Ari, disa kuriozitete në lidhje me floririn

Ari apo Floriri që në kohët e lashta është përdorur si mjet i vlefshëm shkëmbimi. Ari është një metal i çmuar shumë në shoqëritë e të të gjitha kohërave pasi është përdorur për monedha, për qëllime dekorative dhe bizhuteri, në vepra arti, mjekësi dhe industri. Ari është përcjellësi më i mirë i elektricitetit dhe nxehtësisë dhe, gjithashtu, vlerësohet për aftësinë e tij për të mos u ndryshkur me kalimin e kohës.

Por, kush i ka rezervat më të mëdha të arit në botë? Cila është miniera e arit më e madhe në botë? Po monedha prej ari më e madhe në botë? Këto dhe disa kuriozitete të tjera që ndoshta nuk i dini mund t'i lexoni më poshtë.

Ari, Floriri, kuriozitete
Rezervat më të mëdha zyrtare të arit në botë i kanë: Banka Federale e SHBA (8133,5 ton), Gjermania (3387,1 ton), Fondi Monetar Ndërkombëtar (2851,8 ton), Italia (2451,8 ton) dhe Franca (2435,4 ton). Kina, pavarësisht se ështe vendi i parë prodhues dhe importues i arit në botë, rënditet në vendin e shtatë.

Sipas disa studiuesve, ari (au) dhe platini (pt) kanë rënë prej qiellit 4 miliardë vite më parë, në sajë të disa goditjeve mes meteoriteve e cila zgjati 200 milionë vjet. Nëse do të ishim në gjendje - shkruajnë studiuesit - të zbresim në 3 mijë kilometra thellësi, duke arritur në qendër të Tokës dhe të marrim të gjithë arin dhe platinin që janë depozituar aty, ne do të mund të mbulojmë sipërfaqen e planetit me një shtresë të trashë katër metra.

Karati është njësia e cila përdoret për të matur pastërtinë e arit:
- Ari 24 karat është i pastër, d.m.th. nuk përmban metale të tjera.
- Ari pak më pak i pastër është 22 karat, përmban 91,7% ar.
- Ari 18 karat, i përdorur në bizhuteri, është 75% i pastër dhe përmban metale të tjera, duke përfshirë argjend (ag), bakër (cu), paladium (pd), nikel (ni) dhe nganjëherë zink (zn). Përmbajtja e nikel-it rregullohet me ligj, pasi është një alergjen i fuqishëm, dhe përdoret për të prodhuar të ashtuquajturin ar të bardhë.
- Ari 8 karat, e cila tregon përqindjen më të ulët të mundshme të arit në botë, përbëhet nga: 37,5% ar, 42,5% argjend dhe 20% bakër.

Ari i pastër shkrin në 1063° C dhe vlon në rreth 2800° C. Monedha prej ari më e madhe arrin 80 cm në diametër dhe është krijuar nga Mint Perth në vitin 2012, vlerë 870 000 €.

49% e arit i nxjerrur nga minierat përdoret në bizhuteri. Rreth 20% e arit në botë, përdorur për qëllime dekorative, gjendet në veshjet tradicionale të grave indiane.

Kuotimi më i lartë i arit është arritur në vitin 1980: rreth 850 dollar për një onc, që korrespondojnë me 9000 $ sot. Duke pasur parasysh se një onc troy është e barabartë me 31 gramë, një gram ar në vitin 1980 do të kushtonte 290 Euro aktual.

Miniera e arit më e madhe në botë, për nga dimensioni dhe prodhimi vjetor, është Grasberg Mine. Ajo ndodhet në ishullin Papua, Indonezi, në 4000 metra mbi nivelin e detit.

40% e të gjithë arit në botë vjen nga pellgu i Witwatersrand në Afrikën e Jugut. Megjithatë, rezervat më të mëdha të arit në botë janë oqeanet, ato përmbajnë 20 milionë ton ar.

Për mbi 70 vjet, trajtimi i artrit reumatoid përbëhej prej injeksioneve të lëngshme prej ari, i cili vepronte si një anti-inflamator. Ari, gjithashtu, është përdorur në stomatologji, sidomos në regullimin e dhëmbëve, të tilla si kurora dhe ura të përhershme.

COMMENTS