Zef Kadarja

zef kadarja
Zef Kadarja lindi në Shkodër më 7 janar 1892. Arsimin fillor e kryen në vendlindje, në Kolegjin e Jezuitëve, dhe më vonë diplomohet në Akademinë Ushtarake në Itali. Zef Kadarja ka qenë i martuar me Maria Akshija.

Në të ashtuquajturin "Gjyqi Special", në mars të vitit 1945 cilësohet nga Gjykata e Lartë si "kriminel lufte" dhe dënohet me pushkatim së bashku me 16 personalitete të tjerë. Pushkatohet më 13 prill të atij viti.

Gjatë karrierës së tij politike, Zef Kadarja ka kryer këto shërbime:

Sekretar i gjyqit në Shkodër (1913), Kryesekretar, e ndihmës anëtar i gjyqit të fillimit (1914-1920), Nënprefekt në Kolonjë (1922), Nënprefekt në Pogradec (1923), Nënprefekt në Lezhë (1924), ku shkroi dokumentin "Lidhje bese", Nënprefekt në Blinisht dhe mëpas prefekt në Gjirokastër (1925), Prefekt në Berat (1926), Prefekt në Korçë (1927), Prefekt në Vlorë (1928-1930), Prefekt në Elbasan (1931), Prefekt në Durrës (1932-1935) ku dhe iu dha titulli "Prefekt i klasës së parë", Sekretar i përgjithshëm në Ministrine e Punëve të Brendshme (1936), Anëtar i Komitetit Administrativ të Përkohshëm me atributet e ministrit të Brendshëm (1939) dhe më pas "Oficer i Madh, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme", Drejtor i Policisë dhe Sigurimit (31 gusht 1940 - 23 mars 1942), Inspektor i përgjithshëm pranë kryesisë së Këshillit të Ministrave.


COMMENTS