Injac Zamputti - Jetë e thjeshtë

Shkodra, bariu me dele, Shkodres
Ku a fija e barit
delet kullotë,
dimnit a veret
nji uratë veç thotë:

"M'i ruej, Zot, delet
gja mos t' m' i gjejë,
pse n' voter t' shkretun
nji plak' pret ndejë.

Pret t'i kthej' djali
kur muzgu bjen,
safen ka gadi
ku tamblin shtjen."

Si thotë uraten
me fyell vallzon,
ndoshta rreziqet
aj i a largon.

Qe: turret ujku
mbi kingja të butë,
delen e hangri,
njat delen rutë ...

Por zani i fyellit
ndryshon me 'i herë:
ujkun e vjeter
e msyn per mnerë.

Rrethohet loku
pse u dha 'i kushtrim,
prap n' livadh delet
blegrojn' me gzim.

Ka pshtue mirë grigja,
e 'i melodi
i flet permallshem
tash zemres s' ti:

Zdrypin prej qiellet
plot Orë e Zanë,
andrrat e bukra
barin' kan' xanë ...

Per rreth tij siellen
t' tan' valle e kcim
vashat e bukra
qi sheh n' vegim.

Por tret' vegimi:
doren ka shtri
me kap' ma t' bukren
qi ka perbri

N' dor' vetem fyelli
pa za i ka mbetë.
E tash? ... Nder andrra
nis' prap me tretë.

Derisa delet
t' jen mir' rreshtue,
me shkue kah shpija
pse ka prendue.

Per dit' vijn andrrat
me Zana e Orë;
per nat' del nana
me saf' në dorë.

COMMENTS