Botë më vete

Më pëlqen kur më thonë "ti je botë më vete", edhe pse e di se nuk është një kompliment.

"Ti je botë më vete", ashtu siç e mendojnë ata, do të thotë "ti je e çmendur".

Nuk jam e çmendur. Jam e lënduar, prandaj nuk dua t'ia di se çfarë mendojnë të tjerët.

Fundja, ata nuk dinë pos të bëjnë një milion pyetje: Pse kështu? Pse ashtu? Pse pa fund. Asgjë tjetër. Duan vetëm të shuajnë kureshtjen e tyre.

Nuk është se mërziten vërtetë për mua a për dikë tjetër. Njerëzit janë të shurdhër ndaj dhimbjes shpirtërore.

Sot çdo gjë është vetëm interes. Ndoshta kështu ka qenë gjithnjë.

Botë më vete (shënim i Zonjës Z) - Albatros Rexhaj

The Passenger in Cabin 54, painted in 1896 by French artist Henri de Toulouse-Lautrec



COMMENTS