Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare

Robert Elsie, Robert Elsi
Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978. Në atë kohë Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bon-it kishte kontakte të rralla me studiues nga “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë” dhe nëpërmjet këtyre kontakteve, ai dhe disa studentë dhe studiues të tjerë patën mundësi të vizitonin Shqipërinë disa herë në kuadër të 'takimeve shkencore' midis Institutit gjerman dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për disa vite me radhë. Këto udhëtime në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të i gjallën një interes të veçantë për Shqipërinë e mbyllur dhe për kulturën e saj të panjohur në botë. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Elsie është tani autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Në mes të viteve 80-të, Robert Elsie punoi si përkthyes dhe interpret për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Qysh nga vitet 90-të deri ne fillim të shekullit të 21-të ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Evropës, etj. Që nga viti 2002, ai ka punuar kryesisht për Tribunalin e Hagës ku, ndër të tjera, ka qenë interpret simultan në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përmbledhje për Veprat e tij Shkencore

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Who Will Slay the Wolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).

Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995.

Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997. Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Twentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.

Në vitet e mëpasshme, Robert Elsie u përqendrua më shumë në fushat e tjera të albanologjisë, si kultura popullore dhe historia. Një ndihmesë e madhe për antropologjinë shqiptare ishte libri i tij Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fejës, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër 2001, i cili doli në gjermanisht në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (Doracak i kulturës popullore shqiptare), Visbadën (Wiesbaden) 2002, dhe në shqip në vëllimin Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë 2005. Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Walls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003. Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007.

Në fushën e historisë, me të cilën është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Lajdën (Leiden) 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008. Përveç kësaj, ai zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit llazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë), Pejë 2001, që doli në shqip në vëllimin Historia - më e vjetër - e Shqipërisë, Tiranë 2004. Elsie zbuloi dhe botoi gjithashtu dorëshkrimin në gjermanisht të albanologut hungarez, baronit Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) në Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Pejë 2001, që doli shqip në vëllimin Udhëtime nëpër Ballkan, Tiranë 2007. Në bashkëpunim me Bejtullah Destanin (Londër), ai botoi ditarin e poetit dhe piktorit të njohur anglez, Edward Lear (1812-1888), në vëllimin Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (Edward Lear në Shqipëri, ditari i një piktori pejsazhesh), Londër 2008, që doli shqip në vëllimin Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008. Gjithashtu u botua një përmbledhje tekstesh të hershme historike për Shqipërinë, përkthyer nga gjuhë të ndryshme, Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (Shqipëria e hershme: antologji e teksteve historike, shek. 11-17), Visbadën (Wiesbaden) 2003.

Duke qenë se Shqipëria dhe Kosova vazhdonin të ishin relativisht të panjohura nga masat e lexuesve perëndimorë, Elsie botoi dy manualë informativ për këto vende: Historical Dictionary of Albania (Fjalor historik i Shqipërisë), Lanham, Maryland 2004; dhe Historical Dictionary of Kosova (Fjalor historik i Kosovës), Lanham, Maryland, 2004, të cilët, me gjithë titullin ‘historik’, janë vepra informative të përgjithshme.

Përsëri në fushën e letërsisë, Elsie botoi një vëllim të ri të historisë së letërsisë, më të përmbledhur dhe më të shkurtër, në vëllimin Albanian Literature: A Short History, Londër 2005, që doli në shqip në vëllimin Letërsia shqipe: një histori e shkurtër, Tiranë 2006. Ai ka bërë edhe përkthime të tjera letrare, prapë me Janice Mathie-Heck: vepra të zgjedhura të këngës epike të veriut në vëllimin Songs of the Frontier Warriors: Këngë Kreshnikësh, Albanian Epic Verse (Këngë kreshnikësh, poezia epike shqiptare), Uaukonda (Wauconda), Illinois 2004; tregime të shkrimtarëve të veriut, Ernest Koliqi (1903-1975) dhe Migjeni, në vëllimin Tales from Old Shkodra: Early Albanian Short Stories (Rrëfime nga Shkodra e vjetër: tregime të hershme shqiptare), Pejë 2004; vepra të përmbledhura poetike të Visar Zhitit (l. 1952) në The Condemned Apple (Molla e dënimit), Los Anxheles 2005; antologjinë e parë në anglisht të prozës bashkëkohore shqiptare në vëllimin Balkan Beauty, Balkan Blood: Modern Albanian Short Stories (Bukuria e Ballkanit, gjaku i Ballkanit: tregime bashkëkohore shqiptare), Evanston, Illinois 2006; romanin e Fatos Kongolit (l. 1944) The Loser (I Humburi), Brixhend (Bridgend), Uells 2007; veprat poetike të Azem Shkrelit (1938-1997) në vëllimin Blood of the Quill: Selected Poetry from Kosovo (Gjaku i penës: poezi të zgjedhur nga Kosova), Los Anxheles 2008; një antologji të plotë historike të poezisë shqipe Lightning from the Depths: An Anthology of Albanian Poetry (Se fund’i ujit vetëti: antologji e poezisë shqipe), Evanston, Illinois 2008; romanin e Ornela Vorpsit (l. 1968) The Country Where No One Ever Dies (Vendi ku nuk vdes askush), Shampejn (Champaign), Illinois 2009; dhe përkthime të mëtejshme të poezisë gojore në librin e Anna Di Lellio-s The Battle of Kosovo, 1389, An Albanian Epic, (Beteja e Kosovës, 1389, një epos shqiptar), Londër 2009.

Projekti më ambicioz letrar i Robert Elsie-t është sigurisht përkthimi në anglisht (në bashkëpunim me Janice Mathie-Heck) nga gegnishtja i eposit të madh letrar të Atit Gjergj Fishta (1871-1940), The Highland Lute: The Albanian National Epic (Lahuta e Malcis: eposi kombëtar shqiptar), Londër 2005, një vepër me 30 këngë dhe 15,613 rreshta. Rishfaqja në dritë e këtij eposi, të ndaluar për vite me radhë nga regjimi komunist në Shqipëri, u prit me gëzim, sidomos në veriun e vendit.

Robert Elsie e ka mrekulluar edhe bota e fotografisë së hershme shqiptare. Në këtë fushë ai ka botuar dy albume të mëdha: Dritëshkronja: Fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani, Prishtinë 2007, i cili përfshin fotografitë e para të bëra ne Shqipëri (pesëdhjetë fotografi të fotografit vjenez Jozef Sékeli (Josef Székely) nga viti 1863), dhe koleksionet e baronit Franc Nopça, të Bajazid Elmaz Dodës, të albanologut austriak Maksimilian Lamberc (1882-1963), dhe të ushtarakëve të misionit ushtarak holandez të viteve 1913-1914. Ai ka botuar gjithashtu në një vëllim trigjuhësor – anglisht, frëngjisht, shqip, të fotografive të para me ngjyra në Shqipëri dhe në Kosovë, që janë autokromat e koleksionit Albert Kan (Albert Kahn) në Paris, me titullin Shqipëria dhe Kosova në ngjyra 1913, Tiranë 2010.

Së fundi janë botuar për herën e dytë, të përditësuar dhe dukshëm të zmadhuar: Historical Dictionary of Albania (Fjalor historik i Shqipërisë), Lanham, Maryland 2010, me 660 faqe; dhe Historical Dictionary of Kosovo (Fjalor historik i Kosovës), Lanham, Maryland 2010, me 451 faqe. Këta dy libra janë përkthyer edhe shqip.

