Hamid Gjylbegu - Vargu i jetës

Seifi Vllamasi, Hamid Gjylbegu
Erru nat' e sbardhu ditë,
Koha tek asht tuj kalue!
Deka vjen tuj u afritë,
Pa u pritë, pa u kujtue.

Deka vjen, po, pa dyshim,
Herë kadalë e herë me turr;
Ç'duket jeta me shpejtim,
Vargu i saj nuk mbaron kurr!

Ajo, ka vetëm ndryshime,
S'tretet dot, jo, me të vertetë,
S'ka fillesë, as s'ka mbarime,
Kje e asht edhe do të jetë.

Kushtue Dr. Sejfi Vllamasi (1883-1975, deputet dhe veprimtar politik në Shqipëri)

COMMENTS