1 Maji, në kujtim të përpjekjeve për të drejtat e punëtorëve

1 maji dita nderkobetare e punetoreve, dita e punes
Dita e Punës ose Dita e Punëtorëve festohet më 1 Maj të çdo viti në shumë vende të botës për të kujtuar angazhimin e lëvizjes sindikale dhe arritjet e punëtorëve në fushën ekonomike dhe sociale.

Arsyeja që çoi në fiksimin e një dite dedikuar punës dhe punëtorëve e ka zanafillën nga një miting të organizuar në New York (SHBA) më 5 shtator 1882 nga një ndër organizatat më të rëndësishme të punëtorëve amerikanë në vitet '80 të shekullit XIX, e cila njihej me emrin "Kalorësit e Punës" (Knights of Labor). Ky miting kishte si qëllim që punëtorëve t'i njihej e drejta e tetë-orëshit ditor; tetë orë për punë, tetë orë për kohën e lirë dhe tetë orë për pushim. Dy vjet më vonë, në 1884, në një manifestim të ngjashëm "Kalorësit e Punës" miratuan një rezolutë që manifestime të tilla të organizoheshin në një ditë të caktuar të vitit. Në marrveshje me sindikatat e tjera të punëtorëve, u sugjerua që manifestime të këtij lloji të kishin si bazë vjetore 1 majin.

Këto përpjekje çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në vitin 1867 në Illinois (SHBA). Shoqata ndërkombëtare e punëtorëve, themeluar në Londër vitin 1864 e cila njihej si "Ndërkombëtarja e parë", kërkoi që një legjislacion i tillë të miratohej edhe në Evropë.

Por, çfarë çoi përfundimisht në zgjedhjen 1 majit si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishin incidentet e rënda që ndodhën në një përleshje midis forcave të rendit e punëtorëve në protestë, më 4 maj 1886 në Chikago (SHBA), duke shkaktuar shumë viktima midis dy palëve. Kjo përleshje, e njohur si "Kryengritja e Haymarket", erdhi si pasojë e brutalitetit të ushtruar një ditë më parë kundër punëtorëve në grevë nga policia, e cila kishte shtënë me armë kundër protestuesve duke vrarë katër nga ata e plagosur disa të tjerë.

Një vit më vonë, disa nga protestuesin e Haymarket u dënuan me vdekje e disa të tjerë me heqje lirie. Disa ditë pas sakrifikimit të Martirëve të Çikagos, punëtorët e Çikagos organizuan një demonstratë masive në shenjë zie, dëshmi se idetë e tyre nuk kanë vdekje.

Në Evropë, celebrimi i festës së 1 Majit është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë dhe laboristë të organizatës "Ndërkombëtarja e dytë", në një mbledhje të zhvilluar në Paris në vitin 1889.

Më 1 maj është një ditë feste kombëtare në shumë vende të botës, por vetëm në disa prej këtyre vendeve ajo festohet në mënyrë specifike si "Dita e Punës" ose "Dita e Punëtorëve".

Në Shqipëri, "Dita e Punëtorëve" është festë zyrtare e festohet më 1 maj. Per herë të parë në Shqipëri, festa e 1 Majit është festuar në vitin 1905 në qytetin e Shkodrës.

shkodradaily.com

COMMENTS