Diskriminimi dhe racizmi sot në Gjermani

the german flag, die deutsche flagge
Ti jeton në Gjermani dhe megjithatë trajtohesh si e huaj. Për ty këtu është shtëpia jote, dhe ty të shqetëson fakti kur të pyesin, se kur dëshiron të kthehesh në "vendin" tënd. Apo që ti vazhdimisht duhet të sqarosh, se përse mban shami në kokë, dhe që ti këtë e mban me dëshirën tënde, dhe që për këtë ty nuk të detyron kërkush. Në shkollë pritet prej teje, që lidhur me temën "Integrimi" të tregosh detaje nga jeta e familjes tënde.

Në shkollë, në rrugë, gjatë aplikimeve, në masmedia: nuk ndodh rrallë, që ty të bëhet qartë, se gjoja ti je ndryshe dhe që nuk të takon aty.

Por me kohë kjo mund të jetë tepër therëse.

Për fat të keq diskriminimet raciste ndodhin shpesh në jetën e përditshme të njerëzve me histori emigrimi. Për histori emigrimi bëhet fjalë vetëm atëherë, nëse ti, prindët e tu, apo gjyshërit e tu kanë ardhur në Gjermani nga një vend tjetër.

Racizmi paraqitet me shumë fytyra dhe në forma të ndryshme: veprimet, fjalët, pikëpamjet, paragjykimet që ti has, që herë paraqiten hapur dhe herë të kamufluara. Por të gjitha këto kanë vetëm një gjë të përbashkët: vetëm për shkak të një tipari dallues - qoftë ngjyra e lëkurës, feja apo prejardhja - dhe ti trajtohesh ndryshe.

Njerëzit përgojojnë vendlindjen e prindëve të tu, apo të ofendojnë ty, mbasi ti dukesh ndryshe nga pamja e jashtme, apo i përket një feje tjetër? Ndoshta mund të ndodhë që ti të hasësh në vështirësi për të gjetur një vend shkollimi profesional dhe mendon, se kjo mund të jetë e lidhur me prejardhjen tënde? Ty të ngacmojnë keq, sepse ti mban shami në kokë? Ndodh ndonjëherë që njeriu ndjehet i pafuqishëm përpara këtyre situatave dhe nuk di, se si të sillet me inatin e tij.

Një diçka është e qartë: me atë që ti përjeton nuk je e vetme. Në rast se ti ke nevojë për këshillë dhe mbështetje, se si mund të sillesh në situata raciste, atëherë drejtohu tek ne.

Jo çdo diskriminim është racisëm. Ekzistojnë edhe forma të tjera të mospërfillje. Për shembull, ti mund të trajtohesh në mënyrë jo të barabartë mbasi prindët e tu nuk kanë aq shumë pare dhe për këtë ti nuk mund të blesh dot rroba aq të shtrenjta si të tjerët nga klasa jote, apo që ti duke qenë e ulur në karrige me rrota nuk ke mundësi të shkosh në disko, ku shkojnë të gjitha shoqet e tua, apo që ti mund të jesh më e vogël në moshë dhe e ndjen, që nuk të marrin seriozisht. Edhe në lidhje me përvoja të tjera, ku ti mund të ndihesh e mënjanuar apo e diskriminuar, mund të na drejtohesh neve.

E rëndësishme është, që të bëhesh e vetëdijshme, se me përvojat e përjetuara nga ty, ti nuk je e vetme. Atë që ti përjeton, e përjetojnë edhe shumë njerëz të tjerë në forma të ngjashme. Të bën mirë, që të gjesh njerëz të një mëndjeje me ty, të cilët të kuptojnë dhe që tek ata nuk do të duhet të sqarosh gjithçka.

Së bashku me njerëz të një mendjeje me ty ti do të gjesh rrugë, të cilat do të të forcojnë në jetën e përditshme dhe që do të të ndihmojnë të veprosh më mirë me situatën tënde.

