga tregu filmin "The Interview", një film që ironizon regjimin diktatorial të Koresë së Veriut dhe të liderit të saj Kim Jong-Un.

Ajo çfarë dihet për Korenë e Veriut është se ka një sipërfaqe prej 120.540 km² dhe numëron 24,895,000 banorë. Kryeqyteti quhet Pyongyang. Dihet se në Korenë e Veriut sundon dinastia e Kim Jong-Un, një lloj monarkie absolute të stilit komunist që shkëmben shumë pak me vendet e tjera. Vështirë për t'u futur, edhe më e vështirë për të dalur. Dhe pëlqen të vë në dukje ushtrinë e tij, gjatë paradave me koreografi të pabesueshme njerëzore, më qëllim për të kënaqur dhe për të trembur. Dihet se populli jeton në varfëri dhe me iluzionin se pjesa tjetër e botës është edhe më keq. Në vitin 2012 populli i Koresë së Veriut festoi njëqind vjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të tyre, Kim Il Sung.

Këtu janë 10 gjëra që (ndoshta) nuk i dini për Korenë e Veriut.

Parade, Korea e Veriut
1. Koreja e Veriut mund të llogaritet si një nga ushtritë më të mëdha në botë me rreth 1.2 milion ushtarë (dhe më shumë se 8 milion rezervistë) nga të cilët 180 000 anëtarë të zgjedhur. Është një numër i pabesueshëm, rreth 49 ushtarë për 1000 banorë, pa përfshirë rezervistët. Në SHBA janë 5 ushtarë për 1000 banorë, sa për krahasim.
Shumica e trajnimit të tyre është i bazuar mbi idenë hipotetike të pushtimin të Koresë së Jugut. Janë zbuluar katër tunele të fshehta në gjendje për të lejuar zhvendosjen e 30 000 ushtarëve në një orë, por sipas burimeve amerikane do të ketë të paktën 20 të tjerë.

2. Është e ndaluar të kalohet kufiri i Koresë së Veriut me armë, substanca stimuluesve, çelular dhe publikime të çdo lloji. Në shkurt, megjithatë, vizitorët e huaj mund të përdorin lidhjen 3G të çelularit.

3. Koreja e Veriut ka internetin e vet. Ajo quhet Kwangmyong dhe është një rrjet i izoluar, jo i lidhur me internetin botëror. Lejon të dërgohen email, të vizitohen faqet e regjimit, të lexohen lajmet (madje edhe ata të kontrolluara) dhe të futesh në një bibliotekë elektronike.

4. Është shumë e vështirë që të thyhen rrjetet e propagandës dhe të censurës në Korenë e Veriut. Por, sipas New York Times, ndonjëherë nga Koreja e Jugut arrijnë DVD që iu tregon "kushërinjëve" çfarë ndodh me të vërtetë përtej kufijve të tyre.

5. Burgjet janë të shumta dhe madje edhe kampe përqendrimi, të tilla si famëkeqi Hwasong (ose Kampi 16) ekzistenca e të cilit u bë e njohur vetëm në vitin 2009 dhe ku janë të vendosur rreth 20 000 të burgosur politikë. Sipas disa burimeve ndërkombëtare, të burgosurit në Korenë e Veriut janë 200 000 në një popullsi prej 25 milionë banorë.
Zbulimi i kushteve çnjerëzore në të cilat ata janë të nënshtruar, u bë nëpërmjet librit "Arratisja nga Kampi 14" (Escape from Camp 14) e Shin Dong-Hyuk, personi i vetëm që ka mundur të arratiset nga një burg Korean.

6. Lideri Kim Jong Un ka 32 banesa, ka frikë fluturimet dhe udhëton vetëm me tren (ka 6, të pajisur me suita, dhoma për takime, TV LCD dhe vaska).

7. Edhe familja e liderit ka një "dele të zezë". Është i riu Kim Jong Nam, djali i madh i Kim Jong dhe vëllai i komandantit aktual Kim Jong Un. Në vitin 2001 ai u arrestua në një aeroport në Japoni me një pasaportë të rreme: kishte ikur nga shtëpia për të shkuar në Disneyland.

8. Vetëm ushtarakët dhe zyrtarët qeveritarë mund të kenë makinë. Këto kufizime kanë bër që të zhvillohet një sistem ilegal taksistësh që menaxhohet nga vet ushtarakët dhe anëtarët e partisë në pushtet.

9. Paga mesatare e një punëtori është ndërmjet 1,5 dhe 2,5 euro në muaj (disa thonë edhe më pak). Në Kinë është ndërmjet 190 dhe 250 euro.

10. E çuditshme, por e vërtetë: në një vend ku pothuajse çdo gjë është e ndaluar, mund të pihet lirisht marihuanë. Por ka nga ata që kanë përfunduar në burg, fajtor sepse po përgatiste një të tillë me një copëz gazete ku ishte portretizuar lideri Kim.

COMMENTS