Atdhetari Ndoc Xhuxha, ndër filatelistët e parë shqiptarë

Ndoc Xhuxha, Nosh Xhuxha
Ndoc Xhuxha njihet si atdhetar dhe rilindas i shquar. Ai ishte njëri nga përfaqësuesit e Shkodrës që nënshkroi "Kanonizmën" e "Shoqërisë së të Shtypurit Shkonja Shqip" - krijuar në Stambollë më 1879.

Ndoc Xhuxha rrjedh nga një familje me origjinë nga Mirdita, të parët e të cilit kishin lëvizur nga Xhuxha e Komunës Fan në qytetin e Shkodrës. Xhuxhajt ishin një familje e kamur në Shkodër por martesa e Luçie Kolë Gjinaj (Xhuxha), mbesa e Ndoc Xhuxhës, me Prengë Bibë Dodën, Princ i mirditasve, e ngriti familjen Xhuxha më lart në prestigj.

Znj. Roza Xhuxha (Anagnosti) "Artiste e Merituar", dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi me Urdhërin "Mjeshtër i Madh", rrjedh nga ky fis.

Ndoc Xhuxha dhe i biri Kolë, janë ndër filatelistët e numizmatistët e parë shqiptarë. Mundësuar nga Prengë Bib Doda, koleksioni shqiptar i monedhave të arit të grumbulluar nga Ndoc Xhuxha u paraqit për herë të parë në ekspozitën numizmatike të organizuar në Vatikan, në vitin 1880.

shkodradaily.com

COMMENTS