Me gjithë se puna studimore dhe, si pasojë, botimet e Robert Elsie-t janë përqendruar kryesisht në albanologji, ai ka botuar edhe vepra të tjera: Dialect Relationships in Goidelic: A Study in Celtic Dialectology (Marrëdhëniet dialektore në goidelishten: një hulumtim në dialektologjinë keltike), Hamburg 1986; dhe antologjitë poetike The Pied Poets: Contemporary Verse of the Transylvanian and Danube Germans of Romania (Poetë të shumëngjyrshëm: poezia bashkëkohore të gjermanëve të Transilvanisë dhe të Danubit në Rumani), Londër 1990; dhe An Anthology of Sorbian Poetry from the 16th-20th Centuries (Antologjia e poezisë sorbe nga shek. 16-20), Londër 1990, si dhe një përkthim në gjermanisht të poetit të njohur grek Konstantin Kavafis (1863-1933) në vëllimin Konstantinos Kavafis: Das Gesamtwerk, griechisch und deutsch (Konstantin Kavafis: Veprat e plota, greqisht dhe gjermanisht), Zyrih 1997.

Vendi që zë Robert Elsie ndër radhët e albanologëve është rritur edhe më shumë pas viteve 1990-të me faqet e tij të njohura të internetit, të cilat i japin botës të dhëna të hollësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Përveç faqes së tij personale www.elsie.de, Robert Elsie ka faqet: www.albanianhistory.net, e cila ofron një gamë të gjerë tekstesh dhe dokumentesh të historisë shqiptare; www.albanianlanguage.net, e cila përmban regjistrime zanore të më shumë se 150 të folmeve të shqipes nga dhjetë shtete, të incizuar kryesisht nga vetë Elsie, si dhe zërat e disa figurave të njohura shqiptare të së kaluarës; www.albanianliterature.net, që ofron koleksionin më të madh botëror të letërsisë shqiptare përkthyer në anglisht; www.albanianphotography.net, ku ndodhen koleksione të ndryshme të hershme fotografike nga Shqipëria dhe Kosova; dhe www.albanianart.net, që përmban një prezantim të artit pamor shqiptar (piktura e hershme shqiptare, veshje popullore, etj.).

Më 15 maj 2013, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi albanologut të shquar Robert Elsie “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Një ndër albanologët më të shquar, me një vepër të gjërë dhe të thellë, që, përmes një pune plot pasion dhe profesionalizëm, për më shumë se tridhjet vjet, ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin ndërkombëtar të kulturës, gjuhës, letërsisë dhe historisë së shqiptarëve”.

COMMENTS

ë, të, për, shkodra, dhe, në, shkodër, zakonet dhe traditat, shkodra news, post, shkodra daily online, shkodranews, shkodra lake, shkodra popullsia, shkodra daily weather, shkodra tv, shakodra daily blog, shkodra star, shkodra postal code, shkodra zip code, shkodra city, shkodra castle, shkodra by drone, shkodra me dron, shkodra daily news, shkodra filmuar me dron, shkodra albania, shkodra albania map, shkodra albania weather, shkodËrs, shkodra ashensor, shkodra airport, shkodra arena, popullsia shkoder, shkodra ne mesjete, shkodra ac rozafa, tv shkoder live, shkodra qyteti, lagjet e shkodres, shkolla e shkodres, shkodra eshte nje jete, rinia shkodrane, tekste shqip, muzike popullore shkodrane, tekste kengesh shkodrane, shkodra albania photos, shkodra accommodation, meteo a shkodra, hotel a shkodra, tempo a shkodra, shkodra backpackers hostel, shkodra beton, shkodra bikes, shkodra beton shpk, shkodra daily, realiteti shkoder, shkodra bau, shkodra bus station, shkodra sport, shkodra-sport, shkodra basket, ks vllaznia, shkodrËs, fk vllaznia, janë, stadiumi loro borici, stadiumi i shkodres, vllaznia shkoder, kuq e blu, shkoder bashkia, shkodra banore, shkodra craigslist, shkodra camping, shkodra cathedral, shkodra chat, shkodra church, shkodra online, shkodra culture, shkodra city guide, shkodran cerimeraj, shkodra djepi i kultures, shkodra dhe venediku, shkodra dhe motet, shkodra dhe tradita e saj, shkodra dhe kultura e saj, familjet shkodrane, shkodra dhe historia e saj, shkodra district, shkodra dhe turizmi, shkodra e vjeter, radio shkodra, jare popullore shkodrane, shkodra ese, shkodra e rrethueme, shkodra ekspres, shkodra e bukur, shkodra e permbytur, shkodra eshte, shkodra e rrethuar, shkodra ekonomia, maja e shkodranit, dasma shkodrane e diell, mimoza shkodra, shkodra fest, shkodra foto, shkodra flamurtari, shkodra ferry, e folura shkodranshe, shkodranishte e shkodranishja, shkodra facebook, gegnishtja, dialekti shkodran, dialekti gege, shprehje shkodrane, fjale te vjetra shkodrane, thenie shkodrane, shkodra the door, shkodra fashion, shkodra foto-galeri, shkodra fotografi, shkodra wikipedia, gegerishja, shkodra travel, shkodra forecast, shkodradaily, shkodra gov al, qarku shkoder, bashkia shkodres, shkodra google maps, scutari albania, shkodra guide turistike, shkodra guide, shkodra guesthouse, sofra shkodrane, shkodra gjate mesjetes, shkoder google earth, shkodra gaming, shkodra gjeografia, shkodra gazeta, online media, shkodra hotel, shkodra hostel, shkodra history, shkodra harta, shkodra historical museum, shkodra historia, shkodres, shkodra hosting, shkodra hava durumu, por, shkodra hidrografia, ose, jozefina topalli, permbytje ne shkoder, shkodra hotels albania, shkodra in your pocket, shkodra images, shkodra daily foto, shkodra ime, fototeka marubi, muzeu shkoder, shkodra informacion, shkodra info, shkodra inclick, shkodra in english, shkodra live, zoja e shkodres, kisha e zojes shkoder, kishat e shkodres, katoliket e shkodres, ... musulmanet e shkodres, xhamite e shkodres, shkodra daily website, shkodra in fashion, kanë, qyteti i shkodres, shkodra 2012, shkodra ne vitet, shkodra e viteve, keti bazhdari, vajza shkodrane, shkoder ka te vdekur, persona ne kerkim, shkoder 4 te rinj, shkoder 4 djem, shkoder 4001, times... vriten persona shkodrane, antena shkoder, djem nga shkodra, elita shkodra, shkodra vitet 80, shkodra 97, shkodra ne 97, aksident ne shkoder, ne aksin rrugore, qe lidhe shkodren, nderhyrje me force, plagosje ne nje lokal, gjakmarrja ne shkoder, shkoder albania, tradita shkoder, pedonale shkoder, komuna shkoder, kenge popullore shkodrane, poezi te pabotueme, kenge te vjetra shkodrane, kenge qytetare shkodrane, jare shkodrane, weather i shkodra, humor shkodran i vjeter, teatri migjeni, inhumor shkodran i pavdekshem, humor shkodran i viteve 70, barcaleta shkodrane, humor shkodran i viteve 90, bejta shkodrane, humor puro shkodrane, shkodra jazz fest, shkodra jone, tava e krapit gatimi, gjuetia e krapin, liqenit te shkodres, lumin buna, shkodra jeme, shkodra zemra jeme, shkodra jazz festival, jehona shkodra, jeton shkodra, shkodran januzi, jakup shkodra, shkodra snt, per shkodren, shkodra ka plot dashuri, shkodra kryeqyteti shqiperise, shkodra kryeqytet, shkodra kalaja e rozafes, shkodra kultura, shkodra klima, shkodra kalaja, shkodra ks, shkodra kodi postar, shkodra lajmet e fundit, shkodra lajme, shkodra lake resort, shkodra live camera, arkiva e lajmeve albania, shkodra love, shkodra lonely planet, voltana ademi, shkodra lajme sot, chat shkodra, shkodra daily info, shkodra 1997, shkodra 1913, shkodra 1911, shkoder 1991, shkoder 1913, weather in shkoder, weather shkodra, shkodra sot, tv shkodra, big brather shkodra, shkodra youtube, intervista, shqipërisë, shkodran mustafi, shkodran tolaj,
Name

