Nasirudin Albani

nasirudin albani, muhammad nasir-ud-din al-albani, muhamed nasirudin el-albani
Nasirudin Albani (Muhamed Nasirudin el-Albani, Muhammad Nasir-ud-Din al-Albani, محمد ناصر الدين الألباني) lindi në Shkodër në vitin 1914 në një familje me tradita fetare. Babai H. Nuh Nexhati pas sudimeve fetare në Stamboll rikthehet në Shkodër ku punon në fushën e arsimit. Emigron në Siri pas sekolarizmit të pushtetit të Ahmet Zogut. Atje bëhet menjëherë i njohur në Fik'h. Mësimet e tija i ndoqën dhe dijetarë të tjerë si Abdukadr Arrnauti dhe Shuajb Arrnauti që siç shikohet nga mbiemri janë me origjine shqipëtare.

Albani (Nasirudini), mbiemer i marrë në vendet arabe pas emigrimit atje, kreu shkollën filllore në medresenë Isaf el-hajrie me një sukses të dalluar nga të gjithë shokët e tij. Në moshën 20 vjeçare, në një artikull të botuar në revisten "El Menar" kritikon veprën e të madhit Ebu Hamid el-Gazaliu "Ihjau Ulumid-din" (Përtëritja e shkencave - njohurive fetare), spikat si njohës i mirë i haditheve (fjala e Muahmmedit s.a.v.s). Njohës i mirë i arabishtes dhe frëngjishtes, ka qenë autodidakt.

Jeta e këtij dijetari do të kalojë nëpër bibliotekat e Damaskut (Siria e sotme) ku studionte rregullisht mbi 10 orë në ditë dhe pastaj nëpër universitetet më me zë të botës islame. Punon si profesor i specializuar në fushën e Hadithit në Universitetin e Medines për 3 vite (1964-1967). Pas përsekutimit në Siri emigron nga Jordania, Libani, Arabia Saudite, Emiratat e Bashkuara Arabe për t'u stabilizuar përfundimisht në Amman të Jordanisë deri më 2 tetor 1999, vit në të cilin ndërroi jetë.

Nasirudin Albani ka ndjekur nga afër edhe studentët shqipëtarë në Jordani për të cilët ka mbajtur ligjerata në shqip.

Ka lënë mbi 100 vepra, disa shumë voluminoze dhe të rëndësishme deri në atë pikë sa të bëhen referim i muslimanëve të të gjithë botës. Është mbiquajtur Buhariu i shekullit XX (Buhariu është trasmetuesi më i saktë i traditës së Profetit Muhammed), ka punuar me dijetarët më të mëdhenj të botës islame të shekullit XX si Ibn Bazi, Uthejmin, ndër të vetmit të aftë për të dhënë fatwa.

Disa prej librave të tij:

