Lec Shllaku - Kush nuk e njef Shqipninë

kolec shllaku lec shllaku
Kush nuk e njef Shqipninë?
ku lenë dielli e ku lenë hana,
ku na rriten djemt si zana,
ku gjarpnojnë lumejt ndër fusha,
ku sorkallja lot ndër pyje
e ku qielli asht plot hyje?

Kush nuk e njef Shqipninë?
ku kullot lirshëm bagëtija,
ku trimnia asht t'u shtëpija,
ku rritet gruni e bimtë e tjera,
ku m'a bukur del prendvera,
ku kodrat janë të blerta
e ku vajzat janë t'sinqerta?

Kush nuk e njef Shqipninë?
ku me ngjyra çelin lulet,
ku kopeja si dimën ulet,
ku i kalter shkumzon deti,
ku i shishëm asht bylmeti,
ku parmenda gërvishtë aren
e ku bujku hulle faren?

Kush nuk e njef Shqipninë?
ku ka Toskë e ku ka Gegë,
si dy lule në i degë,
ku tingllon nji gjuhë e vjetër
Gjuha shqipe, sá asnji tjetër,
ku Leke e Lab kanë le
e ku Shqipja ka i fole?

Ky asht pra Vendi i ynë,
që na e fali Zoti ynë,
për t'a ruejt e për ta dashtë,
dhe anmiqt me i qitë jashtë,
shoq me shoq si vlla me vlla,
t'harrojmë brengat mas m'u vra.

COMMENTS