Gaspër Pali - Muzg mërgimi

shkodra shkoder gasper pali
Mbi syt t' lodhun, dalngadalë,
nji tymtajë ndehet
Në dhomë nga çdo anë
hije burojnë e qasen me hap t' ploshtë
Dielli ka mshehë ballin e gjanë
E poshtë
i njellë, zogu zogut, gjumë
Hije t' hjellta si selvi
më murmurojnë:
- shkëputi syt' e librat treti,
N' ara dil, si dikur fmi, -
E si n' dhomë hijet u ngjallën
fantazmat murmuritse
njimij kujtime nga fminia m' falen:
- Muzgjet plot kumbonë
kur ngitshim arash te mblueme nga tymtaja
n' sa n' qiellë, si syni i jonë,
lshojshim balona. -
Andrrimet tona
kaloshin përtej malit,
E kur dilte hana
na fmi prej zallit
balonën, der' hanë, dojshim me e çue
Sonte, n' sa hijet m' flasin
kërkoj han'n m'e ndesh përsri
Por hana, ma nuk m' qeshë
si dikur fmi
O, e kërkoj hanën
n' sa me 'i gjysë zanit
me i folun hijeve, që më rethojnë
por mbi sy m' asht ndé tymtaja
Ndjeva se më murmurojnë:
"Eja n' Shkodër, si dikur fmi,
e prep prej zallit
ke me pa hanën kah çohet prej malit". -
- Ikën kush'di - përgjegja - sa prendvera
e sa stuhi shpirtin tim ma rrënuen
sa tash s' përtrihen stint, që dikur m' gzuen!

COMMENTS