Pal Engjëlli, humanist dhe bashkëpunëtor i Skënderbeut

Në plejadën e humanistëve të shquar shqiptarë të shekujve XV, XVI, një vend të merituar ka Imzot PAL ANDREA ENGJËLLI nga familja e njohur e Engjëllorëve, Dukë të Drishtit, familje e njohur patriote që luajti një rol me rëndësi në mesjetën shqiptare e sidomos në periudhën e Skënderbeut. Kjo familje me titull fisnikërie kishte lidhje të ngushta me familjet kryesore princërore shqiptare të kohës.

Mikel Prennushi
Prof. Dr. Mikel Prennushi
Pal Engjëlli jetoi e veproi në epokën e Skënderbeu si prelat fetar e si humanist i përmendur dhe diplomat i shtetit të përqëndruar arbëresh të kësaj kohe. Pothuajse bashkëmoshatar me Heroin Kombëtar, ai qe njëheri edhe mik i tij, siç pohon disa herë Marin Barleti në veprën e njohur "De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis" Roma 1508-1510, qe këshilltar dhe diplomat i tij.

Pal Engjëlli lindi në vitin 1417 dhe vdiq rreth viteve 1469-1470. Ai qe arqipeshkëv i Durrësit.

Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti jep këtë karakterizëm për Pal Engjëllin:

"Ky kryepeshkop qe epirot, nga kryeqyteti i Drishtit, bir i Andrea Engjëllit për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me mendje shumë të lartë e me zotësi të rallë në të folur (në gojtari), me dituri si askush dhe i vaditur në letërsinë e shenjtë dhe në letërsinë humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë e zakone... burrë që Skënderbeu e mbajti mbi krye për maturinë e tij, kulturën e pastërtinë e jetës, burrë që e respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull të gjithë epirotët dhe arbërit..." (M. Barleti "Historia e Skënderbeut" T, 1964, fq. 395, 430).

Imzot Pal Engjëlli është i njohur sepse prej tij kemi të shkruar në gjuhën shqipe "Formulën e Pagëzimit", të parin dokument të gjuhës shqipe të shkruar. Është viti 1462.
Duke u gjurmuar në bibliotekën Laurentiana të Firencës, dijetari rumun Nikolae Jorga e gjeti këtë frazë në gjuhën shqipe dhe e botoi më 1915 në veprën e tij "Notes et extraites pour servir à l'histoire des croissades au XV siècle" (Bukuresht, 1915, f. 195).

Në udhëzimet e porositë që Pal Engjëlli, me cilësinë e kryepeshkopit të Durrësit, i jepte klerit të dioqezës së Lisit në Mat, ku shërbente peshkop Andrea, ndër 37 fletët në pergamenë që përmbante ky dokument në gjuhën latine (formati i fletëve 20 x 14 cm), dijetari rumun gjeti dhe dy radhë të shkruara në gjuhën shqipe me alfabet latin:

"Unte' paghesont peremnit Atit et Birit et Spertit Senit".

Këto radhë janë shkruar në faqen 4 (në krye) të këtij dorëshkrimi latin. Duke lexuar këtë raport të Pal Engjëllit mësojmë se ai si kryepeshkop kishte mbledhur gjithë klerin e dioqezës së Matit në kishën e Shën Trinisë, më 8 nëntor 1462 dhe se atje ndër udhëzime të tjera i jepte porosi klerit që prindërit në mungesë të priftërinjve mund t'i pagëzonin fëmijët e tyre me këtë formulë duke u hedhur pakëz ujë mbi krye. Dihet se dioqezi i Matit varej nga Ipeshkvia e Durrësit dhe se në Mat janë mbajtur në atë kohë shumë kuvende kishtare. Formula e shkruar në shqip dhe e përdorur në ritet fetare të kohës tregon një shfaqje të gjallë të patrotizmit nga vetë Pal Engjëlli dha nga vartësit e tij. Jemi në kohën e luftrave fitimtare të Skënderbeut kur heroi ynë kombëtar quhej në dokumente "DOMINUS ALBANIAE" - Zot i Arbërit.

Në Bibliotekën Laurentiana të Firencës ky raport i shkruar nga dora e Pal Engjëllit në 37 fletë, mban numrin e inventarit 1167 dhe ruhet si një ndër dokumentet e çmuara të kësaj biblioteke të kohës së Rilindjes Europiane.

Në vitet 60-të të shekullit XV, Pal Engjëlli, si diplomat e këshilltar për punët e jashtme i Skendërbeut, qe aktivizuar shumë. Ai e shoqëroi Skënderbeun në vizitën katërditore që bëri në Raguzë (Dubrovnik) dhe në Itali më 1461.