1- Ahkamu el-Xhenaiz (Dispozitat e xhenazeve).
2- Ahkam Rekaiz (Dispozita e thesareve të gjetura).
3- Adabu Zifaf (Rregullat e martesës).
4- Iruau el-Galil fi tehrixh ehadith Menaru es-Sebil.
5- Izaletu ed-Dehshe (Largimi i Tmerrit, frikës).
6- Izaletu Shukuk an hadith el-Buruk (Heqja e dyshimeve rreth hadithit të uljes së devesë).
7- Islahul Mesaxhid mi el-Bidai ue el-Auaid (Pastimi i xhamive nga bidatet dhe zakonet).
8- Iktidau el-Ilm el-Amel (Dituria kërkon si rrjedhojë punën).
9- El-Exhuibetu en-Nafia an esileti lexhneti mesxhid el-Xhamia (Përgjigjja e dobishme ndaj pyetjeve të drejtuara nga këshilli i xhamisë së Universitetit).
10- El-Ehadith el-Muhtare (Hadithet e zgjedhura) - Recensim.
11- El-Ihtixhaxh bi el-Kader (Arsyetimi me përcaktimin e Allahut) - Recensim.
12- El-Ahkamu li Abdulhak - Recensim.
13- El-Emthal en-Nebeuije (Proverba Profetike).
14- El-Ajat el-Bejinat fi adem sima el-Emuat ala medhheb el-Hanefije es-Sedat (Argumentet e qarta që vërtetojnë se të vdekurit nuk dëgjojnë sipas medhhebit hanefij) - Recensim.
15- El-Iman li Ibn Ebi Shejbe (Besimi - autor Ibn Ebi Shejbe) - Recensim.
16- El-Iman li Ibn Tejmije (Besimi - autor Ibn Tejmije) - Recensim.
17- El-Iman li Ebi Ubejd (Besimi - autor Ebi Ubejd) - Recensim.
18- El-Baith el-Hathith (Nxitësi shtytës).
19- Et-Talik ala el-Meusuah el-flistinije (Shënime rreth enciklopedisë Palestineze).
20- Et-Talikatu xhijad ala zadu el-Mead (Shënime të vleshme ndaj librit Zadul Mead).
21- Et-Talikatu el-Hasan ala el-Ihsan ( Shënime të vleshme ndaj librit Ihsan).
22- Et-Talikat ala Reudatu en-Nedijeh (Shënime ndaj librit Reudatu en-Nedijeh).
23- Et-Tenkil bima fi te'nib el-Keutherij min el-Ebatil - Recensim.
24- Et-Teuesul, enuauhu ue ahkamuhu (Ndermjetsimi, llojet e tij dhe dispozitat e tij).
25- Eth-Themeru el-Mustetab fi fikh es-Suneh ue el-Kitab (Frytet e shijshme në kuptimin e Sunetit dhe Kur'anit).
26- El-Hadith huxhetu binefsihi (Hadithi është argument në vetvete).
27- Edh-Dhebu Ahmed an musned imam Ahmed (mbrojtja e lavderuar ndaj Musnedit të imam Ahmedit).
28- Er-Redu el mufhim ala men halefe el-Ulema, ue teshedede, ue teasabe, ue el-Zeme el-Mer'ete en testure uexhheha ue kefejha, ue euxhebe ëe lem jekteni bi kaulihim enhu sunetu ue mustehab (Kundër përgjigje përcelluese ndaj atyre që kundërshtuan dijetarët dhe ndoqën pa argumente dhe e detyruan gruan të mbulojë fytyrën e duart e saj, e nuk u mjaftuan me fjalën e tyre (të dijetarëve) se ajo është sunet dhe e pëlqyer).
29- Er-Redu ala teakub el-Hathith.
30- Er-Reudatu en-Nedije fi tertib ue tehrixh mu'xhem et-Taberani es-Sagir (Kopshti i hijshëm në rënditjen dhe nxjerrjen e haditheve të librit Mu'xhem Taberani Sagir).
31- Esh-Shihab eth-Thakib fid hemi el-Halil ue es-Sahib - Recensim.
32- Es-Sirat el-Mustekim risaletu fima karerehu eth-Thikatu el-Ethbat fi lejletu en-Nisfu min esh-Sha'ban (Rruga e drejtë në atë që kanë vendosur dijetarët e besueshëm rreth natës së mesit të muajit të Shabanit).
33- Ek-Akidetu et-Tahauije sherh ue ta'lik (Akidja Tahauije shpjegim dhe shënim).
34- El-Ilmu li Ibn Ebi Hajtheme (Dituria të autorit Ibn Ebi Hajtheme) - Recensim.
35- El-Kelimu et-Tajibu (Fjala e mirë) - Recensim.
36- El-Mer'etu el-Muslimetu (Gruaja muslimane) - Recension.
