Ernest Koliqi - Shko ti

Shkoder, Shkodra, Scutari
Mbasi qi stina po rrshet tatpjetë
e fort un tutem se atdhén n'kët jetë
me sýt adhruesa,
qi pajadá
ia çmuen hirin
s' kam për ta pá,
shko, ti, lum bija, n' at Shkodrën time
kúr n' terr do t' sosem
me trup e andrrime:
atjè si t' gjindesh, sýt e mij n' báll
t' andin do t' hapen:
n' tý kam m' u ngjáll.
Për mue ti Shkodrën,
për mue sodite;
mallin
e sjellun dhe n' vorr,
shafite...
Shkodra me shpija ndry n'avullija,
t' qetat oborre plot land' shatorre,
kumbulla e manda, pjergulla e tanda,
sodit me at afshin qi kishe un gjáll -
me mall t' im n' zêmër
me sý
t' mij
n' báll.

COMMENTS