Dihet historikisht se Republika e Raguzës pati marrëdhënie të mira me Gjergj Kastriotin gjatë gjithë kohës që Shqipëria kalonte provën e rëndë të ballafaqimit luftarak me forcat e pushtuesve osmanë. Në Raguzë, fjalimeve mburrëse të udhëheqësve raguzanë për Skënderbeun dhe popullin e tij, Pal Engjëlli, siç na tregon Marin Barleti, iu përgjigj paralelisht me një oratori të rrallë, duke lavdëruar zhvillimin kësaj republike dalmate, shkencën humaniste dhe artet që atje kishin lulëzuar. Ndër të tjera në fjalimin e tij ai tha:

"... Këtu në Raguzë lulëzojnë të gjitha artet e lira, filozofia, teologjia, shkenca e ligjeve dhe disiplinat e tjera... Unë ju jap fjalën e zotohem se për të mirat që na keni bërë, kujtimi juaj, emri juaj dhe i qytetit tuaj do të jenë përgjithmonë të nderuar sa të rrojë Epiri, do të jenë ngulitur thellë në shpirt, në mendjet dhe zemrat tona".

Vërtetë se kjo pjesë e fjalimit të Pal Engjëllit është krijim i penës mjeshtërore të Marin Barletit, po dihet gjithashtu mirë fort se në farkëtimin e miqësisë mes Raguzës dhe shtetit të Arbërit, një rol me rëndësi ka luajtur Pal Engjëlli. Natyrisht të dy shtetet fshqinje ishin të interesuara për një bashkëpunim në luftrat mbrojtëse kundër hordhive osmane. Dihet gjithashtu se Pal Engjëlli qe një humanist dhe konsiderata e tij për lëvizjen humaniste përparimtare të njerëzimit qe e madhe.

Imzot Pal Engjëlli, si diplomat, u përpoq të afrojë shtetet e interesuara në aleancën kundërosmane. Shqipërisë në atë kohë i interesonte të kishte marrëveshje e aleanca me Raguzën, Hungarinë, Venedikun dhe me vende të tjera. Në këtë drejtim përpjekjet nuk munguan, e sidomos nga ana e Pal Engjëllit. Autoritetin e tij fetar e shfrytëzoi plotësisht në dobi të atdheut. Kështu, si shoqërues i Skënderbeut në vizitën në Itali më 1461, ai u tregua i shkathët në marrëveshje me mbretërinë e Napolit, me Papatin dhe në takime me princër të tjerë. Gjithashtu edhe Traktati i Gaeta -s është vepër e Pal Engjëllit (1461). Shteti i përqëndruar i Arbërit nën udhëheqjen e Skënderbeut kishte nevojë për ndihma materiale e morale, kishte nevojë për aleatë në luftën e pabarabartë kundër pushtuesve osmanë që derdheshin çdo vit kundër kështjellave tona me sulmet e tyre të tërbuara.

Më 1464, Pal Engjëlli, si i dërguar i posaçëm i Skënderbeut, kreu një mision diplomatik pranë kontit Sforza të Milanos. Në letërkredencialet e paraqitura shprehet qartë misioni i tij i rëndësishëm në kërkim të një aleance dhe të ndihmave materiale. Skënderbeu, siç na e tregon dhe Fan Noli, kishte pasur letërkëmbim me kontin Sforza që në vitin 1461. Siç duket, misioni diplomatik i Pal Engjëllit pati sukses fillimisht, po më vonë nuk dihet përse ndihma materiale për Shqipërinë trime qe reduktuar. Pikërisht në ditët kur Pal Engjëlli ishte në Milano, humanisti i shquar italian, Françesk Filelfo u drejtonte letra princërve italianë si dhe dogjës së Venedikut, Kristofor Maurit, në të cilat shpreh gjithë simpatinë dhe përkrahjen për luftën e drejtë që bënin shqiptarët. Përmbajtja e letrave lë të kuptohet se Pal Engjëlli e ka takuar edhe Françesk Filelfon, njëri me influencë dhe humanist i përmendur. Në letrat e tij Filelfo shkruan:

"Skënderbeu është shpirtmadh dhe i stërvitur në mes të turqve që në moshë të re... Pas tij janë shumë kalorës dhe këmbësorë shqiptarë nga më trimat. Midis gjithë kombësive të tjera ndërmjet Danubit e Adriatikut dhe kufijve të Italisë, shqiptarët qenë të vetmit që u bënë ballë turqve me trimëri të madhe..."

Dhe më poshtë:

"Skënderi pra, do të ketë mundësi të japë një kontribut jo të vogël në çështjen tonë të përbashkët... Fuqive të tij do t'i vinë në ndihmë dhe fuqitë ushtarake të Kontit Sforza, të këtij princi trim e të përmendur..."

