Si lind jeta...

Fetusi gjate javes se tete te shtatzenise
Takimi dhe bashkimi i dy qelizave shumë të specializuara (gamete), njëra nga mashkulli (spermë) dhe tjetri nga femra (vezë), jep origjinë jetës, d.m.th. zigotit (veza e fekonduar).
Spermatozoidet, të lëshuar me lëngun seminal, janë në një shumë që varion nga 40 në 120 milion për centimetër kub. Vendosen në vagjinë me anë të ejakulacionit, që udhëtojnë me lëvizjet e tyre, me një shpejtësi prej 2-3 milimetra për minutë dhe duhet të përshkojnë një distancë prej rreth 100-150 mm.

Filluar me dy qeliza që bashkohen, ky udhëtim mahnitës është një lloj fabrikë qelizash. Nga ky bashkim prodhohen dy të tjera, pastaj katër dhe kështu me radhë. Deri në 8, janë të barabartë dhe të padiferencuar (quhen totipotent, sepse secili mund të prodhojë ndonjë qelizë tjetër në trup). Në nëntë muaj ky grumbull, i bërë fillimisht nga disa qeliza, do të rritet 200 miliard herë. Katër ditë pas fertilizimit kemi vetëm 16 qeliza (blastomeres) që nuk janë futur ende në mitër. Kjo është faza e nënndarjes. Në ditën e 14-të fillon përgatitja për mbjelljen e asaj që quhet tani blastula, dhe që përbëhet nga 100-150 qeliza.

Në të gjashtën javë embrioni noton në lëngun amniotik: ky lëng e mbron atë. Ai është i bashkangjitur në placentë nëpërmjet kordës së kërthizës, nga e cila merr ushqimin dhe oksigjenin e nevojshëm për zhvillimin e tij, por eliminohen edhe dioksidi i karbonit dhe mbeturinat metabolike. Placenta lejon kalimin e molekulave të vogla, por nuk kalojnë ato më të mëdha të tilla si ato të gjakut, duke krijuar një mbrojtje thelbësore.
Në këtë fazë masat e embrionit arrijnë mes 13 dhe 22 mm në gjatësi. Gishtat e duarve dhe këmbëve fillojnë të marrin formë dhe të ndahen.

Në javën e tetë zhvillohen trupi dhe gjymtyrët: edhe sytë janë tashmë të dallueshëm. Ky moment përbën kufirin midis fazës embrionale dhe fetale: në këtë pikë fetusi është në gjendje t'i reagojë stimulimit rreth gojës duke lëvizur muskujt e qafës dhe duke e kthyer kokën ngadalë. Kjo do të thotë se muskujt përmbajnë fibra nervore: sistemi neurologjik ka filluar të veprojë.
Në këtë fazë, diferencimi i qelizave në organe të ndryshme është shumë më e rëndësishme sesa rritja në centimetra: tashmë duke notuar në barkun e nënës është një krijesë 23 mm e gjatë dhe peshon 1 gram.

Kapur në kordonin e kërthizës, fetusi rritet (6 cm gjatësi dhe 20 gram peshë, mes të dymbëdhjetës dhe pesëmbëdhjetës javë) dhe fillon të lëvizë krahët dhe këmbët në placentë që tashmë është e zhvilluar plotësisht. Sytë janë formuar, por kapakët rrijnë të mbyllur. Brenda në mitër fetusi është i rrethuar me errësirë të plotë, edhe pse ndoshta ai është në gjendje të perceptojë variacionet e dritës së jashtëme. Me anë të disa eksperimenteve është zbuluar se duke drejtuar e një rreze drite intensive në bark të nënës, pulsi i fetusit përshpejtohet deri në 15 rrahje në minutë.

Nga fundi i tremujorit të parë dhe fillimit të të dytit fetusi nuk mund të mbijetojë në mënyrë të pavarur, por tashmë ka sisteme dhe veçori të përparuara. Dhëmbët janë formuar, thonjtë rriten, brinjë dhe vertebra fillojnë procesin e kockëzimit e cila u mundëson kërceve për t'u bërë kocka.
Në këtë fazë të zhvillimit, fetusi peshon rreth 200 gram.

