Hymni i Flamurit Kombtàr.., Gjergj Fishta

Fishta Gjergj Fishta Giorgio
Porsi fleta e Ęjllit t' Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnìs
E thrret t' bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t'ushtrìs.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Për mbas Flamurit t' vet Shqyptari,
Kùr rrokë armët per t' drejta t' veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vęhet m't'leta.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t' vet Ai e ka shkrue:
"Për Shqyptarë do t' jèt Shqypnija:
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!"

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Shka? A thue 'i mend se atë tokë t'bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhânun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t' huej't na kem' m' ia lânun?

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem' me u shkrî me grà, me fmì!
Kem' me mbetë kortar nder ara,
Se me shkelë lâmë t' huej'n n' Shqypnì.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

M' kambë, Sokola të Shqypnìs!
Flamuri i ynë, qi, n' ajr po shtiellet
Si pol veshet t' Perendìs,
Kah na bân hije prej qiellet.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Mâ mirë dekë me u shue nen hije
T' Flamurit t' onë në fushë t'mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Për nen sukuj t' huejë t'Balkanit.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Armët e besën na i njeh bota;
Trima n' zâ kem' pasun t' Parët,
Luften nè na e msoj Kastrijota:
Ke, thue, frigë, do t' kèn Shqyptarët?

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Urra! Djelm, eh 'u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p'r Atdhè!
Flamuri i ynë, qi, u nis përpara:
Ndihmo, Zot, për Atme e Fè!

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfè, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t' gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

COMMENTS