28 Nanduer,2,28 Nentor,2,7 Mars dita e mesuesve,1,8 Mars,1,A la franka,1,Abaz Golemi,1,Abaz Xhudi,1,Abdurrahim Myftiu,1,Abdyl Frashëri,2,Adem Kastrati,1,Adil Ujkashi,1,Adnan Bala,1,Adolf Hitler,1,Adriatic Cafe,1,Afërdita Shahini,1,Agim Jakova,2,Agjenci Trasporti ne Shkoder,1,Agjenci Turistike ne Shkoder,1,Agjenci Udhetimi ne Shkoder,1,Agron Trufa,1,Agron Tufa,1,Ahengu Shkodran,3,Ahengxhinjët shkodranë,2,Ahmet Ashikja,1,Ahmet Bushati,2,Ahmet Efendi Bushati,1,Aktorët Shqiptarë,32,Albania,3,Albanologjia,9,Albatros Rexhaj,1,Aleksandar Stipčević,1,Aleksander Prosi,1,Aleksander Sirdani,1,Aleksandër Stavre Drenova,1,Aleksandër Stipçeviq,1,Aleksandër Xhuvani,1,Alfabeti,1,Alfred Çapaliku,1,Alfred Nobel,1,Ali Këlcyra,1,Ali Pashë Tepelena,1,Ali Sahatçia,1,Alisa Baraku,1,Alqi Kareco,1,Alush Beqari,1,Amazonat shqiptare,1,Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara,1,Ana Gjakova,1,Ana Jakova,1,Ana Malit,1,Anamalas,1,Andërr e nji mbasditje vere,1,Andrea Kushi,1,Andrea Skanjeti,3,Andrrime fiorentine,1,Angjelin Nenshati,1,Angjelin Saraçi,1,Angjelina Gurakuqi,1,Anton Ashta,1,Anton Çefa,1,Anton Harapi,3,Anton Mazreku,1,Anton Xanoni,1,Anzat e Parnazit,1,Apollon Skalkovski,1,Apologjia e Skenderbeut,2,Aqif Domini,1,Arben Kumbaro,1,Ari,1,Arsen Idromeno,1,Arshi Pipa,9,Artissima Art Gallery,1,Asaj,1,Asdreni,1,Ashiku Pjerin,1,Ashta Sandër,1,Astrit Hafizi,1,At Bernardin Palaj,1,At Gjon Shllaku,2,At Zef Valentini,1,Atdheut,1,Atë Bernardin Palaj,1,Atë Martin Gjoka,1,Athanas Banushi,3,August Landmesser,1,Aurela Cuku,1,Autori Xhahid Bushati,1,Babë Dudë Karbunara,1,Balë Gjuri,1,Balli Kombetar,1,Ballkaniada 1946,1,Balshajt,1,Baltasar Benussi,1,Baltjon Stamolla,1,Banda Frymore ne Shkoder,1,Banka Globale e Farërave,1,Barcaleta shkodrane,1,Bardh Smaja,1,Bardhosh Dani,1,Bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër,1,Bashkia Shkoder,1,Bashkia Shkodres,2,Bashkia Vau Dejes,1,Bashkimi Shkodran,1,Bashkisë,1,Bashknija e Shqypris,1,Bashkoniu,1,Basho Jona,1,Bedi Pipa,3,Bedrie Pipa,3,Begollajt,1,Begzad Baliu,2,Bejta shkodrane,3,Bep Shiroka,3,Beqir Sahatçia,1,Bërdicës,1,Bernardin Palaj,3,Bernardina Kodheli,1,Bernardina Marubi,1,Besnik Jakova,2,Besnik Sahatçia,1,Best 10 North Shkoder,1,Best Ten North Shkoder,1,Bib Doda,1,Biblioteka e Shkodres,1,Biblioteka Marin Barleti,1,Big Brother Shkodra,1,Bik Ndoja,1,Bik Pepa,1,Binak Alia,1,Bisede me qytetin tim,1,Bishtiqendia,1,Bizneset ne Shkoder,2,Bledi Strakosha,1,Blerje ne internet,1,Blerje Online,1,Boga,1,Bogë,1,Boriçi Daut,1,Botë më vete,1,Bregu Ranës,1,Brezi i vektares,1,Brunilda Ternova,1,Bujana Jakova,2,Bujar Qamili,1,Bukurie Gjeçi,1,Bukurija duhet fort,1,Burhan Juka,1,Bushatas,1,Bushati Hamdi,1,Bushati Masar,1,Bushatit,1,Bushatllinjtë e Shkodrës,4,Buzë të ngrira në gaz,1,Buzuku,1,Camaj Martin,4,Carl Ritter von Ghega,1,Carlo Gegha,1,Çatin Saraçi,2,Çaushollaj,1,Çerçiz Topulli,1,Cesk Zadeja,1,Çesk Zadeja,1,Çiftelia,1,Çifti i lumtur,2,Ciprian Porumbescu,1,Citta di Scutari,1,Çka do t' jet Shkodra,1,Çmimi Nobel,1,Colonel Sanders,1,Cubat,1,Cuf Shkreli,1,Cuk Marku,1,Çuni i Korculls,1,Currlina,2,Daija Tish,1,Dajçit,1,Dallëndyshe eja,1,Dallëndyshja u kthye,1,Daniel Gjeçaj,1,Daniele Farlati,1,Daniele Farlato,1,Danjel Gjeçaj,1,Dante Alighieri,1,Dante e ne shqiptarët,1,Dash Sokoli,1,Data e ditës së Pashkëve,1,Daut Boriçi,1,de Calcuta,1,De obsidione Scodrensi,1,Dedë Gjo Luli,2,Dedë Gjon Luli,1,Dedë Nika,1,Deka e burrnija,1,Deklaratë shtypi,1,Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri,1,Dënimi kapital,1,Dënimi me vdekje,1,Dera e përtrime,1,Dëshir,1,Dhaskal Todhri,1,Dhimitёr Anagnosti,1,Dialekti Gegë,1,Diana Kastrati,1,Dibra,1,DigitAlb,1,Digjitalb,1,Diptik,1,Diskriminimi dhe racizmi ne Gjermani,1,Diskriminimi ne Gjermani,1,Dita e Gruas,1,Dita e luleve në Shkodër,1,Dita e mesuesit,1,Dita e Nënës,1,Dita e Punës,1,Dita e Punëtorëve,1,Dita e Tokës,1,Dita Ndërkombëtare e Gruas,1,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve,1,Dita Nderkombetare e Tokes,1,Ditari intim,1,Dixhitalb,1,Djali e balta,1,Djali pa nanë si nata pa hanë,1,Djalli,1,Doktor Prela,1,Doktori Frederik Shiroka,1,Dom Aleksander Sirdani,1,Dom Frano Illia,1,Dom Marin Sirdani,1,Dom Ndoc Nikaj,3,Dom Ndre Mjeda,12,Dom Nikollë Kaçorri,1,Dom Zef Ashta,1,Dom Zef Puka,1,Donat Kurti,3,Dream Visions,1,Drisht,2,Drishti,2,Drishtit,1,Dritan Hoxha,1,Drivasto,2,Dutari,1,Dy lot e nji betim,1,Dy Lule,1,E vjetra shembet kohët po ndryshojnë,1,E-commerce,1,Earth Day,1,Edit Durham,1,Edith Durham,1,Egon Gjadri,1,Elegjia Vllazërore,1,Elhaida Dani,1,Elida Jorgoni,1,Ema Ndoja,1,Embassy Of