Gjergj Fishta - Meshtari i Malcis

gjergj fishta meshtari i malcis
 natë, e rreh veri
Termales s'errmyeshme,
Njaj rave së thyeshme
Kush njitet, i mjeri?
Nper krepa - me thepa,
Thiu i eger me bisha
Ku 'rvatet ndër pisha?

Ke nami kshtu qilli,
Qi bjeshkve rreh drumin
N'ket kohë qi ban gjumin,
Po, robi se i cilli,
E i pas'ni - e i papas'ni
Ndër troje rrin t'veta,
Aj kapet perpjeta?

A'i shuemi â Meshtari,
Qi atje ndër malcina,
Ku gjyq â martina,
Ku i forti â bujari
Aj veten - e shndeten
E shkrîn per Fe t'lume
Prej qiellet t'dergueme.

E thirren me shkue
Ke nji, qi perbri
Veç deken tue ndie,
Dishron me pajtue
Per t'thanme - e per t'lanme,
Per vepra e per kshille
Me t'Bukrin e qill'e.

E çohet i ngati
Prej shtrojet vobsijet,
Ku, i lodhun krezhmijet,
Pushote atij shtati
Mbi kashta - të vrashta,
E krepit aj njitet
Permallshim kah pritet.

Ehu! T'forta mendime
I bjen tash mbi krye
Kah, raven tue thye
Nper borë me kambë t'ngrime
Terthores - e rrmores
Shkon naten pa hanë
Gjurmë gjakut tue lanë.

Tash gzimet shpijake,
Tash n'mend i bjen shkolla
Me msime të holla,
Ku zemra zamake
I gzote - aso bote
Me letra e me Unjilla
Njatë paqeë, qi nep qilla;

E t'prujtun e t'shamet
Mendon per shkretí,
Me t'cillat atí
Ky shekull ofshamet
E msimet - e urimet
E psimet per Fe
Perligjet n'ketë dhe.

E fshan aj me veti;
- E ndiejn Hyu e malet -
Por rrugës aj nuk ndalet,
Veç shpatit - per s'gjatit
Ke i ligu me mall
Veç shpresen m' ia njáll.

Gajret! O i pushtueshem
Zyrtar i shelbimit,
Gajret! E njerzimit
N'terr t'shekllit t'trishtueshem
E t'errun - e t'djerrun
T'bardhë shpresen ti ndezja,
Ka' e diellit vjen rrezja.

Ti flaka je e Unjillit,
E cilla do t'shndrise
Nper male, mbi fise;
Ti lajmi je i qillit
Qi t'vetmin - e t'mbet'nin
Do t'kambe të mjerin,
Lot sŷsh do t'ia terin.

Nper ty, po, me kija
Kullotë e me dele
Sod ujku n'zabele,
Si foli Izaija;
Pse i dashtun - e i dashtun,
Shkrefë armët, ti, mizore
E mnín shuen gjaksore.

Nder vese të veta
I kalbun kranari,
T'qestisë ty, qyqari;
Por Engjyj e Mbreta,
Por t'diejshem - e t'viejshem,
Por mendet e mbara
T'perkulen perpara.

Gajret! Pra, n't'vishtira,
Qi hiekë per Fe t'lume,
Pse jeten e gzueme
E amshuemja ty e Mira,
Qi Prillin - e diellin
I ban me gazmue,
N'Parriz t'ka shenjue.

COMMENTS