Deklaratë shtypi.., Frederik Rreshpja

frederik rreshpja
Skllevër mosmirënjohës, ju deri dje
Te këmbët e diktatorit jeni shtrirë,
Dhe më keni quajtur mua skandaloz
Për fjalën time të lirë.

Enveri lëshonte urdhër-vdekje
Por prangat m'i keni vënë ju,
Tani shkruani për mua parrulla nëpër gazeta
Dhe i varni si prangat nëpër mure.

Skllevër mosmirënjohës dhe të marrë
Kope hipokritësh servilë,
Unë muret dhe prangat i pështyj,
Unë kam lindur skandaloz dhe i lirë.

COMMENTS