Si lindi Digitalb?

digitalb, dixhitalb, digjitalb
DigitAlb është platformë televizive shqiptare me seli në Tiranë. Kjo platformë filloi transmetimet tokësore në korrik të vitit 2004, dhe transmetimet satelitore në fund të atij viti. Themeluesi i platformës televizive shqiptare DigitAlb është Dritan Hoxha (1968-2008), i njohur ndryshe si "Tani i Top-it".

Sipas informacioneve në Wikipedia:

"Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhes, filloi të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të aktorëve të ndryshëm te tregut.

Menjëherë u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe Durrësi dhe më pas një nga një, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një gamë e gjerë programesh, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematikë të platformës nisi të plotësojë "oreksin" e publikut për të ndjekur gjithçka donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë tepër të lartë të figurës dhe zërit, info elektronike EPG, dekoder të personalizuar me menu në shqip, deri më atëherë e pamendueshme. Për herë të parë lindën kanalet e fëmijëve 24 orë të dubluara në shqip.

Në Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, Digitalb shënon një hop të ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore, njëkohësisht. Kështu Digitalb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para dhe në vazhdimësi, Digitalb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale film, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, Digitalb ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit dixhitale dhe programacionit më të plotë dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë; në rajon e Evropë.

Në Dhjetor të vitit 2007 Digitalb implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive dixhitale; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfekte të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. Digitalb ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet dixhital filma, dokumentarë, sport, spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një Platformë Lider.

Digitalb, vazhdon të thyejë një-pas-njëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.

Më 3 nëntor të 2008-ës, Digitalb nis në transmetim tokësor dhe satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm DigiGold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të Digitalb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve.

Digitalb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazhe dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, çka e bëjnë të jetë gjithnjë e më atraktiv për publikun.

Ajo që e bën Digitalb të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët."

Sot Digitalb është kthyer në një ikonë të prodhimeve dhe investimeve Shqiptare. Ajo është platforma që bashkon shqiptarët në një ekran të vetëm kudo ku ato ndodhen.

COMMENTS