Ema Ndoja

ema ndoja aktore e teatrit dhe kinematografise
Ema Ndoja ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 27 mars 1968. Ajo ka interpretuar një sërë rolesh si në kinematografi ashtu edhe në teatër. Në vitin 1986 ka qenë prezantuese e Festivalit të 25-të të Këngës në RTSH. Në vitin 1988, Ema Ndoja ka kënduar siglën e programit "Ju përshëndesim nga ekrani", përkrah legjendës së muzikës shqiptare Frederik Ndoci, të titulluar "Faleminderit", me muzikë të Ardit Gjebrea dhe me tekst të Zhuliana Jorganxhi.

Ema Ndoja është e martuar me Rezzo Schlauch, një avokat dhe politikan gjerman.

Disa nga rolet e Ema Ndojës në kinematografi janë: Rina në filmin "Në prag të jetës", Mirketa në filmin "Guri i besës", Linda në filmin "Vrasje në gjueti", balerina në filmin "Pranvera s'erdhi vetëm", Donika në filmin "Balada e Kurbinit", Ana Perlati në filmin "Fletë të bardha", etj.

rezzo schlauch, ema ndoja
Rezzo Schlauch dhe Ema Ndoja

COMMENTS