Mall për Shkodrën

Shkoder, Scutari, Albania
Nji mall i lagësht
si loti jot,
Nji mall i ambël
si lulja e blinit...
Nji mall si Jaret
që këndoj sot,
Për ty moj Loce
në shpirt më bini.

Për njata lule
njata oborre,
mbushë me aromë
e gjithfarë ngjyrash...
Për njata kangë
t'ambla e gazmore,
Për njat'buzqeshje
sysh e fëtyrash.

Për njat' humor,
që t'letson hallin,
nji zjarm n'krahnor
po ma shton mallin.

Nga Pjerin Ndreka (Pier Kolond)

COMMENTS