Xhahid Bushati, shkrimtari për fëmijë

xhahid bushati
Xhahid Bushati ka lindur në qytetin e Shkodrës më 17 maj 1953. Në vitin 1976 ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", në fakultetin Gjuhë shqipe-letërsi. Në vitin 1986 shkon në Tiranë dhe mbaron specializimin pasuniversitar për kritikë letrare, ku mbron temën: "Letërsia fantastiko-shkencore dhe fëmijët".

Për shumë vite ka punuar mësues. Më vonë punoi 15 vjet si gazetar i Departamentit të emisioneve artistike në Radio Shkodra, Shkodër. Aktualisht punon mësues i lëndës Gjuhë shqipe-Letërsi në Medrezenë "Haxhi Sheh Shamia".

Që nga viti 1986 e deri në vitin 2010 ka qenë pedagog i jashtëm i Lëndës letërsi për fëmijë (për C.U. dhe C. Parashkollor) pranë Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Kohët e fundit është zgjedhur dhe N/ kryetar i Shoqatës së pavarur të shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë e të rinj shqiptarë.

Xhahid Bushati është i pranishëm me botimet e tij nëpër të gjitha revistat e fëmijëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Ulqin. Para dhe pas vitit 1990 është nderuar me çmime kombëtare në konkurset letrare-artistike që janë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga Shoqata e pavarur e Shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë e të rinj, si dhe nga organet e ndryshme letrare-artistike.

Shkruan poezi dhe prozë, pjesë për kukulla, merret me publicistikë e studime të letërsisë për të rritur e fëmijë, etj., por kryesisht i është përkushtuar fushës së letrave për fëmijë.

Disa nga veprat e botuara nga Xhahid Bushati:

1. "Dita e parë e dëborës", skica dhe tregime, 1976.

2. "Hyni në çadrën time", vjersha, 1978.

3. "E fshehta e xhamit të thyer", pjesë për kukulla, 1985.

4. "Kurthi i korbave", pjesë për kukulla, 1986.

5. "Kush i hëngri manaferrat?", përralla, 1986.

6. "Ndihmojeni arushin e vogël!", përrallë me figura për fëmijët e kopshteve, 1986.

7. "Kush e zgjoi këngën e zogut?", vjersha 1987.

8. "Kush t'i solli yjet, hënën?", vjersha, 1989.

9. "Ditëlindja e arushit", pjesë për kulla, 1993.

10. "Përrallat e babit tim", përralla, 1994; Fitues i çmimit "Sirena e vogël, 1994".

11. "Djali dhe pema", pjesë për kukulla, 1995.

12. "Historitë e arushit, ketrushit dhe xixëllonjës së vogël", përralla në vargje, 1995.

13. "Djali i vogël sa një kokërr arrë", përralla sipas motiveve popullore, 1996.

14. "Historia e kallzës së vogël flokartë", novelë-përrallë, 1996.

15. "Loti i pyllit", përralla, 1997; Fitues i çmimit "Viktor Eftimiu", akorduar nga Ambasada Rumune në Tiranë.

16. "Drita e kujtimeve...", studime mbi artin skenik, 1998 (libër për të rritur).

17. "Shshshsht, se zogjtë po bëjnë gjumë!", vjersha 1998; Fitues i çmimit Kombëtar të Letërsisë për fëmijë 1998, akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve.

18. "Dredhia e gjinkallës", përralla, 2000. Fitues i çmimit "Kësulkuqja".

19. "Maço Maçoku mbeti gojëhapur", përralla, 2001.

20. "Historia e tre pëllumbave", tregime, 2002.

21. "Porosia e diellit", vjersha, 2003.

22. "Gabimi i diellit", përralla, 2004.

23. "Historia e zogut verdho", përrallë në vargje, 2006.

24. "Gabimi i gjethes së dytë", pjesë për kukulla, 2006.

25. "Çuditë e rrezes lodërtare", vjersha, 2007.

26. "Si u bë fole kapela e gjyshit", vjersha, 2008.

27. "Fytyra e kujtesës", shkrime mbi artin skenik, pjesa e dytë, 2008, (libër për të rritur).

28. "Historia e Gjembit dhe e Gjembaçit", përralla, 2008; ribotim me përmirësime, 2011.

29. "Gjyshi, bastuni dhe zogu", poemë për fëmijë, 2010; Fitues i çmimit "Tasim Gjokutaj".

30. "Katër pyetje erës", vjersha, 2010.

31. "Një maçok dy herë budalla", përralla, 2012.

COMMENTS