Kanga e djepit.., Hilë Mosi

hile mosi
Nina e nana, o i bukur kërthi!
Flej' nji gjum' t'ambël, o i dashtun fëmi!
Nina e nana, o gushëpëllumb;
Flej' ti, o njome, kënaqu me gjumë!

Nina e nana me mall të këndon,
Nana e dashtun kurr dore s'të lshon.
Nina e nana nis gjumi me t'ardhë;
Flej' m'u rritsh, bir, me nji faqe t'bardhë!

Nina e nana, ti flej në qetësi,
Ty të pastë nana, moj shpirt e dashni!
Nina e nana po të ve me fjetë:
Flej' ti, o njome, bafsh gjumin e lehtë!

COMMENTS