Asaj.., Hamid Gjylbegu

Hamid Gjylbegu, Asaj
BUKURIJA DUHET FORT

Si as vetë un nuk e di
N'shoqishojnë patme tokue,
Diçka n'zemër pata ndi,
Qysh at'herë kur m'ke shique ...

M'ata syt e shkruem qi ke,
M'at të kandshmen bukuri,
M'çile n'zemer nji varrë t're,
Njalle t'shejten dashtuni.

Për gjithmonë e për gjith vend
Ftyra e yte m'vjen nder sy,
Xene besë, po për nji mend:
S'due kërkend ma fort se ty!

Un mbas teje jam kah vdes,
Por ti mue nuk je kah m'don,
E prandej po shkoj e tres ...
Vjen nji ditë, qi tash m'kërkon!

Edhe ty kur t'bijnë mbi kry,
Njashtu si m'ka ra mue sot,
At'herë mue tash m'jep arsy:
Bukurija duhet fort.

__________

* Portreti nga Fulvio De Marinis

COMMENTS