Prof. Mustafë Dervishi

mustafe dervishi
Mustafë Dervishi lindi më 1 janar 1920 në Shkodër. Inxhinjer arkitekt i talentuar, profesor i matematikë fizikës në Gjimnazin e Shtetit në qytetin e Shkodërs. U vra në krye të demonstratës më të madhe antifashiste në vend mbrëmjen e 26 korrikut 1943, një ditë mbasi u rrëzua nga pushteti Benito Mussolini.

Student i shkëlqyer. Emri i tij gjëndet me shkronja të arta në universitetet e Italisë ku studioi. Deshën edhe ta ndalonin si profesor në universitetet në Itali, por u kthye në atdhe për të marrë pjesë në luftën për lirim kombëtar nga pushtuesit fashist.
Shok i ngushtë i Qemal Stafës, në fëmijëri, në adoleshencë dhe në rini, në Shkollë të Mesme por edhe në studimet universitare në Itali. Qemali, lidër i rinisë komuniste, u vra nga fashistët më 5 maj 1942 tek Varri i Bamit në Tiranë; Mustafë Dervishi, lidër i rinisë balliste, u vra në krye të demonstratës antifashiste në krye të Pjacës së Shkodrës.

Për këtë demonstratë ku mori pjesë e tërë rinia shkodrane pa dallim ideje e përkatësie politike nuk është shkruar as për heroin Mustafë Dervishi që u vetsakrifikua haptas kundër një ushtrie të armatosur deri në dhëmbë dhe të egërsuar në kulm.

Rruga Mustafë Dervishi, në Shkodër, mban emrin në nder të tij.

COMMENTS