Hilë Mosi - Grueja Hotjane

hile mosi poezi grueja hotjane
Nji grue e vejume
Len ksollën n' mallim,
Ku jeten pat shkuemun,
Plot gaz e vajtim.

Me djepin mbas shpine,
Me shkopin në dorë,
Tek ulet prej malit,
Q' asht mbushun me borë.

Prej ksollës së dashtun
I duhet me dalë,
Prej tmerrit m' e pshtuemun
Të dashtunin djalë.

Derdh lot prej mallimit
Katundin tue pamë,
Se burri për kombin,
Atje i qe vramë!

"Lamtumirë!" tue dnesnuemun
Kësolles i thot,
E mollzat e faqes
I mbushën me lot.

N' vegim tek i duket
I shoqi ndër re..,
Ksaj shpirti i këputet
E rrxohet per dhe.

COMMENTS