Pesë Maj

S' â mâ. Porsi e patundshime
Mbassi për vdek' rrektovi,
Mbeti kufoma e shuejtuna
Njaq frym' tek e shkretnovi,
Njashtu n' ket lajm gjith rruzulli
Trandë e topitun jet,

Ktij njeriu fati t' hequnat
'Ré tu' i a vûm pa fjalë;
E s' din e till' kur rishtasi
E vdekshme 'i kamb' do t' dalë
Me gjak gjurmën të rîmunën
Qi ktij vjen e i a shklet.

Sá m' fron ai ndriti êmeja
Zanë, eshti tek e pá;
Kur, pa i u kputun fijeja,
Shkjepoi, u ngref e rá,
N' valle të njimij zaneve
Të ngjitej s'pat kujdes:

Virgjën ndër lavde t' shituna
E ndër dhuni poshtnuese,
Squhet tash trand' nga t' errunit
E 'i rrezje kaq vezlluese
Dhe 'i kangë i vndon mbi t' mbetuna,
Oi ndoshta kurr nuk vdes.

Q' me Piramid' gjatë Alpevet,
Q' me Rren te Manzanari,
Fill me vetimë i lshoheshin
Rrufét ktij guximtari:
Shpërtheu nga Scylla m' Tanai,
Nga 'i dét e m' tjetrin çau.

Qe 'imend lumni? Të ardhshëmvet
Ket gjyq t'vishtir': na t' tanë
Ballin t'i a ulim t' Epërit
Ndërtues, qi 'i gjurm' mâ t' gjanë
Nga fryma e vet krijueseja
Mbi tê me gdhenun dau.

Të stuhishmin e t' trandunin
Gzim t' 'i të madh shestimi.
Roshkun n' nji shpirt qi rryeshëm
Shërben nga e josh' sundimi;
Dh' e mbrrîn, at çmim tue marrun ai
Marri m' e prit' qi isht,

T' gjitha i provoi: e t' ambëlën
Lumní mbas rrezikimit,
Fitore dhe të hikuna
E fron e idhní mërgimit:
Dy her' në pluhën prûjtasi,
Dy her' mbí ltér madhnisht.

Ai e la nám: dy rruzulla,
Kundra sho-shojt m' arm' ngritun,
Rreth tij si t' pîm po silleshin
Fatin si t' i'n tue pritun;
Ai urdhënoi të heshteshin
Gjyqtár mbi ta dhe u ngref.

E u zhduk; dit't edhe plogtasi
M' at breg sa grima i shkimë;
Resën qi flet t' pamatunën
E njat mâ t' idhtën dhimë,
E mnín njat të pashueshimen
E mallin cak qi s' njef.

Porsi mbí krye të t' mbytunit
Vala randon e dendun,
Vala, mbí t' cilën t' namunit
Ngref' n' e par' tu' i u endun,
Syt me dalluem i mateshin
Brigje të largta m' kot;

Njashtu i kujtime'et grumbulli
Mbi njiket shpirt u lshue!
Se shum, heu, vehten t' ardhshëmvet
Mori kesh me u kallxue,
Dhe m' t' amëshuemet letëra
Dora këput' s' i lot!

Se shum, heu, n' muzg të shuejtunin
T' njij dite plogtas kryem,
Me rrez' si zhgjeta t' uluna,
Me krah' m' parzëm mbërthyem'
U ngrî; dhe i ditve t' shkuemuna
Kujtimi idhtë i u qas!

E t' ndrruemt përblou t' shatorrevet
E t' shembunat llogore,
E t' zjarrtat arm' t' aradhevet
E t' kualvet val'n mizore,
Urdhnin edhe të premunin
Ndigjesën dhe m' at ças.

Ah! ndoshta mbas kaq vuejtjeve
Lodhun ky shpîrt zateti,
Dhe zemra e lshoi: por s' Epërmi
E fort' nji dor' përspjeti,
Dhe ndër ajrí ma t' pastërta
Plot dhimbë ajo m' a çoi;

Dhe shtigjeve t' lulzuemuna
Të shpresës s' bardhë i prîni,
Te njaj shpërblim dishirevet
Q' u a del, te i epër vrrîni,
Ku shuen ndërshej terrinavet
Lumnija qi kaloi.

Qiellore e bardh'! Bamirseja
Ti, o Fé, mësue n' gadhní:
Edhe ktê shkrueje; gzou edhe,
Mâ e rrebt' se nji madhní
Asaj korije s' Gòlgotes
Der' m' sot' jo, s' i u përkul.

Nga t' mbetunat e lodhuna
Çdo fjal' ti t' rand' largoje:
Ai Zot qi rrpos' dh' ep t' ngjallunit,
Qi lodhë 'e di' t' ngushlloje,
Mbi shtrojë-o shkret të lanunën
Atij përanë i u ul.

COMMENTS