Fetusi në javën e nëntëmbëdhjetë të shtatzënisë është i mbuluar nga një push, që zhduket para lindjes duke lënë vetëm atë të kafkës. Në fakt, disa fëmijë në lindje janë shumë më tepër flokëgjatë se të tjerët. Kjo është për shkak të faktit se gjatë muajit të gjashtë të shtatzënisë zhvillohen gjëndrat e qimeve, nga të cilat natyrisht gjatë muajit të shtatë lindin flokët. Cikli i pastrimit nga pushrat mbaron në të njëjtën kohë dhe bien së bashku: në qoftë se kjo ndodh gjatë kohës që fetusi është ende në barkun e nënës, fëmija në lindje duket tullac, ndryshe flokët e tij janë relativisht më të trashë dhe të dëndur. Këto dallime, megjithatë, varen edhe nga predispozicioni gjenetik.

Fytyra në fetus formohet shumë herët, 25 ditë pas fertilizimit, kur nga embrioni, i cili është pak më shumë se një kokërr groshë, dalin tre xhungë.
Në ndryshim nga peshqit, te gjitarët, ato formojnë ballin, fytyrën dhe fytin. Vetëm pas 6-7 javësh të tjera fytyra fiton aspektin njerëzor: pas tremujorit të fundit të shtatzënisë më në fund merr tiparet karakteristike e individit.
Ky fetus, javën e njëzetë, është rreth 19 cm i gjatë dhe peshon afërsisht 500 gram. Jemi gati në gjysmë të udhëtimit ...

Nga muaji i gjashtë, vërehen reagime ndaj tingujve që e rrethojnë: rrjedha e qetë e gjakut të nënës, ritmi i qëndrueshëm i rrahjes së zemrës dhe zëri i nënës e vë atë në gjumë gjatë gjithë kohës së shtatzënisë. Por jo vetëm... Nëse një zhurmë e fortë vjen nga jashtë, reagon me një përshpejtim të rrahjes së zemrës dhe të lëvizjeve të duarve dhe këmbëve. Fetusi është gjithashtu i ndjeshëm ndaj muzikës: asgjë nuk e qetëson atë më shumë se zëri i nënës kur këndon dhe kur dëgjohen pjesë të muzikës klasike.

Që nga muaji i katërt seksi i fëmijës është i qartë: edhe organet e jashtme gjenitale janë me të vërtetë të dallueshme gjatë ekzaminimit me ekografi. Ky fetus në të 22-tën javë arrin 650 gram në peshë dhe 21 cm i gjatë nga koka deri te kërbishti. Në këtë fazë të shtatzënisë lëvizjet e fetusit perceptohen lehtësisht nga nëna. Gjithashtu fetusi perfeksionon teknikën që do të ndjekë në lindje, për të thithur qumështin e gjirit: zbulon gishtin e madh të dorës dhe fillon të thithi. Më vonë, afër fundit të shtatzënisë, fetusi lëviz gojën e tij rregullisht çdo 10-20 sekonda, edhe në gjumë.

Ekografia është një teknikë diagnostike në bazë të ultratingujve përdorur për të vizualizuar trupin njeriut në brendësi dhe, në rastin e shtatzënisë, në mitër. Ekografia dy-dimensionale na lejon për të parë brenda si një seksion. Ekografia e re na jep një pamje tre-dimensionale të asaj që ndodh brenda në barkun e nënës. Fëmija, pas të 28-tës javë është në gjendje të përballojë një lindje të parakohshme.

Një vizion të jashtëzakonshëm në mitër e lejon ekografia 4D që tregon imazhin tre-dimensional në lëvizje dhe në kohë reale: shikojmë kështu që fetusi lëviz duart e tij, thithë gishtin ose luan me kordonin e kërthizës. Vizioni më i mirë është i mundur pas njëzet e pesë javë, kur fetusi është i madhësisë mesatare.

shkodradaily.com


COMMENTS