Pal Engjëlli diti të mbrojë drejt çështjen shqiptare dhe të bëjë përkrahës edhe në principata të tjera të Italisë. Nuk duhet të na habisë fakti që një kryepeshkop luan kaq mirë rolin e një diplomati. Në Mesjetë, klerikë, shkencëtarë, shkrimtarë kryenin këto detyra duke përfituar nga prestigji që gëzonin, gojëtaria dhe mençuria. Kështu, në Mesjetë edhe Dante e Bokaçio qenë ambasadorë, po ashtu si matematikani e stronomi shqiptar, Gjon Gazulli, presbiter, (prift i nderuar) qe për disa vite sherbeu si i dërguar i posaçëm i Skënderbeut në Republikën e Raguzës, radhazi me vëllezërit e tij Pali dhe Andrea. Në dokumentet e kohës: "Johannes Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus (Gjon Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumë i çmuar) qe edhe profesor i Universitetit Al'Bo' të Padovës.

Pal Engjëlli qe diplomat i Skënderbeut edhe në marrëdhëniet komplekse e të vështira me Republikën e Venedikut. Këtë e dëshmon edhe një marrëveshje e datës 13 shtator 1465, në të cilën Pal Engjëlli nënshkruan "në emër të madhnueshmit Skënderbe" si dhe konsultimet e shpeshta e të herëpashershme që bëri Skënderbeu me të lidhur me marrëdhëniet me Venedikun.

Duke punuar me ngulm, mençuri e atdhetarizëm për një politkë të jashtme sa më aktive në dobi të çështjes kombëtare, Pal Engjëlli nuk harron asnjë çast se burimi kryesor i forcës shqiptare qëndronte në bashkimin e popullit të të gjitha krahinave nën udhëheqjen e Skënderbeut, nën një komandë të vetme e të drejtë. Prandaj në fjalimet e tij para popullit ai mburri kurdoherë këtë figurë kryesore të qëndresës shqiptare. Në një nga fjalimet e tij para luftëtarëve shqiptarë, sipas Marin Barletit, Pal Engjëlli më 1641 tha këto fjalë për kryetrimin e atdheut tonë:

"Fatbardha dhe fort të lumtura janë ato republika, mbretëri e shtete, që qeverisen nga njerëzit më të mirë dhe më të ditur... Në kohën e sotme ne e shohim qartë si drita, se këtë fat e kanë pasur Arbërit tanë, të cilët qeverisen nga Skënderbeu, i vetmi princ aq i ditur, aq i mirë dhe kapidan i pathyeshëm..."

Këto fjalë tregojnë konsideratën e lartë të Pal Engjëllit për Skënderbeun. Ata ngjallën besimin e krenarinë e popullit për këtë figurë politike e ushtarake, për këtë njeri me virtyte të larta, simbol i popullit të vet.

Me autoritetin e tij kishtar Pal Engjëlli u përpoq të realizojë dhe bashkimin e koherencën mes princërve shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut. Një vepër e mirë e tij është sidomos ajo që, me përpjekje e maturi, më 1459 pajtoi mes tyre princërit dukagjinë me Skënderbeun, duke shmangur një përçarje mes rradhëve të shqiptarëve apo një gjakderdhje të kotë.

Nuk ka dyshim se në politikën e jashtme të shtetit arbër, në shekullin XV, një rol të rëndësishëm ka luajtur Imzot Pal Engjëlli si një i ditur, i kulturuar dhe i besuar i Skënderbeut, si prelat kishtar që me autoritetin e prestigjin e tij ndikoi me atdhetarizëm në ngjarjet e kohës.

Ai është figura e diplomacisë shqiptare së kësaj periudhe që shënoi një epokë dhe diplomati i parë shqiptar që njohim deri tani.