Albania,1,Emigracioni ne Gjermani,1,English,1,Enver Draçini,1,Enver Hoxha,5,Enver Muriqi,1,Eqerem Çabej,1,Eqrem Çabej,1,Ergi Dini,1,Erika Camaj,1,Ernest Koliqi,21,Esat Oktrova,1,Estrada e Shkodres,9,Ethem Bakalli,1,Etnograf,1,Fadil Kraja,2,Faik Adem Luli,1,Faik Luli,1,Familja Çeka,1,Familja Frashëri,1,Familja Kasneci,1,Familja Saraçi,1,Familja Suma,1,Familjet shkodrane,5,Fast Food ne Shkoder,1,Fatbardh Smaja,1,Fatbardha Saraçi,1,Federata Panshqiptare Vatra,1,Fehime Pipa,3,Fejzi Dika,1,Fejzi Spahia,1,Fëmi shqiptar në lulishte t'hueja,1,Festa e 1 Majit,1,Festa e flamurit,1,Festa e karnavaleve,1,Festa e Pashkëve,1,Fet Gumina,1,File Gjeloshi,1,Filip Çeka,1,Filip Daia,1,Filip Daija,1,Filip Kraja,1,Filip Noga,1,Filip Shiroka,11,Fiqiret Juka,1,Fishta Gjergj,13,Fitues i Kampionatit Botëror,1,Fjala e përdorimi i saj,1,Fjalimi i Fishtes,1,Fjalori etimologjik i gjuheve indoeuropiane,1,Fk Vllaznia,1,Flamur Tartari,2,Floreta Faber,1,Floreta Luli,1,Floriri,1,Formula e Pagëzimit,1,Foto historike,3,Foto Nenshati,1,Foto te vjetra Shkoder,1,Fotografi te vjetra,3,Fotografia Pici,1,Fotoshop,1,Fototeka Kombëtare Marubi,1,Fototeka Marubi,5,Fototeka Nenshati,1,Fran Ndoja,1,Frang Bardhi,2,Frano Ilia,1,Frano Ndoja,2,Frasheri Naim,25,Frati i kangvet,1,Frati Shqyptar,1,Frederik Ndoci,1,Frederik Rreshpja,1,Frederik Shiroka,2,Fric Fistani,1,Fshati Lotaj,1,Fusha e Çakajve,1,Futboll,1,Gac Çuni,1,Gac Çunin,1,Gac Gurashi,1,Gaentan Petrota,1,Gaetano Petrotta,1,Gasper Beltoja,1,Gaspër Beltoja,1,Gasper Benussi,1,Gasper Curcia,2,Gaspër Çurçia,2,Gasper Gurakuqi,1,Gaspër Harapi,1,Gaspër Krasniqi,1,Gasper Pali,6,Gaspër Pali,6,Gatimi krapit,1,Gatimi peshkut,1,Gazmend Kraja,1,Gaztorët shkodranë,3,Geg Postrippa,1,Gegë Kodheli,2,Gegë Marubi,2,Gegë Postriba,9,Gege Toska,1,Gegërishtja,1,Gegnisht,1,Genti Kruja,1,Genti Tavanxhiu,1,Gerald Ford,1,Gëzim Dimnaku,1,Gëzim Kruja,1,Gezim Uruci,1,Gëzim Uruçi,1,Gëzuar Vitin e Ri,1,Gilbert Gurakuqi,1,Giorgio Fishta,25,Giuseppe Valentini,1,Giuseppe Zamputti,1,Gjakova,1,Gjaksorvet,1,Gjelosh Luli,1,Gjergj Benussi,1,Gjergj Elez Alia,1,Gjergj Elez Alija,1,Gjergj Fishta,30,Gjergj Kastrioti,7,Gjergj Luca,1,Gjergj Vata,1,Gjeto Kola,2,Gjimnazi,1,Gjok Vata,1,Gjokë Misloca,1,Gjokë Vata,1,Gjon Buzuku,1,Gjon Gazulli,1,Gjon Shkrumi,1,Gjon Shllaku,2,Gjon Shllaku Frat,2,Gjon Simoni,1,Gjon Sinishta,1,Gjon Ujka,1,Gjosho Vasia,2,Gjosho Vasija,2,Gjovalin Gjadri,1,Gjovalin Gjoka,1,Gjuha Shqipe,3,Gjuha Shqype,2,Gjuhës Shqipe,1,Gjush Benussi,1,Gjush Sheldia,1,Gjush Sheldija,2,Gjyqi special 1945,1,Gjyzepina Kosturi,1,Gjyzepina Misloca,1,Gonxhe Bojaxhiu,1,Google,1,Grand Cafe,1,Grand Hotel Savoia,1,Gregor Kodheli,1,Gregor Marubi,1,Grigor Orllov,1,Grili,1,Gruaja Shqiptare,1,Grueja Hotjane,1,Grueja Shqyptare,1,Guljelm Deda,1,Guljem Deda,1,Gurit të Zi,1,Gustav Majer,2,Gustav Meyer,2,Hafiz Abaz Golemi,1,Hafiz Muhamet Bekteshi,1,Hafiz Sabri Koçi,1,Hajmelit,1,Hajrie Sula,1,Haki Mborja,1,Haki Stermilli,1,Halid Shenazi,1,Hamdi Bushati,3,Hamid Gjylbegaj,6,Hamid Gjylbegu,7,Hamit Kokalari,2,Hanë gjaku,1,Hanny Gurakuqi,1,Happy New Year,1,Harapi Tonin,1,Harland Sanders,1,Harmonia ndërfetare në Shkodër,1,Harpa,1,Hasan Kaduku,2,Hasan Preza,1,Hasan Smaja,1,Haxhi Abaz Golemi,1,Haxhi Hafiz Muhamet Bekteshi,1,Haxhi Ibrahim Kaduku,1,Haxhi Muhamet Bekteshi,1,Henrik Lacaj,3,Hermira Fico,1,Hermira Gjoni,1,Hero i Popullit,1,Hero Kombëtar,1,Hija flatrave te medhaja,1,Hil Mosi,6,Hilë Mosi,8,Himni i flamurit,1,Himni kombëtar,1,Histori Botërore,2,Histori Shkodrane,64,Histori Shqiptare,48,Historia e Kampionatit Boteror te Futbollit,1,Historia e notit,1,Historia e Sportit Shqiptar,1,Historia himnit kombëtar,1,Holokausti,1,Homeri shqiptar,1,Hotel ParkCafe,1,Hoxhallarët e Shkodrës,1,Humor,2,Hyjt mbi gremine,1,Hylli i Dritës,4,Hymni i Flamurit Kombtar,1,Hysen Kocia,1,Hysen Koçia,1,Hysni Bebeziqi,1,I have a dream,1,I mbetuni,1,I tretuni,1,Ibrahim Kaduku,2,Ibrahim Pashë Bushati,1,Ida Melgushi,1,Ilirët dhe Gjeneza e Shqiptarëve,1,Ilirishtja dhe Shqipja,1,Illyrici Sacri,1,Illyricum Sacrum,1,Imam Salih Myftia,1,Imam Vehbi Ismaili,1,Injac Zamputi,2,Injac Zamputti,2,Internet,1,Isa Alibali,3,Isa Boletini,1,Iskënder Skanderbeg,1,Islam Dizdari,1,Ismail Kadare,3,Ismail Lulani,1,Ismail Qemali,4,Italiano,1,Izabela Luli,1,Izet Bebeziqi,1,Jak Kraja,1,Jak Serreqi,1,Jakin Shkodra,7,Jakup Danja,1,Jakup Ramadani,1,Janica Martiniani,1,Jetë e thjeshtë,1,Joakin Serreqi,1,Johann Arendt,1,Jolanda Preka,1,Jolanda Shala,1,Jonuz Tafili,1,Jorgji Karbunara,1,Josef Szekely,1,Jul Variboba,1,Julian Deda,1,Jup Kastrati,2,Justin Rrota,2,Kabil Bushati,7,Kafja e