37- El-Mes'hu ala el-Xhurabejni ue en-Na'lejni (Dhënia mes'h çorapeve dhe nalloneve) - Recensim.
38- El-Mustalehat el-Erba'atu fi el-Kur'an (Katër termat në Kur'an).
39- Bidajetu es-Sul si tefdil er-Resul - Recensim.
40- Tehdhir es-Saxhid min it-Tihadh el-Kubur el-Mesaxhid (Tërheqja vërejtjes atij që falet që mos ti marri varrezat vens falje).
41- Tehrim alat et-Tarab (Ndalesa e veglave muzikore).
42- Tahkik sunen Ebi Daud (Recensim sunetit të Ebi Daudit).
43- Tahrixh ehadith muskiletu el-Fakër (Nxjerrja e haditheve të librit Problem ii varfërisë).
44- Teshih hadith iftaru es-saim (Saktësimi i hadithit rreth çështjes së iftarit për agjëruesin -nafile-).
45- Telhis Ahkam el-Xhenaiz (Përmbledhje e librit Dispozitat e Xhenazeve).
46- Telhis sifetu salatu en-Nebij -salallahu alejhi ue selem- (Përmbledhje e librit Forma e namazit të Pejgamberit -salallahu aljhi ue selem).
47- Tamam el-Minetu fi et-Talik ala fikh es-Sune (Plotësimi i mirësisë në shënimet ndaj librit Fikhu Suneh).
48- Tejsiru intifau el-Hilan bi tertib thikat Ibn Hiban.
49- Xhilbabu el-Mer'etu el-Muslimeh (Veshja e gruas muslimane).
50- Hixhab el-Mer'atu ue libasuha fie s-Salat (Veshja e gruas dhe mbulimi i saj në namaz) - Recensim.
51- Haxhetu en-Nebiji -salallahu alejhi ue selem- kema reuaha anhu Xhabir -radi Allahu anhu- (Haxhi i Pejgamberit -salallahu alejhi ue selem- ashtu siç e ka transmetuar Xhabiri -Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij-).
52- Hadith el-Ahad, ue huxhijetuhu fil el-Akaid ue el-Ahkam (Hadithi ahad dhe argumentimi me të në Akide dhe Dispozita).
53- Hukuk en-Nisa fi el-Islam (Të drejtat e gruas në Islam) - Recensim.
54- Hakikatu es-Sijam (Agjërimi i vërtetë) - Recensim.
55- Hutbetu el-Haxheh (Fjalimi që mbahet kur ke nevoj të flasësh rreth diçkaje).
56- Difau an hadithi en-Nebeuij (Në mbrojtje të hadithit Profetik).
57- Risaletu fi hukm el-Lihjetu (Broshurë në dispozitën e mjekrres).
58- Ref'u el-Estar li Ibtal ediletu el-Kailine bi fenai en-Nar (Zbulimi i perdes rreth hedhjes poshtë të argumenteve të atyre që thonë për mbarimin e zjarrit).
59- Rijadu es-Salihin (Kopshti it ë devotshëmve) - Recensim.
60- Zeuaidu munteka Ibn Hiban.
61- Silsiletu ehadith es-Sahiha ue shejun min fikhiha ue feuaidiha (Vargu i haditheve të sakta dhe diçka nga kuptimi e dobitë e tij).
62- Silsiletu ehadith ed-Daife ue el-Meudua ue etheruha es-Seji fi el-Umeh (Vargu i haditheve të dobta dhe të shpikura dhe ndikimi i keq i tyre në umetin Islam).
63- Sherh el-Akide et-Tahauije (Shpjegimi i Akides et-Tahauije) - Recensim.
64- Sahih Ibn Huzejme.
65- Sahih edeb el-Mufred (Hadithet e sakta nga libri Edeb el-Mufred).
66- Sahih et-Tergib ëe et-Terhib (Hadithet e sakta nga libri Tergib ue et-Terhib) - Recensim.
67- Sahih el-Xhamiu es-Sagir ue zijadatuhu (Hadithet e sakta nga libri el-Xhamiu es-Sagir dhe shtesat e tij).
68- Sahih es-Siretu en-Nebeuije (Saktësimi i historisë së Pejgamberit).
69- Sahih el-Kelim et-Tajib (Hadithe t sakta të librit Fjala e mire).
70- Sahih sunen Ibn Maxhe (Hadithe e sakta nga sunen Ibn Maxhe).
71- Sahih Sunen Ebi Daud (Hadithet e sakta nga sunen Ebi Daud).
72- Sahih sunen et-Termidhi (Hadithe e sakta nga sunen Termidhi).
73- Sahih meuarid edh-Dham'an (Hadithet e sakta nga libri Meuarid edh-Dham'an).
