Të nderueshmit Dom Ndoc Nikaj

Filip Shiroka, Gege Postriba
Ti m'gazmove, t'lumtë dora,
Qi m'shkrove se nuk jam plakë;
Paska rá, prá, heret bora,
M'ka zbardhë mjekër e mustakë!

Edhe un kët shpresë e kishe,
Pòr (qoftë thanun ktú nër né),
Sa vjeç jam, i mjeri s'dijshe,
Nuk m'bite n'mend kur kam lé!

Tash qi m'shkrove, u gazmova,
Edhe zemra m'u forcue:
S'qenkem plakë, por… u zbardhova
Nga friga... mos jam plakue!

Pra Zotní, ty t'u rrit ndera
Qi m'the, thinjat nuk plakojnë,
Por dalin si Lule-vera,
kurë ditët të dimnit kalojnë,

Se kur çil kjo lule e bardhë
Thotë se dimni plak ká shkue;
Me prandverë qi nisë me ardhë
Nisë natyra pràp me gzue!

Por... vështrò mirë, o Zatní,
Harapi plak ká pasë thanë;
Floku i bardhë asht shej i zí;
"Lule vorrit thinjat janë!"

N'qoftë se flokt ty po zbardhohen,
Mos u tút, mos u idhnò...
Malet nga bora s'plakohen
Në qofsh thinj, mos mendò.

Mos ki frigë!... Harapi i vjetër,
Nuk ka thanë kshtù për Meshtarët;
Ato fjalë, t'shkrueme në letër
I ka lanë për Shekullarët!

Kur më dërgoi diftesën e Pagzimit/ Filip Shiroka, N'Misir, 10 Marc 1899.

COMMENTS