Madhe,1,Kaftalli Mark,1,Kajo Karafili,1,Kalaja e Drishtit,1,Kalaja e Shkodrës,2,Kalaja Rozafa,2,Kalkutës,1,Kam mbet jetim,1,Kamera Live,1,Kamerat e sigurise,1,Kamerat e survejimit,1,Kampionati Ballkanik i Futbollit,1,Kampionati Botëror,2,Kampionati Botëror i Futbollit 2018,1,Kanga e djepit,1,Kanga e kumbanares,1,Kanga e poetit,1,Kanga e Prendimit,1,Kanga Migjenit,2,Kange Perndimi,1,Kange Prendimi,1,Kanuni Dukagjinit,2,Kanuni i Lekes,1,Kara Mahmud Pashë Bushati,2,Kardinal Mikel Koliqi,1,Karl Gega,1,Karl Gurakuqi,3,Karlo Ghega,1,Karnaval ne Shkoder,1,Karnavalet,1,Karnavalet e Shkodrës,2,Karnavalet në Shkodër,1,Karnavaleve e Shkodrës,2,Kasem Taipi,1,Kastrati Jup,1,Katedralja e Shën Shtjefnit,1,Katedralja Shkodër,1,Katerina Biga,1,Katrina Biga,1,Katunar pri Rrashbulle,1,Kel Marubi,1,Kenga e djepit,1,Kënga e Gjergj Elez Alisë,1,Kënga e tre heronjëve,1,Kënga Moisi Golemit,1,Kënga popullore e Gjergj Elez Alisë,1,Kënga popullore e Oso Kukës,1,Kënga popullore shkodrane,5,Kënga qytetare shkodrane,5,Këngët Popullore Shqiptare,2,Kentucky Fried Chicken,1,Kërshëndellat,1,Këshilli i Qarkut Shkodër,1,KFC,1,Kirurgu Frederik Shiroka,1,Kisha e Dajçit,1,Kisha e Madhe,1,Kisha Shirgjit,1,Kisha Shirqit,1,Kisha Shna Prendes,1,Kisha Zojës Shkodër,1,Klubi Sportiv Vllaznia,1,Koha e lules,1,Koha e Re,1,Koineja e gjuhës shqipe,1,Kokalari Kokalari,1,Kol Gurashi,1,Kol Jakova,1,Kol Kamsi,1,Kol Shiroka,1,Kole Ashta,1,Kolë Gurashi,2,Kolë Idromeno,1,Kolë Jakova,2,Kolë Kamsi,1,Kole Kurti,1,Kolë Luli,1,Kolë Prenushi,1,Kolë Shiroka,3,Kole Shllaku,1,Kolë Xhuxha,1,Kolec Shllaku,6,Koliqi Ernesto,19,Komedia Hyjnore,1,Komisia Letrare Shqipe në Shkodër,1,Kompozitori Tonin Harapi,1,Komuna Ana e Malit,1,Komuna Berdice,1,Komuna Bushat,1,Komuna Dajc,2,Komuna Guri i Zi,1,Komuna Hajmel,1,Komuna Mnele-Vig,1,Komuna Postribe,2,Komuna Pult,1,Komuna Rrethina,1,Komuna Shale,2,Komuna Shllak,1,Komuna Shosh,2,Komuna Temal,1,Komuna Velipoje,2,Komuna Vig Mnele,1,Komuniteti mysliman,1,Konfederata Ilirike,1,Konferenca Paqes ne Paris,1,Konferencën e Londrës,1,Kongresi i Alfabetit,1,Kongresi i Manastirit,1,Konstadin Kristoforidhi,1,Konstandin Kristoforidhi,1,Koreja e Veriut,1,Korespondenti,1,Kosova djepi i shqiptarizmit,1,Kosova në luftë,1,Kostandin Naponi,1,Kovaçi Loro,1,Kraja Fadil,1,Krapi Tave,1,Krijimi i himnit kombëtar,1,Krimet e Komunizmit,5,Krishtlindja,1,Krishtlindje,1,Kristaq Antoniu,1,Kristo Floqi,1,Kryengritja e Malësisë,1,Ks Vllaznia,1,Kshenellat,1,Kujtime Franceskane,1,Kulshedra,1,Kultura Shkodrane,12,Kumbulla përtej murit,1,Kupe Danja,1,Kupës së Botës,1,Kuq e blu,6,Kuq e zi,2,Kur bie shi në Shkodër,1,Kur eshte Dita e Tokes,1,Kuriozitete,25,Kush janë shqiptarët,1,Kushtrimi i Skanderbeut,1,Kuvendi Dibrës,1,Kuvendi Gjuhadolit,1,Kuvendi i Berlinit,1,Kuvendi Prizrenit,1,Kuzhina Shkodrane,1,Lagjet e Shkodres,1,Lahuta,1,Lahuta e Malcis,10,Lahuta e Malesise,10,Lahuta e Malsis,10,Lajmtari i Zemrës së Krishtit,1,Lamtumirë,1,Laskarina Bubulina,1,Lauresha e Shkodrës,1,Lazer Filipi,2,Lazër Kraja,1,Lazër Radi,2,Lazer Shantoja,2,Lazër Shantoja,7,Lec Fishta,1,Lec Kurti,3,Lec Ndreka,1,Lec Sekuj,1,Lec Shllaku,6,Lef Nosi,1,Legjenda e misrit,1,Legjenda Migjenit,1,Lekë Dukagjini,2,Lekë Gruda,3,Lelet e Majit,1,Letërsia,128,Levizja Antikomuniste,1,Leze Sakate,1,Leze Sakatja,1,Lin Delija,1,Lindja Jezusit,1,Lindja Kishtit,1,Liqeni i Shkodrës,1,Lira,1,Lirija,1,Lirijasi,1,Lissus,1,Little Museums,1,Liza Bjanku,1,Liza Gjoka,1,Llazar Siliqi,1,Llesh Cukali,5,Lodovik Gjergji,1,Loro Boriçi,1,Loro Kovaçi,1,Luan Barova,1,Luan Borova,1,Lucia Nadin,1,Luçie Kolë Gjinaj Xhuxha,1,Luçie Miloti,1,Luçie Zorba,1,Luçije Kraja,1,Luçije Kraja Kuqani,1,Luçije Kuqani,1,Ludovico Ariosto,1,Ludovik Pepa,1,Lufta e Gurit të Kuq,1,Lufta e Parë Botërore,1,Lufta Parë Botërore,1,Lugati,1,Luigj Benussi,1,Luigj Bumci,2,Luigj Bumçi,2,Luigj Gurakuqi,9,Luigj Ljarja,1,Luigj Mjeda,1,Luigj Prela,1,Luigj Shala,2,Luk Kacaj,1,Luk Kaqaj,1,Luka Matrënga,1,Lukë Kaçaj,1,Lule bore,1,Lules,1,Lules se Majit,1,Luli Migjeni,1,Luli vocerr,1,Lulja e Majit,1,Lulzim Vulashi,1,Lumi Buna,1,Lumnije Juka,1,Lumo Skendo,1,Luta,1,Lutfi Sahatçia,1,Lutja Migjenit,1,Lutje,1,Lyra Shqiptare,1,Madre Teresa,1,Magister,1,Makeroniana,1,Makeronjana,1,Malarja ne Shqiperi,1,Malcis,1,Malesi e Madhe,1,Mall e mërzi,1,Mall per Shkodren,1,Malsi,1,Malsori ne Paris,1,Mandolinë,1,Maria Akshija,1,Marie Çurçia,1,Marie Logoreci,2,Marie Qyrsaqi,1,Marigo Poçi,1,Marigo Posio,1,Marigo Pozio,1,Marije Logoreci,1,Marije Qyrsaqi,1,Marin Barleti,2,Marin Sirdani,1,Marino Barlezio,1,Marinus Barletius,1,Mark Dema,1,Mark Kaftalli,1,Mark