Lazër Shantoja - Shpirti i mjerë

lazer shantoja
Nji zog i vogël
Mbi ferrë kalon,
E nga përendimi
Dielli flakron.
O diell i dashtun,
M'kallxo ti mue
Un' der te qielli
Sa baj me shkue?

Shumë dit po bahen,
Qi jam n'udhtim;
T'udhtoj s'po mundem
Pa pasë pushim.
Në krahë jam lodhun,
Zemra m'ka lshue
Andej e ktejna
Tuj fluturue.

Gjith pemt e shkurrat
Losin prej eret:
Oh! Ç'fort i bukur
Vegim pranveret!
O pyje e fusha,
Qoftë Hyj me jue!...
Jam n'dhena t'largta
Tuj Fluturue.

T'endunin dielli
Asht nga e mbaron,
Dita po fiket
E nata fillon.
Ngushllim e ndihmë
Kush po m'jep mue?
Un' der te qielli
Sa baj me shkue?

COMMENTS