Lules.., Hamid Gjylbegu

Albanian woman paint, Grua shqiptare piktur
Mori lulja me erë të mirë
Dal kadalë kjé tuj u rritë!
Un me ma të madhin dishìr
Ndeja ty gjithnji me të pritë.

Por nji herë prej sysh më ke tretë ...
Kur në mërgim m'u desht me shkue,
Prap do të vishe, veç, me t'gjetë
E me rrajë në shpì me të çue.

Prandej erdha sa ma parë
E prap të gjeçë, o moj e mjerë!
Por, tash era të kenka marrë
Kenke veshkun kaq me 'i herë!

Të paska fikë, o lulzë e gjorë!
Ma përpara kush të muer erë?
Krejt u thaftë e zeza dorë
Që ty të kputi në Prendverë.

COMMENTS