Shkodra asht...

Kalaja Rozafa, Shkoder
Shkodra...
asht nji rrugice e vjeter
me muret e laguna prej shiut
qe s'din me pushu, me muret e nalta
qe s'dijne me mbaru...

Shkodra asht nji rrugice e vjeter
mes oborresh me lulebore
ku dhe vitet ndalen
per me i marre ere...

Shkodra asht nji vajze brune
qe t'kalon afer
pa ti hedhe syte
e ti e ndjen se vdes per aromen e saj
e kur ke mbete vetem
kthehet e te perqafon
e ti derdh floket
neper sup.

Shkodra...
asht gruaja e bukur
e historive t'pafund,
Shkodra asht nji adoleshente
qe skuqet prej puthjes se pare
e nuk din çka ban...

Shkodra asht e vjeter
kur zbehet n'mendimet e ngurta,
Shkodra asht e re
kur shfleton pranverat tan shprese...

Shkodra asht nji ballkon,
kitarre, deshire, anderr, buze,
lumenj qe puthen poshte kalase.
Shkodra asht poezi,
vargje me aromen e blinit...
Shkodra asht emocion i hanes
qe shndrite permbi liqen
asaj rruge te ngushte
ku njerezit dashurojne fshehtas
e natyra hesht
sikur s'ka pa asgja...

Shkodra asht e cuditshme,
e mistershme,
e bukur,
e brishte,
e njome,
e llastume,
e dashtun...

Shkodra asht nji jete...

__________

Poezia titullohet "Asaj" - nga Klodian Kojashi

COMMENTS