Pal Engjëlli, si figurë historike, atdhetare e humaniste i atribuohet dhe një meritë tjetër. Mendohet se ai është autori i një historie të Skënderbeut në gjuhën latine e botuar në Venedik më 2 prill 1480, pra gati 30 vjet para veprës së Marin Barletit. Për herë të parë dhe i vetmi që e shfrytëzoi këtë vepër është historiani italian G. Biemmi i cili botoi më 1742 në Breshia (Brescia) "Istoria di Giorgio Scander'begh". Ai pohon se historinë e Skënderbeut të vitit 1480 e gjeti në një bibliotekë dhe e shfrytëzoi gjërësisht për veprën e tij, ashtu si dhe vepra të tjera, si atë të Barletit dhe të shumë autorëve të huaj mbi Skënderbeun. Vetë Biemmi na e jep titullin e kësaj vepre, titull të cilin e gjeti në fund të librit, meqenëse fletët e para qenë të grisura: eksplicit Historia Scanderbeghi, EDITA PER QUONAM ALBANENSES..." (Këtu merr fund Historia e Skënderbeut, botuar prej një shqiptari...). Meqenëse autori mbeti anonim, Biemmi e quajti "Antivarino" apo në gjuhën shqipe "Tivaresi". Biemmi na thotë edhe se Tivaresi e shkroi historinë e Skënderbeut edhe mbi bazën e dëshmive të vëllait të tij, i cili shërbeu si oficer në gardën e Skëndebeut.
Duke marrë parasysh këto të dhëna si dhe të tjera, historiani ynë i njohur Fan Noli, me të drejtë mendon se ky autor anonim nuk ka kush të jetë tjetër veçse Pal Engjëlli.
Historiani gjerman Franz Babinger e ndonjë tjetër, pa u thelluar, e kanë menduar historinë e Skënderbeut të vitit 1480 një shpikje të Biemmit, po kjo kundërshtohet me të drejtë se kjo histori ka të dhëna e datime më tepër se ajo e Barletit dhe se më vonë këto të dhëna janë vërtetuar nga dokumentacioni, se kjo histori është një burim i pavarur, se ajo është më realiste e me një vështrim më kritik se veprat e tjera dhe së fundi, një gjë të tillë Biemmi nuk kishte arsye të bënte.
Duke arsyetuar mbi këtë çështje, domethënë mbi autorësinë e veprës dhe mbi veprën, Fan Noli bie në konkluzionin e arsyetuar se kjo vepër është shkruar nga Pal Engjëlli, sepse prej një njeriu të ditur si ky mund të pritej një vepër e tillë, se Engjëllorët vërtetë kanë qëndruar në Drisht, po në zotërimin e tyre ka qënë Tivari dhe se Pal Engjëlli, kryepeshkopi i Durrësit, kishte vërtetë një vëlla të tij, Pjetër Engjëllin, oficer të gardës së Skënderbeut dhe pikërisht ai duhet t'i ketë shërbyer me të dhëna të sakta për luftimet kundërosmane e ngjarje të tjera nga balli i përgatitjeve për luftë.
Më në fund, duhet të themi se Pal Engjëlli, dhe i vëllai Pjetër Engjëlli, vdiqën në mërgim, në Itali dhe vepra ka mundësi të jetë shkruar në periudhën e mergimit dhe të jetë botuar në Venedik, pikërisht aty ku bashkëvëllazëria shqiptare (Confraternità albanese) e asaj periudhe kishte krijuar një vatër të kulturës shqiptare. Të kujtojmë Barletin, Biçikemin, Karpaçin e viganë të tjerë të mendimit e të artit humanist shqiptar dhe të Rilindjes europiane. Dy studiues të huaj, të mirëinformuar, të kësaj periudhe e që kanë shkruar vepra me vlerë si, Johann Fallmerayer dhe Hof (Hoph), kanë pohuar se Lukari, analist i mirënjohur raguzan, në veprën e tij "Analet e Raguzës", shprehet qartë se kryepeshkopi i Durrësit ka lënë një vepër të shkruar për Skënderbeun. Është fakt se Pal Engjëlli ka vdekur më 1469 dhe se vepra mbi historinë e Skënderbeut u shtyp më 1480, po kjo nuk përjashton mundësinë që dorëshkrimi i tij të jetë botuar si vepër postume (pas vdekjes). Pikëpyetja kryesore mbetet te vepra e Tivarasit (apo Pal Engjëllit), që nuk është gjetur deri sot. Në kohën kur u botua kjo vepër shtypshkrimi në Venedik, po dhe në mbarë botën, ishte në hapat e para. Kjo nuk është e para vepër incunabula (kështu quhen veprat e botuara nga fillimi i shtypshkrimit e deri në 1500) që ka humbur. Sidoqoftë ne mbështetemi tek studimet e thelluara të Fan Nolit dhe shpresojmë të vërtetohet një ditë vepra dhe autori.

Të gjithë janë të mendimit se prej Imzot Pal Engjëllit pritej një vepër e tillë për Motin e Madh shqiptar dhe kryetrimin e arbërve, Skënderbeun, sepse ai qe një ndër bashkëpunëtorët e afërt të heroit, mik, shok e bashkëmoshatar me te. Ai më mirë se asnjë bashkëkohës i tij, me erudicionin, me atdhetarizmin, me idetë humaniste, mund të shkruante këtë vepër në kujtim të atyre ngjarjeve të mëdha që përjetoi Arbëria, një vepër për brezat që do vinin.

Autor i dokumentit të parë të shkuar në gjuhën shqipe, diplomat, atdhetar, humanist i njohur, Imzot Pal Engjëlli si bashkëpunëtor e bashkëluftëtar i Skënderbeut për çështjen shqiptare ka një vend të merituar në historinë religjoze e kulturore të atdheut.

