Vajza mbi vorr t'et.., Hilë Mosi

hile mosi, hil mosi
Për brî nji rrapi t'vjetër
Nji vorr ngrihet n'qetsi,
Ku mbrendë âsht tuej pushuemun
Nji trim, qi vdiq i ri.

Tek ka mbaruemun dita
E t'gjith n'qetsi pushon,
E veç mbi vorr nji qyqe
Me t'mallshëm zâ vajton.

Qe, nepër vorre duket
Nji hije tuej kalue:
Nji vajzë edhe e vogel
Çdo vorr shkon tuej shique.

Brî rrapi ajo ndalet,
Porsa nji vorr e shklet,
Q'i mbushun âsht me lule,
E njef se âsht i t'et.

Asaj i patne thânun,
Kur qau: "Un baben due!"
Se shpejt aj kish me ardhun,
M'e dashtë e m'e gëzue.

Me lot bërtet e shkreta:
"Çou babë e shkojmë në shpi,
E mâ mos m'len krejt vetun!...
Ec m'puth e m'rrok në gji!"


T'u dridhun qyqe zeza,
Qi der at'herë pat pra,
Këndon me za të thekshëm:
"Yt atë nuk çohet ma!"

Nër gjeth sikur nji tingëll
Kto fjalë përsriten krejt,
E vajz'e vogël rrxohet
Pa shpirt për dhè me t'shpejt.

COMMENTS