Sandër Saraçi

sander saraci
Sandër Saraçi, i biri i Gjokë Saraçit, është lindur në Shkodër në vitin 1895. Ai kishte një motër, i cila quhej Adelajde (Lajde), dhe tre vëllezër; Çatin, Patuk dhe Tonin.

Mësimet e para i ka bërë në Kolegjin e Jezuitëve, në qytetin e lindjes, dhe pastaj ka mbaruar shkollën e lartë tregtare po aty. Pastaj ka shkuar në Vjenë (Austri) pranë një firme austro-shqiptare dhe ka bërë dy vjet pratikë. Në vitin 1916 e emëruan Kryesekretar i Bashkisë së Shkodrës dhe në vitin 1921 Kryesekretar në Ministrinë e Punëve Botore. Në vitin 1924 e emëruan Sekretar i Përgjithshëm i asaj Ministrie, deri më 1932. Në atë vit u zgjodh deputet i Shkodrës dhe më 16 janar 1933 u zgjodh Ministër.

COMMENTS