Imzot Pal Engjëlli ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë së kohës së Skënderbeut me Papatin, dhe konkretisht me Papët, Nicola V (1447 - 1453) humanist i përmendur, Kalisti III (1453 - 1458), Pio II (1458 - 1464) dhe Paolo II (1464 - 1471), gjatë pontifikateve të tyre.

Enea Silvio Piccolimini, humanist i shquar që më vonë u bë Papë, e çmoi shumë humanistin Pal Engjëlli si prelat fetar dhe humanist. Dihet historikisht se ky Papë (Pio II) qe nisur për Shqipëri për t'i ardhur në ndihmë Skënderbeut dhe kishte ndërmend të kurorëzonte Heroin Kombëtar mbret të Shqipërisë. Por dihet se Papa Pio II, gjatë rrugës për në Shqipëri, vdiq në Ankonë më 15 gusht 1464.

Nga Prof. Dr. Mikel Prennushi

Bibliografia:

1. M. Barleti - "Historia e Skëndërbeut", Tiranë, 1964 (përkth. prof. Stefan Prifti) fq. 395, 396, 397, 430, 467.

2. N. Jorga - "Notes et extraites per servir à l'histoire des croissades au XV siècle", Bukuresht, 1915, fq. 195.

3. Fan S. Noli - "Historia e Skënderbeut", Tiranë, 1967, fq. 245, 251, 270, 120, 159, 170; George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) by Bishop Fan Stylian Noli Ph.D., International Universities Press, New York, 1947.

4. Giammaria Biemmi - "Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbegh, Brescia, Giam. Battista Bissimo, 1742 (Biblioteka e Muzeut Shkodër).

5. M. Barlezio - "De vita et Gestis Scanderbeghi Epirotarum Principis", Roma 1508 - 1510 (Biblioteka e Universitetit Shkodër).

