Vorri i Skander Begut.., Filip Shiroka

vorri i skenderBegut lezhe
Ktu Skander Begun, ktu e kan vorrue,
T'parin e luftarvet, zotin e Shqipnìs,
Ktu e kan vorrue At qi pat shitue
N'njizet e dy lufta ushterit e Turqìs.

Ktu asht vorri i Tij, e sa mot ka kalue
Prep nuk i asht sosun fama e trimnìs;
Se as nji hèr bota s'mundet me i harrue
T'Skander Beg Shqiptarit tragjiet e ushtrìs:

Kur nuk vdes burri, se atij e ndritun
I qindron fama, e me ndèr emnohet
Dèr sa hŷjt, hana e dielli kan me shndritun.

Ardht pra nji dit, e me shkronja t'arit,
Sipri kti vorrit t'nderum te shkrohet:
Ky asht vorri i t'madhit Skander Beg Shqiptarit.

Lezhë, 12 mars 1896.

COMMENTS