Bashknija e Shqypris.., Filip Shiroka

filip shiroka bashknija e shqypris skenderbeu
Ner mâle vikat kushtrimi
Zâni hapet ne Shqyprì:
- Shqyprin, dielm, n'rrezik e kimi,
Banju gati per ushtrì!

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

Padishahem çok jashâ!
Ky âsht zâni i gjith ushtrìs:
Padishahem çok jashâ!
Ushtojn mâlet e Shqyprìs.

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

N'arm t'veta bâjn bè t'tân,
Me fjal lidhena me nji bès:
Marre vedi mos me i lan,
Nji pik gjak dèr sa t'na mès;

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

Gjuha Shqyp gjithkah te flitet
I Shqyptarit asht ai vènd:
Vèndit t'on kush t'i afritet,
Dî Shqyptari si e perzèn:

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

Fusha e mâle, kta jân t'ona,
Shpijat t'ona n'ket vènd jân:
Ne tok t'onen t'huej nuk dona,
Votrat t'ona t'huej nuk zân;

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

Kuj t'na pvèsin: - ku jèm nis?
Kuj t'na pvès: - per ke luftojm?
Thom: - jèm dielmt e Shqypenis,
Per Shqypnin me dèk po shkojm!

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

Sè njshtu e kèm zakonin,
Babat t'on nè msue na kân,
Per me dèkun per vènd t'onin
Tu' qit pushk, tu' prè m'tagan!

Gjith kush âsht Shqyptar lekundet,
E rrok huten gjith kush mundet,
Hòv anmikut me i râ:
Padishahem çok jashâ!

COMMENTS