COMMENTS

ë, të, për, shkodra, dhe, në, shkodër, zakonet dhe traditat, shkodra news, post, shkodra daily online, shkodranews, shkodra lake, shkodra popullsia, shkodra daily weather, shkodra tv, shakodra daily blog, shkodra star, shkodra postal code, shkodra zip code, shkodra city, shkodra castle, shkodra by drone, shkodra me dron, shkodra daily news, shkodra filmuar me dron, shkodra albania, shkodra albania map, shkodra albania weather, shkodËrs, shkodra ashensor, shkodra airport, shkodra arena, popullsia shkoder, shkodra ne mesjete, shkodra ac rozafa, tv shkoder live, shkodra qyteti, lagjet e shkodres, shkolla e shkodres, shkodra eshte nje jete, rinia shkodrane, tekste shqip, muzike popullore shkodrane, tekste kengesh shkodrane, shkodra albania photos, shkodra accommodation, meteo a shkodra, hotel a shkodra, tempo a shkodra, shkodra backpackers hostel, shkodra beton, shkodra bikes, shkodra beton shpk, shkodra daily, realiteti shkoder, shkodra bau, shkodra bus station, shkodra sport, shkodra-sport, shkodra basket, ks vllaznia, shkodrËs, fk vllaznia, janë, stadiumi loro borici, stadiumi i shkodres, vllaznia shkoder, kuq e blu, shkoder bashkia, shkodra banore, shkodra craigslist, shkodra camping, shkodra cathedral, shkodra chat, shkodra church, shkodra online, shkodra culture, shkodra city guide, shkodran cerimeraj, shkodra djepi i kultures, shkodra dhe venediku, shkodra dhe motet, shkodra dhe tradita e saj, shkodra dhe kultura e saj, familjet shkodrane, shkodra dhe historia e saj, shkodra district, shkodra dhe turizmi, shkodra e vjeter, radio shkodra, jare popullore shkodrane, shkodra ese, shkodra e rrethueme, shkodra ekspres, shkodra e bukur, shkodra e permbytur, shkodra eshte, shkodra e rrethuar, shkodra ekonomia, maja e shkodranit, dasma shkodrane e diell, mimoza shkodra, shkodra fest, shkodra foto, shkodra flamurtari, shkodra ferry, e folura shkodranshe, shkodranishte e shkodranishja, shkodra facebook, gegnishtja, dialekti shkodran, dialekti gege, shprehje shkodrane, fjale te vjetra shkodrane, thenie shkodrane, shkodra the door, shkodra fashion, shkodra foto-galeri, shkodra fotografi, shkodra wikipedia, gegerishja, shkodra travel, shkodra forecast, shkodradaily, shkodra gov al, qarku shkoder, bashkia shkodres, shkodra google maps, scutari albania, shkodra guide turistike, shkodra guide, shkodra guesthouse, sofra shkodrane, shkodra gjate mesjetes, shkoder google earth, shkodra gaming, shkodra gjeografia, shkodra gazeta, online media, shkodra hotel, shkodra hostel, shkodra history, shkodra harta, shkodra historical museum, shkodra historia, shkodres, shkodra hosting, shkodra hava durumu, por, shkodra hidrografia, ose, jozefina topalli, permbytje ne shkoder, shkodra hotels albania, shkodra in your pocket, shkodra images, shkodra daily foto, shkodra ime, fototeka marubi, muzeu shkoder, shkodra informacion, shkodra info, shkodra inclick, shkodra in english, shkodra live, zoja e shkodres, kisha e zojes shkoder, kishat e shkodres, katoliket e shkodres, ... musulmanet e shkodres, xhamite e shkodres, shkodra daily website, shkodra in fashion, kanë, qyteti i shkodres, shkodra 2012, shkodra ne vitet, shkodra e viteve, keti bazhdari, vajza shkodrane, shkoder ka te vdekur, persona ne kerkim, shkoder 4 te rinj, shkoder 4 djem, shkoder 4001, times... vriten persona shkodrane, antena shkoder, djem nga shkodra, elita shkodra, shkodra vitet 80, shkodra 97, shkodra ne 97, aksident ne shkoder, ne aksin rrugore, qe lidhe shkodren, nderhyrje me force, plagosje ne nje lokal, gjakmarrja ne shkoder, shkoder albania, tradita shkoder, pedonale shkoder, komuna shkoder, kenge popullore shkodrane, poezi te pabotueme, kenge te vjetra shkodrane, kenge qytetare shkodrane, jare shkodrane, weather i shkodra, humor shkodran i vjeter, teatri migjeni, inhumor shkodran i pavdekshem, humor shkodran i viteve 70, barcaleta shkodrane, humor shkodran i viteve 90, bejta shkodrane, humor puro shkodrane, shkodra jazz fest, shkodra jone, tava e krapit gatimi, gjuetia e krapin, liqenit te shkodres, lumin buna, shkodra jeme, shkodra zemra jeme, shkodra jazz festival, jehona shkodra, jeton shkodra, shkodran januzi, jakup shkodra, shkodra snt, per shkodren, shkodra ka plot dashuri, shkodra kryeqyteti shqiperise, shkodra kryeqytet, shkodra kalaja e rozafes, shkodra kultura, shkodra klima, shkodra kalaja, shkodra ks, shkodra kodi postar, shkodra lajmet e fundit, shkodra lajme, shkodra lake resort, shkodra live camera, arkiva e lajmeve albania, shkodra love, shkodra lonely planet, voltana ademi, shkodra lajme sot, chat shkodra, shkodra daily info, shkodra 1997, shkodra 1913, shkodra 1911, shkoder 1991, shkoder 1913, weather in shkoder, weather shkodra, shkodra sot, tv shkodra, big brather shkodra, shkodra youtube, intervista, shqipërisë, shkodran mustafi, shkodran tolaj,
Name

