Kam mbet jetim.., Dom Ndoc Nikaj

dom ndoc nikaj
Gjetht jan tui ramun, era tuì fry,
Lulet kréjt kputen, bima tui shdèsh,
E koha kohen m'nji tui e shty,
Vjeshta tek duket, vjen me na ndèsh;
Mù m'lkundet zemra gjith n'permallim:
Kam mbét jetim!

Vyshken e thahen gjemat nder pèm,
Faqen, tui ndruè, toka difton,
Zèmra m'shterngohet prèj hidhnimit t'ém,
Rri tui kujtué, per mende m'shkon
Bàb e nàn pata, m'làn vetem shqim:
Kam mbét jetim!

Shof fmin e tjerve t'veshun e t'gzùm,
Kah i puth nàna, kah i merr me t'mir,
Me petka t'bukra e t'lam e t'ndrrùm,
T'veshun e t'mbathun me petka dlir,
E mu m'thèr zemra mbush me vajtim:
Kam mbét jetim!

Ndij fmin kah thrrasin, Nàn, gjith sa hèr,
M'bahet se zemra m'thot edhe mù,
Nàn, kuj me i thirrun t'pakten nji hér,
Por nuk kam nàn, m'épet me vajtù,
Vrap ngas kah shpija plot me hidhnim:
Kam mbét jetim!

Rrì si i vorfen gjith-hér m'njen an,
Kush nuk m'ven n'préhen kush nuk m'pergzon
Kréjt jam i vétem prej se s'kam nàn,
E n'terr moti gjith' hér mù m'shkon,
Nuk m'qéshet buza, nuk kam kurr gzim:
Kam mbét jetim!

Por sa t'dal vjeshta, dimni po vjen,
Me bòr, me akull, me t'ftoft, me èr,
E mù n'prehen nuk ka kush m'shtjén,
Por nji brì zjarmit n'm'lshoft kush per ndér,
S'ka kush me m'shtrue as me m'qit mblim,
Kam mbét jetim!

Jetim kam mbetun, jetim me rrnù,
N'neper dùr t'huja, pa bàb, pa nàn,
Fort e vshtìr qenka jeten me shkù,
Kush s'm'a din t'kéqen, veç kush m'ka dhàn,
M'thirr nàn qi t'vi te ti fluturim:
Kam mbét jetim!

COMMENTS