Kakarriqi,1,Mark Luli,1,Mark Pici,1,Mark Tirta,2,Marketin Pici,1,Maro Kondaj,1,Martin Camaj,6,Martin Gjoka,1,Martin Luther King,1,Martirët katolik të masakruar nga diktatura,1,Marubbi,1,Mary Edith Durham,1,Masar Bushati,1,Mati Kodheli,1,Mati Logoreci,3,Mati Marubi,1,Mazreku Anton,1,Mbi vorr të nanës,1,Mbramja asht larg,1,Mbretëresha Teuta,1,Medin Zhega,1,Medreseja Shkoder,1,Mehdi Guni,1,Mëhill Gjon Pali,1,Mëhill Kasneci,1,Mëhill Kostandin Gjeçi,1,Mehmet Ali Pasha,1,Mehmet Elezi,1,Mehmet Frashëri,1,Mehmet Konica,2,Mehmet Pashë Bushati,1,Mehmet Shehu,2,Melibeu,1,Mentor Quku,3,Meri Zefi,1,Merita Smaja,1,Meshari,1,Meshtari i Malcis,1,Messale,1,Mësuesit e hershëm të Shkodrës,1,Mexhid Yvejsi,1,Mic Sokoli,1,Michael King,1,Mid'hat Frashëri,1,Mid'hat Vogli,1,Midhat Araniti,2,Midhat Frasheri,1,Midhat Vogli,2,Migjeni,10,Migjeni Legjenda,1,Migjeni Luli,1,Migjeni Mjerimi,1,Migjeni Novele,1,Migjeni Theatre,1,Migjeni Zeneli,1,Mihal Popi,1,Mihallaq Luarasi,1,Mikë Mernaçaj,1,Mikel Çeka,1,Mikel Kodheli,1,Mikel Koliqi,2,Mikel Marubi,1,Mikel Prennushi,1,Milan Shuflai,1,Milan Shuflaj,1,Milan Syfflay,1,Millosh Gjergj Nikolla,10,Millosh Nikolla,10,Miloti Zyliha,1,Mimika Luca,1,Mimozat,1,Miriam Bruçeti,1,Miss Bjeshka,1,Missal,1,Mit'hat Araniti,2,Mit'hat Frashëri,1,Mit’hat Frashëri,1,Mita Jakova,2,Mithat Araniti,2,Mithat Frasheri,1,Mitologji,1,Mitologjia shqiptare,2,Mjerimi Migjeni,1,Mjeshtri i Madh i Artit,1,Mnelës,1,Moisi Arianit Golemi,1,Moisi Golemi,1,Moj e vogla si florini,1,Mojsi Golemi,1,Molla Ferhati,1,Mosi Hilë,1,Mother Teresa,1,Motres Pipa,1,Mrika Mernacaj,1,Mrika Mernaçaj,1,Muaji i Ramazan,1,Muaji i Ramazanit,1,Muhamed Nasirudin el-Albani,1,Muhamed Sytari,2,Muhamet Bekteshi,1,Muhamet Sahatçia,1,Muhammad Nasir-ud-Din al-Albani,1,Muharrem Gjylbegu,1,Muho Asllani,2,Musa Gjylbegu,1,Musa Juka,1,Musa Kopliku,1,Musine Kokalari,2,Musine Musine,1,Mustafa Qulli,1,Mustafa Reshit Pashë Bushati,1,Mustafë Dervishi,1,Muza Musine,1,Muzafer Pipa,1,Muzeu i diktaturës,1,Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi,3,Muzeumi Historik Shkoder,3,Muzg mërgimi,1,Muzika Popullore Shkodrane,1,Muzika Popullore Shqiptare,2,Muzikanti Tonin Harapi,1,Myfarete Laze,1,Myftar Uruçi,1,Myslym Peza,1,Myzafer Pipa,4,Nadjezhda N. Gicko-Shamova,1,Naim Frashëri,27,Nakdo Monici,2,Nanë e përbashkët,1,Nasho Jorgaqi,2,Nasiruddin Albani,1,Nasirudin Albani,1,Nasirudin Nexhati,1,Nasuf Dizdari,2,Nderi i Sportit Shqiptar,1,Ndoc Camaj,1,Ndoc Çefa,1,Ndoc Gurashi,2,Ndoc Martini,1,Ndoc Martini Camaj,1,Ndoc Mazi,1,Ndoc Nikaj,3,Ndoc Shllaku,1,Ndoc Xhuxha,1,Ndok Illia,1,Ndre Mjeda,13,Ndrek Luca,1,Ndrek Saraçi,1,Ndrek Shkjezi,1,Ndrekë Luca,1,Ndrekë Pici,1,Ndrekë Shkjezi,1,Ndue Kasneci,1,Nedret Pipa,3,Nefail Piraniqi,1,Nemesis,1,Nëna dhe femija,1,Nënë Tereza,1,Nexhmi Bushati,3,Nexhmije Xhunglini,1,Ngadhnija e Kryqit,1,Ngritja e flamurit në Krujë,1,Ngritja e flamurit në Vlorë,2,Nik Gjergji,1,Nikë Kasneci,1,Nikë Mernaçaj,1,Nikita Hrushov,1,Niko Pojani,1,Nikol Dakaj,1,Nikoleta Shoshi,1,Nikolin Muzhani,1,Nikolin Pici,1,Nikoll Dakajt,1,Nikoll Kaqorri,1,Nikolla Shurbani,1,Nikollë Daka,1,Nikollë Dakaj,1,Nikollë Idromeno,1,Nikolle Kacorri,1,Nine Temali,1,Nine Zamputti,1,Njazi Kazazi,1,Një jetë e re po lulëzon gërmadhash,1,Nji lule vjeshtet,1,Njih vetveten,1,Nora e Hotit,1,Nora e Kelmendit,1,Nosh Xhuxha,1,Notable People,218,Notarët shkodran,1,Noti shkodran,1,Novela Migjenit,1,Novelë mbi krizë,1,Noz Martini Zamaj,1,Nuh Sahatçia,1,Nuse Shkodrane,1,O moj Shqipni e mjera Shqipni,1,Odisea,1,Ollga Luarasi,1,Ollga Nikolla,1,Online Shopping,1,Onomastika Dardane,1,Onufri,1,Opera Mrika,1,Ora e Maleve,1,Organizata Antikomuniste,1,Orkestra Frymore ne Shkoder,1,Orlandi i çmendun,1,Orlando Furioso,1,Osja i falltores,1,Osja i Fallxheshës,1,Osman Jonuzi,1,Osman Kuka,1,Oso Baroti,1,Oso Kuka,1,Osoja i falltores,1,Osoja i Fallxheshës,1,Our lady of shkodra,1,Paç Kovaçi,1,Pader Anton Harapi,2,Pajtorja e Shkodres,1,Pal Ejlli,1,Pal Engjëlli,1,Pal Ëngjelli,1,Palok Kurti,1,Palok Nika,1,Palok Prek Gjergji,1,Palokë Kurti,5,Palokë Nika,1,Pandeli Cale,1,Paolina Kodheli,1,Papa Jani,1,Papa Tani,1,Papa Xhuvani,1,Parku i Taraboshit,1,Parku Kombëtar i Thethit,1,Parlamenti shqiptar 1921,1,Pashalleku Shkodres,1,Pashk Gjeçi,1,Pashk Misloca,1,Pashket Katolike,1,Pashket Ortodokse,1,Pashko Gjeçaj,1,Pashko Gjeçi,1,Pashko Vasa,3,Pasticeri ne Shkoder,1,Paulin Lacaj,1,Paulin Ndoja,1,Paulin Preka,1,Paulin Selimi,1,Paulus Angelus,1,Pavaresia e Shqiperise,1,Pavlin Pali,1,Pëllumb Xhufi,1,Per shkodrant,1,Per shkodren,3,Pergamena e Shkodrës,1,Perikli Jorgoni,2,Perpara derës së