28 Nanduer,2,28 Nentor,2,7 Mars dita e mesuesve,1,8 Mars,1,A la franka,1,Abaz Golemi,1,Abaz Xhudi,1,Abdurrahim Myftiu,1,Abdyl Frashëri,2,Adem Kastrati,1,Adil Ujkashi,1,Adnan Bala,1,Adolf Hitler,1,Adriatic Cafe,1,Afërdita Shahini,1,Agim Jakova,2,Agjenci Trasporti ne Shkoder,1,Agjenci Turistike ne Shkoder,1,Agjenci Udhetimi ne Shkoder,1,Agron Trufa,1,Agron Tufa,1,Ahengu Shkodran,3,Ahengxhinjët shkodranë,2,Ahmet Ashikja,1,Ahmet Bushati,2,Ahmet Efendi Bushati,1,Aktorët Shqiptarë,32,Albania,3,Albanologjia,9,Albatros Rexhaj,1,Aleksandar Stipčević,1,Aleksander Prosi,1,Aleksander Sirdani,1,Aleksandër Stavre Drenova,1,Aleksandër Stipçeviq,1,Aleksandër Xhuvani,1,Alfabeti,1,Alfred Çapaliku,1,Alfred Nobel,1,Ali Këlcyra,1,Ali Pashë Tepelena,1,Ali Sahatçia,1,Alisa Baraku,1,Alqi Kareco,1,Alush Beqari,1,Amazonat shqiptare,1,Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara,1,Ana Gjakova,1,Ana Jakova,1,Ana Malit,1,Anamalas,1,Andërr e nji mbasditje vere,1,Andrea Kushi,1,Andrea Skanjeti,3,Andrrime fiorentine,1,Angjelin Nenshati,1,Angjelin Saraçi,1,Angjelina Gurakuqi,1,Anton Ashta,1,Anton Çefa,1,Anton Harapi,3,Anton Mazreku,1,Anton Xanoni,1,Anzat e Parnazit,1,Apollon Skalkovski,1,Apologjia e Skenderbeut,2,Aqif Domini,1,Arben Kumbaro,1,Ari,1,Arsen Idromeno,1,Arshi Pipa,9,Artissima Art Gallery,1,Asaj,1,Asdreni,1,Ashiku Pjerin,1,Ashta Sandër,1,Astrit Hafizi,1,At Bernardin Palaj,1,At Gjon Shllaku,2,At Zef Valentini,1,Atdheut,1,Atë Bernardin Palaj,1,Atë Martin Gjoka,1,Athanas Banushi,3,August Landmesser,1,Aurela Cuku,1,Autori Xhahid Bushati,1,Babë Dudë Karbunara,1,Balë Gjuri,1,Balli Kombetar,1,Ballkaniada 1946,1,Balshajt,1,Baltasar Benussi,1,Baltjon Stamolla,1,Banda Frymore ne Shkoder,1,Banka Globale e Farërave,1,Barcaleta shkodrane,1,Bardh Smaja,1,Bardhosh Dani,1,Bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër,1,Bashkia Shkoder,1,Bashkia Shkodres,2,Bashkia Vau Dejes,1,Bashkimi Shkodran,1,Bashkisë,1,Bashknija e Shqypris,1,Bashkoniu,1,Basho Jona,1,Bedi Pipa,3,Bedrie Pipa,3,Begollajt,1,Begzad Baliu,2,Bejta shkodrane,3,Bep Shiroka,3,Beqir Sahatçia,1,Bërdicës,1,Bernardin Palaj,3,Bernardina Kodheli,1,Bernardina Marubi,1,Besnik Jakova,2,Besnik Sahatçia,1,Best 10 North Shkoder,1,Best Ten North Shkoder,1,Bib Doda,1,Biblioteka e Shkodres,1,Biblioteka Marin Barleti,1,Big Brother Shkodra,1,Bik Ndoja,1,Bik Pepa,1,Binak Alia,1,Bisede me qytetin tim,1,Bishtiqendia,1,Bizneset ne Shkoder,2,Bledi Strakosha,1,Blerje ne internet,1,Blerje Online,1,Boga,1,Bogë,1,Boriçi Daut,1,Botë më vete,1,Bregu Ranës,1,Brezi i vektares,1,Brunilda Ternova,1,Bujana Jakova,2,Bujar Qamili,1,Bukurie Gjeçi,1,Bukurija duhet fort,1,Burhan Juka,1,Bushatas,1,Bushati Hamdi,1,Bushati Masar,1,Bushatit,1,Bushatllinjtë e Shkodrës,4,Buzë të ngrira në gaz,1,Buzuku,1,Camaj Martin,4,Carl Ritter von Ghega,1,Carlo Gegha,1,Çatin Saraçi,2,Çaushollaj,1,Çerçiz Topulli,1,Cesk Zadeja,1,Çesk Zadeja,1,Çiftelia,1,Çifti i lumtur,2,Ciprian Porumbescu,1,Citta di Scutari,1,Çka do t' jet Shkodra,1,Çmimi Nobel,1,Colonel Sanders,1,Cubat,1,Cuf Shkreli,1,Cuk Marku,1,Çuni i Korculls,1,Currlina,2,Daija Tish,1,Dajçit,1,Dallëndyshe eja,1,Dallëndyshja u kthye,1,Daniel Gjeçaj,1,Daniele Farlati,1,Daniele Farlato,1,Danjel Gjeçaj,1,Dante Alighieri,1,Dante e ne shqiptarët,1,Dash Sokoli,1,Data e ditës së Pashkëve,1,Daut Boriçi,1,de