Ernest Koliqi - Dera e përtrime

shkoder shkodra scutari albania
Gjáll po qe
n' ahër vitorja e bardhë,
gzou
bijë e ime,
pse n' mot për t' ardhë
do t' lulzoj' rishtas
e t' parvet dera
me hove t' reja
me gaze tjera
dhe shpirti,
q' etënt n' tê kan dikue,
me tharme nderi
prap ka me vlue
n' báll të pinjojve ku si n' pasqyrë
do t' ndrisi gjaku
qi ké n' fytyrë.
Nuk jan' kurr zhdukun n' rrib' shekullore
doket jetike t' gjindes arbnore:
prap dyert
ku u ruejtën zakonet t' ona
do t' lumnojn rishtas n' stinat mâ t' vona.

COMMENTS