Parrizit,1,Perpjekja Shqiptare,1,Përse unë nuk jam komunist,1,Persekutimi komunist,1,Pesë Maj,1,Peter Barlt,1,Petrotta Gaetano,1,Philip Nogga,1,Philippe Nogga,1,Photoshop,1,Piceri ne Shkoder,1,Pier Kolond,1,Pietro Marubbi,1,Piktorët Shqiptarë,7,Pina Thani,1,Pipa Arshi,2,Pjerin Ashiku,1,Pjerin Ndreka,1,Pjetër Dungu,1,Pjetër Engjëlli,1,Pjeter Gaci,2,Pjetër Gaci,1,Pjeter Gjini,1,Pjetër Gjini,1,Pjeter Gjoka,1,Pjetër Gjoka,1,Pjetër Logoreci,1,Pjetër Marubi,4,Pjeter Pepa,1,Pjetër Pepa,1,Pjetër Saraçi,1,Pjetër Zarishi,1,Pjetro Marubbi,1,Pleqnija,1,Poema Lissus,1,Poema Mjerimit,1,Poema Qerbelaja,19,Poema Qerbelajsë,1,Poema Qerbelasë,5,Poetit të vdekun,1,Poezi Martin Camaj,1,Poezi nga Gasper Pali,1,Poezi per shkodren,1,Poezi Robert Shvarc,1,Poezija e rilindjes,1,Portreti i Skënderbeut,1,Posta e Shqypnisë,1,Postribas,1,Postribës,1,Prel Gjoni,1,Prend Doçi,1,Prendimi i andrrimeve,1,Preng Doçi,1,Preng Jakova,1,Prengë Bib Doda,1,Prenk Doçi,1,Prenk Doda,1,Prenk Jakova,1,Prenk Pllumi,1,Prenkë Jakova,3,Primo Docci,1,Primo Dochi,1,Primo Shllaku,2,Principata Balshajve,1,Principata e Shkodrës,1,Prroni i Çepit,1,Psalm muzgu,1,Puka,1,Pukjan,1,Pultit,1,Qarku Shkoder,24,Qarku Shkodrës,21,Qazim Dervishi,1,Qazim Mulleti,2,Qemal Draçini,2,Qemal Stafa,8,Qerbelaja,19,Qerim Vrioni,2,Qielli mbi oborr,1,Qortimet e vjeshtës,1,Qyfyre të Rrem Voglit,1,Qyteti i biçikletave,1,Racizmi ne Gjermani,1,Ramadan Sokoli,1,Ramazan Rragami,1,Ramazan Xhepa,1,Rapsodi i malit,1,Rashik Dino,1,Razma,1,Restorante ne Shkoder,1,Revista Fryma,1,Revista Hosteni,1,Revista Hylli i Dritës,1,Revista Shejzat,1,Rexhai Kosturi,1,Rezzo Schlauch,1,Rifat Frashëri,1,Rikard Ljarja,1,Rikthejeni Fishtën në tekstet shkollore,1,Ringjallja Jezusit,1,Ringjallja Krishtit,1,Riza Dani,1,Riza Kaduku,1,Riza Lahi,4,Riza Tafilaku,1,Robert Elsi,1,Robert Elsie,2,Robert Schwartz,3,Robert Shvarc,3,Robert Shvarcin,1,Romeo Gurakuqi,1,Romolo Zamputti,1,Rosela Gjylbegu,1,Roza Anagnosti,1,Roza Saraçi,1,Roza Xhuxha,2,Rozafa Castle,1,Rozafa Luca,1,Rrem Vogli,2,Rreth flamurit të përbashkuar,1,Rreth Shkodres,3,Rrethi Malesi e Madhe,2,Rrethi Puke,2,Rrethi Pukës,1,Rrethi Shkoder,20,Rrethi Shkodres,18,Rrethimi i Shkodrës,2,Rreziku i blerjeve ne internet,1,Rrok Dajçi,1,Rrok Zojsi,1,Rrok Zojzi,1,Rrota Simon,1,Rrugash,1,Ruginë Balsha,1,Sabri Koçi,1,Sadete Juka,1,Sadik Bejko,1,Sadik Spahija,1,Safete Juka,1,Sahati i Inglizit,1,Sait Boshnjaku,1,Sait Hoxha,1,Salih Boriçi,1,Salih Efendi Myftia,1,Salih Hoxha,1,Salih Myftia,1,Sami Frashëri,2,Sander Ashta,1,Sandër Ashta,1,Sandër Prosi,1,Sander Ruci,1,Sandër Ruçi,1,Sandër Saraçi,1,Sanxhaku Shkodres,1,Sara Smaja,1,Saraçi Sandër,1,Scutari,1,Seit Boshnjaku,1,Sejfi Vllamasi,1,Selami Tabaku,1,Semundja malarjes,1,Serafin Fanko,1,Shalës,1,Shan Pici,1,Shantoja Lazër,1,Sharkia,1,Sheboja,1,Shefqet Korça,1,Shefqet Ndroqi,1,Shegani,1,Shegës së kopshtit,1,Shën Pjetri,1,Sherbime Katering ne Shkoder,1,Sherbime Taksi ne Shkoder,1,Shimshir,1,Shimshirëve,1,Shin Dong Hyuk,1,Shiroka,4,Shiroka Frederik,1,Shirokë,1,Shiu mbi lum,1,Shkëlzen Doçi,1,Shkenca dhe jeta,1,Shko Dallëndyshe,1,Shko Meshar,1,Shko ti,1,Shkodër,5,Shkoders,1,Shkodra,4,Shkodra asht,1,Shkodra asht nji jetë,1,Shkodra dhe historia e saj,2,Shkodra dhe kultura e saj,1,Shkodra dhe motet,3,Shkodra dhe Venediku,1,Shkodra djepi i kultures,1,Shkodra e vjetër,4,Shkodra foto te vjetra,1,Shkodra gjate mesjetes,1,Shkodra historia,1,Shkodra Kryeqytet,1,Shkodra në mbramje,1,Shkodra në mëngjese,1,Shkodra ne shekuj,1,Shkodra ne vite,1,Shkodra në zheg,1,Shkodra Sot,13,ShkodraDaily,3,Shkodranas,1,Shkodrane,1,Shkodranet neper bote,4,Shkodrania,1,Shkodranja,1,Shkolla e Mesme Artistike Prenkë Jakova,2,Shkolla e Muzikës Prenkë Jakova,2,Shkolla e Shirokës,1,Shkollat e para shqipe në Shkodër,1,Shkrimtari Xhahid Bushati,1,Shllaku Lec,1,Shllakut,1,Shoqëria Bashkimi,1,Shoqëria Bogdani,1,Shoqëria Rozafat,2,Shoshit,1,Shote Galica,1,Shpirti i mjerë,1,Shpirti poetik i Tano Banushit,1,Shprehje shkodrane,1,Shqipëria,1,Shqipëria kampione e Ballkanit,1,Shqiptarët në Odesa,1,Shqiptarët në Ukrainë,1,Shqynija,1,Shqypnija e lirë,1,Shqypnisë,1,Shqypria,1,Shqyptari Frati Shqypnija,1,Shtatzania,1,Shtatzënia,1,Shtëpia e Pionierit,1,Shtëpise sime,1,Shtigjet tona te veshtira,1,Shtjefën Gjeçovi,3,Shtjefën Konstandin,1,Shtjefen Palushi,1,Shtjefën Palushi,1,Shtypshkronja Nikaj,1,Shuk Prifti,1,Shyqyri Alushi,1,Si falet nje femi per Atdhe,1,Si lind jeta,1,Si të dallojmë floririn,1,Siç më thotë nënua plakë,1,Sikur t'isha djalë,1,Sikur të isha djalë,1,Simon Gjoni,1,Simon Jubani,1,Simon Pepa,1,Simon Rrota,2,Simon