Në rast se ti ke përshtypjen, që ti për shkak të fesë tënde, të origjinës etj. nuk fiton vend për arsim profesional, atëherë ti mund të ndërmarrësh diçka kundër kësaj.

Në rast se ti dëshiron më tepër informacion në lidhje me temën «Racizmi», atëherë ne do të të këshillonim faqen e mëposhtme:

www.schule-ohne-rassismus.org.

Çfarë mund të bësh ti?

  • Zgjidh një njeri, tek i cili ti ke besim, me qëllim për të biseduar mbi gjithçka. Lutu këtij që të mos hapë gojë dhe që të të ndihmojë.
  • Në shumë qytete ka zyra kundër diskriminimit dhe zyra konsultimi, të cilat të ndihmojnë më tej.
  • Ti mund t'i telefonosh njërit prej numrave prë raste emergjente, dhe tregon, se si je. Më pas ti do të marrësh ndihmë përmes telefonit.
  • Ti mund të na shkruash edhe një e-mail.

Pa kufi dhe i paturpshëm
(një poezi kundër ç'unitetit gjerman)

Unë gjithësesi do të jem afrikan
ndonëse ju me kënaqësi gjerman do të dëshironit të me kishit
dhe gjithësesi do të jem gjerman
edhe nëse e zeza ime juve s'ju pëlqen
unë do të shkoj edhe një hap më tej
deri në cakun më të largët
atje ku janë motrat e mija
atje ku gjenden vëllezërit e mi
atje ku fillon LIRIA jonë
unë do të shkoj edhe një hap më tej
edhe një tjetër më tutje
dhe do të kthehem përsëri
kur të dua
pa kufi dhe i paturpshëm të mbetem.

May Ayim 1990

Artikullin origjinal mund ta lexoni në këto adesa interneti:
http://www.maedchenhaus-onlineberatung.de/pages/al/rassismusal.html
https://archive.is/C5CrB


_________________

Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të ngjyrës së lëkurës apo prejardhjes. Por realiteti në Gjermani është tërësisht ndryshe. 50 vjet pas fjalimit të Martin Luther Kingut është koha për një vështrim pas.

Racizëm ka edhe në Gjermani, e jo vetëm ai i ekstremistëve të djathtë. Kuptimi i racizmit në vend ka ndryshuar. Çfarë qëndron pas tij? Cilët janë ligjet kundër tij? Deutsche Welle ka biseduar me përfaqësues të Iniciativës të njerzëve me ngjyrë të zezë në Gjermani dhe Hendrik Cremer, ekspert i racizmit nga Instituti Gjerman i të Drejtave të Njeriut (DIRM).

"Njerëzit me ngjyrë të zezë përballen me racizmin në çdo pjesë të shoqërisë në Gjermani. Në jetën profesionale, për të gjetur një banesë ose për çështje politike. Natyrisht edhe në jetën private", thotë Tahir Della, i cili është fotograf në Mynih dhe anëtar i bordit të "Iniciativës të njerzëve me ngjyrë të zezë në Gjermani" (ISD). Organizata do të bashkojë afro-gjermanët kundër racizmit me anë të projekteve të ndryshme.

Martin Luther King para 50 viteve: "Unë kam një ëndërr".

Në SHBA në vitet 50 nisi një lëvizje kundër diskriminimit racor në vend. Para 50 viteve, më 28 gusht 1963, Martin Luther Kingu mbajti fajlimin e tij të famshëm "I have a dream". Ai përshkruan në vizionin e tij një Amerikë pa racizëm, ku ngjyra e lëkurës dhe prejardhja nuk kanë më një rol të rëndësishëm në shoqëri.

Si shihet kjo gjë në Gjermani pas 50 vitesh? "Ndonjëherë pyetem nga njerëzit në rrugë nëse kam drogë për të shitur", tregon Della. "Ose pritet që t'i të flasësh një gjermanishte të keqe e jo te mirë, gjithashtu edhe në zyra. Në pamje të parë një gjë e tillë nuk duket e keqe, por mbrapa fshihen paragjykime negative për njerëzit me ngjyrë të zezë", thotë Della, i cili u aktivizua që në vitet 80' tek ISD.

Spontan ose i organizuar, i hapur, i maskuar, i dhunshëm ose verbal.

Një përcaktim i qartë i racizmit nuk ekziston. "Ka dimensione dhe forma të ndryshme shfaqjeje të racizmit. Ai mund të jetë spontan ose i organizuar, i hapur ose i maskuar. Ka edhe racizëm të dhunshëm, thënie raciste dhe diskriminim në jetën e përditëshme", thotë Hendrik Cremer nga Instituti Gjerman për të Drejtat e Njeriut, ku punon që prej vitit 2007.

Në ndryshim nga e kaluara tani racizmi nuk ka më vetëm baza biologjike, por edhe kulturore. Racizmi shfaqet ndaj ‘kulturave', ‘kombeve', ‘etnive' dhe ‘përkatësisë fetare' thotë Cremer.

Nga racizmi në Gjermani nuk janë të prekur vetëm njerzëit me ngjyrë të zezë. Këtu ekziston edhe antisemitizmi, anticiganizmi (kundër romëve dhe sintëve) ose racizmi ndaj myslimanëve. Della thotë: "Ka shumë paralele me grupe të tjera, të cilët vuajnë diskriminim racial. Eksperiencat janë të njëjta."

Mbi ç'baza ligjore ndalohet racizmi në Gjermani?

"Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të të drejtave të njeirut të nënshkruara nga Gjermania ndalojnë diskriminimin me baza racore", thotë juristi Cremer. Por në luftën konkrete kundër racizmit, ligjet gjermane nuk janë të mjaftueshëm. "Akti i Trajtimit të Barabartë në Gjermani hyri në fuqi në vitin 2006. Ky ligj ka të bëjë me tregun e punës dhe tregun e shtëpive, por sërish ka shumë probleme."

Shteti gjerman ka detyrë të mbrojë njerëzit nga diskriminimi racor nga persona të tjerë apo aktorë shoqërorë. Por edhe vetë shteti nuk duhet të diskriminojë. Kontrolli i identitetit nga policia mund të jetë një problem. "Profilizimi racor", sipas Cremer është një praktikë e ndjekur rregullisht nga policia gjermane. Ata që zgjidhen për tu kontrolluar gjykohen nga pamja e tyre e jashtme.

"Edhe policia është pjesë e shoqërisë"

Në mënyrë të tillë policia federale kontrollon emigrantët në aeroporte, stacione treni dhe trena. DIMR publikoi në fund të muajit qershor 2013 një studim për "Profilizimin racor" në Gjermani dhe sugjeroi heqjen e kësaj metode kontrolli nga Ligji i Policisë Federale. Sepse sipas autorit Cremer, "policia në këtë mënyrë ka të drejtë të bëjë kontroll identiteti me bazë racore." Della nga ISD thotë: "Pothuajse të gjithë të zinjtë që njoh, kanë patur probleme me kontrollet e shpeshta të identitetit nga policia pa patur asnjë arsye. Por policia është gjithashtu pjesë e shoqërisë dhe ka paragjykime."

"Racizmi në Gjermani lidhet shpesh me ekstremistët e djathtë. Por kjo është një pikëpamje e ngushtë. Racizmi i përditshëm në shoqëri nuk shihet", mendon Cremer. Racizmi në jetën e përditëshme vihet re rrrallë dhe nuk mund të adresohet. "Racizmi është një fenomen shumë i qartë, vihet re në gjithë hapat e shoqërisë dhe mund ta gjesh kudo."

Artikullin origjinal mund ta lexoni në këto adesa interneti:
http://www.dw.de/gjermani-racizimi-në-jetën-e-përditshme/a-17050269
https://archive.is/mo2gv

COMMENTS