Martin Camaj - Poetit të vdekun

martin camaj
Poet,
prap shiu vajtues ka tingllin e fjalës sate,
guri në mal peshën e vargjeve tua
e kanga hapsìn e qiellës së pafund.

Herojt që dikur rreshtove në karta
krahas me majet e bjeshkve tona
dimnit i mblon bora e verës mjeglla.

Poet,
êmnin tand mik vashat në mëndash qindisin
e hija e syve tù përvluesa u lot në bàll
e u humb ndër flokët e zez.

Miqt tù në ket dhè po shkruejnë si ti
edhe vargje të lira.
Miqt tù në ket dhè janë hije tronesh n'erë
ase bimë n'nji shpat të djegun.

COMMENTS