Simonidhi,1,Simpoziumin Shkencor,1,Skanjeti Andrea,1,Skënder Luarasi,1,Skënder Muça,1,Skenderbeu,5,Skënderbeu,2,Skifter Këlliçi,1,Smajl Martini,1,Sokol Gjoka,1,Sokol Rama,1,Sokoli e Mirja,1,Sokoli Ramadan,1,Spiro Dede,1,Sport,10,Sporti i notit,1,Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis,1,Statutet e Drishtit,1,Statutet e Shkodrës,1,Stavro Skendi,1,Sterbeqi,1,Studime ne Gjermani,1,Studimeve Albanologjike,1,Studiuesi i traditave tona etnokulturore,1,Sulejman Dibra,2,T’falun Atdhetarit të Kosovës,1,Tahir Dizdari,1,Tamara Gaci,1,Tamara Kudrickaja,1,Tamburja,1,Tani Petrotta,1,Tano Banushi,3,Tasho Lako,1,Tava e Krapit,2,Tave Krapi,2,Tave peshku shkodrane,1,Te jetosh ne Gjermani,1,Të korrunat,1,Te ura e Sutjeskës,1,Teatri Migjeni,38,Teatri Popullor,1,Tef Palushi,2,Tefë Kuqani,1,Tefë Pici,1,Telepatia,1,Temalit,1,Teodor Haxhi Filipi,1,Tërmeti 1979,1,Teufik Duka,1,Teufik Gjyli,1,Thanje shkodrane,1,The Albanians,1,The Guardian,1,The Passenger in Cabin 54,1,The Siege of Shkodra,1,The X Factor Albania,1,Thenie shkodrane,1,Theodor Anton Max Ippen,1,Theodor Ippen,1,Theron J. Damon,1,Theth,2,Theth National Park,1,Thethi,2,Tingëllim për Shkodrën,1,Tinka Kurti,4,Tinka Thani,2,Tish Daija,1,Tomor Dani,1,Tomor Osmani,6,Tonin Çobani,1,Tonin Harapi,1,Tonin Tërshana,1,Tonin Zadeja,2,Tourism,7,Tradita Shkodrane,1,Traditat tona,1,Trashëgimia letrare e Qemal Stafës,5,Tringa,1,Tringa e Grudës,1,Tringa Smajl Martinit,1,Tringë Smajli,2,Tringë Smajlja,2,Tuj kujtue Fishten,1,Tuk Jakova,3,Tul Gjuri,1,Tulipani i pyllit,1,Tulipani i Sharrit,1,Tulipani shqiptar,1,Turizem,2,Turizmi ne Shkoder,1,Unë kam një ëndërr,1,Universiteti,1,Universiteti Luigj Gurakuqi,1,Universiteti Shkodrës,1,Ura Art e Bahçallekut,1,Ura e Bahcallekut,1,Ura Mesit,1,Urdhnimet e poezis,1,Urime për Vitin e Ri,1,Va Dejas,1,Vaçe Zela,1,Vaji i Bylbylit,1,Vajz Shkodrane,1,Valentini Giuseppe,1,Valentini Zef,1,Vangjel Gjika,1,Vangjel Kika,1,Vargu i jetës,1,Vasil Shanto,1,Vaso Pashë Shkodrani,2,Vau Dejës,1,Vegim mendimesh,1,Vëgimi,1,Vegla muzikore,1,Vehbi Ismaili,1,Vehbi Sulejman Gavoçi,1,Vehdi Gavoçi,1,Veli Stafa,1,Velikopoje,1,Velipoja,1,Velipojak,1,Velipojë,1,Velipojes,1,Vëllavrasi,1,Vendet më të mbrojtura në botë,1,Vëndi im,1,Vendit tem,1,Veprimtar i çështjes kombëtare,1,Veprimtari Kulturore Artistike,3,Vera Bitani,1,Vera Bregu,1,Vermosh,1,Vermoshi,1,Vesel Rizvanolli,1,Vigut,1,Viktor Bruçeti,1,Viktor Koliqi,2,Viktor Shiroka,1,Vildan Tufi,1,Vilhelm Teli,1,Vinçenc Prendushi,3,Vinçenc Prennushi,4,Vinçenc Prenushi,2,Vincens Penushi,1,Violeta Sekuj,1,Violeta Zefi,1,Virtyti,1,Virusi i terbimit,1,Viti Shahini,1,Vitore Nino,1,Vitore Ujka,1,Vjeshtë,1,Vjosa Jakova,1,Vllaznia,9,Vllaznia not,1,Vllaznia Shkodres,1,Vojsava Kastrioti,1,Vojsava Triballi,1,Vojsava Tripalda,1,Vorri i Skander Begut,1,Vorri nanes,1,Vox Populi,1,Vrasja Luigj Guqakuqit,1,Vuksan Gela,1,Vulashi Lulzim,1,Wassa Effendi,2,Welcome to Shkodra,8,Willy Kamsi,2,Xhahid Bushati,1,Xhambazet,1,Xhamia e Parrucës,1,Xhamia e Plumbit,1,Xhamia e Plumit,1,Xhelal Baku,1,Xhelal Zejneli,1,Xhemal Broja,1,Xhemal Bushati,1,Xhemal Naipi,1,Xhevahir Spahiu,1,Xhevdet Hafizi,1,Xhuvani Aleksander,1,Yanitza Martinaj,1,Zafina Vasa,1,Zana popullore,1,Zani i Shna Ndout,2,Zef Ahmeti,1,Zef Deda,3,Zef Jubani,1,Zef Kadarja,1,Zef Kolombi,1,Zef Kurti,1,Zef Mala,1,Zef Malaj,1,Zef Malja,1,Zef Ndoci,1,Zef Pellumbi,1,Zef Pllumi,1,Zef Saraçi,1,Zef Valentini,1,Zef Zorba,2,Zekë Ndoci,1,Zeneli Migjeni,1,Zhan d’Arka shqiptare,1,Zhega Medin,1,Zhvillimi arsimit në Shkodër,1,Zog Dushmani,1,Zog Sakoli,1,Zogaj,3,Zoja e Kalase,2,Zoja e Keshillit te mire,2,Zoja e Shkodres,2,Zonja Z,1,Zotnis,1,Zydi Bakalli,1,Zyliha Miloti,1,
ltr
item
Shkodra Daily: Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare
Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare
Albanologu Robert Elsie lindi me 29 qershor 1950 ne Vankuver (Vancouver) te Kanadase. Ne fushen e albanologjise, Robert Elsie i eshte kushtuar fillimisht letëesise shqiptare; Dictionary of Albanian Literature, History of Albanian Literature, Albanian Folktales and Legends, veprat poetike te Migjenit
https://3.bp.blogspot.com/-aD2nbkLmzbA/VJzO9PWMCqI/AAAAAAAABxA/cQgjiK908fY/s1600/Robert_Elsie.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-aD2nbkLmzbA/VJzO9PWMCqI/AAAAAAAABxA/cQgjiK908fY/s72-c/Robert_Elsie.jpg
Shkodra Daily
http://www.shkodradaily.com/2014/12/robert-elsie.html
http://www.shkodradaily.com/
http://www.shkodradaily.com/
http://www.shkodradaily.com/2014/12/robert-elsie.html
true
4794096214637195701
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy