Kanga e kumbanares

ndoc mazi hero i popullit
N'mëngjezet e ftohta, kur acaria
ngrin ujt' e çatisë,
i mbledhun, i krrusun del nga shtëpia
i bir' i urisë.

I randë e i lodhun nga nata e kalueme,
me gjumë i pangimë,
drejtohet kah kisha e re e ndërtueme
plaku i thimë.

Derën e hekurt shtyn me ngadalë,
ku e presin litarët,
që tinguj t'argjanta të dalun valë-valë
përhapin mbi varret.

Por landa kumzore peshon pa mëshirë
mbi krahët e plakut,
litari i randë e hudhë pa vështirë
përpjetë varfanjakun.

Zorrët e barkut i dalin nga zori,
që frymën i merr,
at frymë që tingujt prej vjetësh nxori
e vuejti në terr.

N'sa djersët e ngrohta mbi ball' i pikojnë,
n'qytetin e heshtun përhapen tingllime,
mendon ai fmijtë që bukë pa pra kërkojnë
kur njerzia rreth kumbonës thur andrrime.

Qemal Stafa

__________

Vjershë e frymëzuar nga jeta e qytetit të Shkodrës, ku Qemali kaloi femininë e rininë e tij të parë. Qemali i ri asokohe kishte shoqëri me heroin e ardhshëm të popullit Ndoc Mazi (1916 - 1944), i jati i të cilit shërbente si kumbanar kishe. Jeta e tij e vështirë e nxiti Qemalin të shkruaj këtë vjershë. U botua për herë të parë në vitin 1945 në përmbledhjen përkujtimore "Qemal Stafa".

COMMENTS