Riza Lahi - Vendi im

shkodra scutari shkoder
Vendi im! Dhe po të ishe si kokë tullace i shkretë,
i tëri shkëmb, pa ujra, flutura, si trualli i hënës
prap do të doja shumë, do të betohesha për ty
siç bëjmë benë më të shtrenjtë "Për kokë të nënës".

Çfar reshë! Si trëndafila me ngjyra të çelura; era
si një ninullë i shtyn ëmbël pakëz, sa të dalë dielli.
Shallvarekuqe retë, si perde teatri u hapën
dhe dielli nis po del me fustanellë ngjyrë trëndafili.

Me një manjolë në buzë
mërmërij këngë shko e eja
në piacë,
nga "Kafja e Madhe"
te "Dugajtë e reja".

COMMENTS