Musa Gjylbegu (1904-1950)

Musa Gjylbegu, Ministër i Bujqësisë
Musa Gjylbegu lindi në vitin 1904, në qytetin e Shkodrës.
Mbasi ka mbaruar gjimnazin në Shkodër, vazhdoi studimet për ekonomi në Mynih të Gjermanisë.
Gjatë viteve 1943-1944 kishte qenë Ministër i Bujqësisë dhe Ministër i Punëve Botore (një ministri që kishte si detyrë të merrej me rrugët, urat, kënetat, etj).

Akuzohej se duke punuar në vitet 1930-1939 në zyrën e statistikës në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare kishte qenë "zogist i flaktë, se gjatë luftës kishte qenë në Itali për tregti, se kishte marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë si Ministër, se ka strehuar 15 ditë në shtëpi Mehdi Frashërin", etj. Duke besuar verbërisht se ishte njeri i pastër, ai dorëzohet më 21 tetor 1946 me rastin e amnistisë së asaj kohe. Më 19 maj 1946 dënohet së bashku me Sali Vuçeternin me burg të përjetshëm.
Vdiq në burgun e vjetër të Tiranës më 10 dhjetor 1950.

COMMENTS