74- Sahih sunen en-Nesai (Hadithet e sakta nga sunen en-Nesai).
75- Sifetu el-Fetua ue el-Mufti ue el-Mustefti (Cilësitë e fetvasë, atij që jep fetva (muftiu) dhe atij që kërkon fetva) - Recensim.
76- Sifetu salati en-Nebij -salallahu alejhi ue selem- (Forma e namazit të Pejgamberit).
77- Salatu et-Terauih (Namazi i Teravive).
78- Salatu el-Idejn fi el-Musala harixh el-Beled hije es-Sune (Falja e namazit të dy Bajrameve në faltore jasht vendbanimit, ky është suneti).
79- Seutu el-Arab tes'el ue Muhamed Nasirudin jexhib (Zeri i arabëve pyet dhe shejh Muhamed Nasirudin përgjigjet).
80- Saidu el-Hatir (Gjuetia e mendimeve) - Nxjerrjen e haditheve.
81- Daif edeb el-Mufred (Hadithet e dobëta tek libri Edeb el-Mufred).
82- Daif et-Tergib ue et-Terhib (Hadithet e dobëta tek libri et-Tergib ue et-Terhib).
83- Daif el-Xhamiu es-Sagir ue zijadatuhu (Hadithet e dobëta tek libri el-Xhamiu es-Sagir dhe shtesa e tij).
84- Daif sunen Ibn Maxhe (Hadithe e dobëta tek Sunen Ibn Maxhe).
85- Daif sunen Ebi Daud (Hadithe e dobëta tek Sunen Ebi Daud).
86- Daif sunen Termidhi (Hadithe e dobëta tek Sunen Termidhi).
87- Daif sunen Ibn Nesai (Hadithe e dobëta tek Sunen Nesai).
88- Daif meuarid edh-Dham'an (Hadithe e dobta tek libri Meuarid edh-Dham'an).
89- Dhilal el-Xheneh fi tahrixh es-Sune (Hija e kopshtit në nxjerrjen e haditheve të librit Es-Sune).
90- Gajetu el-Meram si tahrixh ehadith el-Halali ue el-Haram.
91- Fedailu esh-Sham ue Dimeshk (Mirësitë e vendeve të Shamit dhe të Damaskut) - Recensim.
92- Fedlu es-Salatu ala en-Nebiji -salallahu alejhi ue selem- (Mirësia e bërjes salauat mbi Pejgamberin -salallahu alejhi ëe selem-).
93- Fikhu es-Siretu (Perfitimi nga historia) - Nxjerrje e haditheve.
94- Fehres el-Mahtutat el-Hadithije fi mektebeti el-Eukaf el-Halebije (Rënditja e dorëshkrimeve të hadithit në biblotekën e Halebit).
95- Fehres el-Mahtutat el-Hadith (Rënditja e dorëshkrimeve të hadithit).
96- Kamus el-Bida'u (Fjalori i bidateve).
97- Kisatu nuzul Isa -Alejhi selam- ue katluhu ed-Dexhal (Historia e zbritjes së Isaut -alejhi selam- dhe vrasjes së Dexhalit).
98- Kijam Ramadan (Namazi në ramazan).
99- Kitabu es-Salah el-Kebir.
100- Keshfu en-Nikab.
101- Kelimetu el-Ihlas ue tahkik ma'naha (Fjala e sinqeritetit dhe vërtetimi i kuptimit të saj).
102- Leftetu el-Kebit ila nesihatu el-Ueled.
103- Ma dele alejhi el-Kur'an mima jeudu el-Hej'etu el-Xhedide.
104- Mexhmu'u el-Fetaua.
105- Muhtesar shemail el-Muhamedije (Përmbledhje e cilësive te Pejgamberit).
106- Muhtesar el-Ulu el-Alij el-Gafar (Përmbledhje e librit Ulu Alij el-Gafar).
107- Muhtesar sahih el-Buhari (Përmbledhje e Sahih Buhariut).
108- Muhtesar sahih Muslim (Përmbledhje e Sahih Muslimit).
109- Mesail gulam el-Hilal el-leti halefe fija el-Harkij.
110- Musaxhele el-Ilmije.
111- Mishkatu el-Misbah - Recensim.
112- Menasik el-Haxh ue el-Umretu (Ritet e Haxhit dhe të Umres).
113- Menziletu es-Sune fi el-Islam (Rëndësia e Sunetit në Islam).
114- Meusuatu el-Ehadith el-Buju (Enciklopedia e haditheve të shit-blerjes).
115- Nesfu el-Mexhanik li nesf kisatu el-Garanik.
116- Nekd nusus hadithije fi eth-Thekafetu el-Islamije.
117- Vuxhub ehdh bil ehadith ahad fi el-Akide (Domosdoshmëria e argumentimit me hadithet ahad në Akide).

COMMENTS