Calcuta,1,De obsidione Scodrensi,1,Dedë Gjo Luli,2,Dedë Gjon Luli,1,Dedë Nika,1,Deka e burrnija,1,Deklaratë shtypi,1,Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri,1,Dënimi kapital,1,Dënimi me vdekje,1,Dera e përtrime,1,Dëshir,1,Dhaskal Todhri,1,Dhimitёr Anagnosti,1,Dialekti Gegë,1,Diana Kastrati,1,Dibra,1,DigitAlb,1,Digjitalb,1,Diptik,1,Diskriminimi dhe racizmi ne Gjermani,1,Diskriminimi ne Gjermani,1,Dita e Gruas,1,Dita e luleve në Shkodër,1,Dita e mesuesit,1,Dita e Nënës,1,Dita e Punës,1,Dita e Punëtorëve,1,Dita e Tokës,1,Dita Ndërkombëtare e Gruas,1,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve,1,Dita Nderkombetare e Tokes,1,Ditari intim,1,Dixhitalb,1,Djali e balta,1,Djali pa nanë si nata pa hanë,1,Djalli,1,Doktor Prela,1,Doktori Frederik Shiroka,1,Dom Aleksander Sirdani,1,Dom Frano Illia,1,Dom Marin Sirdani,1,Dom Ndoc Nikaj,3,Dom Ndre Mjeda,12,Dom Nikollë Kaçorri,1,Dom Zef Ashta,1,Dom Zef Puka,1,Donat Kurti,3,Dream Visions,1,Drisht,2,Drishti,2,Drishtit,1,Dritan Hoxha,1,Drivasto,2,Dutari,1,Dy lot e nji betim,1,Dy Lule,1,E vjetra shembet kohët po ndryshojnë,1,E-commerce,1,Earth Day,1,Edit Durham,1,Edith Durham,1,Egon Gjadri,1,Elegjia Vllazërore,1,Elhaida Dani,1,Elida Jorgoni,1,Ema Ndoja,1,Embassy Of Albania,1,Emigracioni ne Gjermani,1,English,1,Enver Draçini,1,Enver Hoxha,5,Enver Muriqi,1,Eqerem Çabej,1,Eqrem Çabej,1,Ergi Dini,1,Erika Camaj,1,Ernest Koliqi,21,Esat Oktrova,1,Estrada e Shkodres,9,Ethem Bakalli,1,Etnograf,1,Fadil Kraja,2,Faik Adem Luli,1,Faik Luli,1,Familja Çeka,1,Familja Frashëri,1,Familja Kasneci,1,Familja Saraçi,1,Familja Suma,1,Familjet shkodrane,5,Fast Food ne Shkoder,1,Fatbardh Smaja,1,Fatbardha Saraçi,1,Federata Panshqiptare Vatra,1,Fehime Pipa,3,Fejzi Dika,1,Fejzi Spahia,1,Fëmi shqiptar në lulishte t'hueja,1,Festa e 1 Majit,1,Festa e flamurit,1,Festa e karnavaleve,1,Festa e Pashkëve,1,Fet Gumina,1,File Gjeloshi,1,Filip Çeka,1,Filip Daia,1,Filip Daija,1,Filip Kraja,1,Filip Noga,1,Filip Shiroka,11,Fiqiret Juka,1,Fishta Gjergj,13,Fitues i Kampionatit Botëror,1,Fjala e përdorimi i saj,1,Fjalimi i Fishtes,1,Fjalori etimologjik i gjuheve indoeuropiane,1,Fk Vllaznia,1,Flamur Tartari,2,Floreta Faber,1,Floreta Luli,1,Floriri,1,Formula e Pagëzimit,1,Foto historike,3,Foto Nenshati,1,Foto te vjetra Shkoder,1,Fotografi te vjetra,3,Fotografia Pici,1,Fotoshop,1,Fototeka Kombëtare Marubi,1,Fototeka Marubi,5,Fototeka Nenshati,1,Fran Ndoja,1,Frang Bardhi,2,Frano Ilia,1,Frano Ndoja,2,Frasheri Naim,25,Frati i kangvet,1,Frati Shqyptar,1,Frederik Ndoci,1,Frederik Rreshpja,1,Frederik Shiroka,2,Fric Fistani,1,Fshati Lotaj,1,Fusha e Çakajve,1,Futboll,1,Gac Çuni,1,Gac Çunin,1,Gac Gurashi,1,Gaentan Petrota,1,Gaetano Petrotta,1,Gasper Beltoja,1,Gaspër Beltoja,1,Gasper Benussi,1,Gasper Curcia,2,Gaspër Çurçia,2,Gasper Gurakuqi,1,Gaspër Harapi,1,Gaspër Krasniqi,1,Gasper Pali,6,Gaspër Pali,6,Gatimi krapit,1,Gatimi peshkut,1,Gazmend Kraja,1,Gaztorët shkodranë,3,Geg Postrippa,1,Gegë Kodheli,2,Gegë Marubi,2,Gegë Postriba,9,Gege Toska,1,Gegërishtja,1,Gegnisht,1,Genti Kruja,1,Genti Tavanxhiu,1,Gerald Ford,1,Gëzim Dimnaku,1,Gëzim Kruja,1,Gezim Uruci,1,Gëzim Uruçi,1,Gëzuar Vitin e Ri,1,Gilbert Gurakuqi,1,Giorgio Fishta,25,Giuseppe Valentini,1,Giuseppe Zamputti,1,Gjakova,1,Gjaksorvet,1,Gjelosh Luli,1,Gjergj Benussi,1,Gjergj Elez Alia,1,Gjergj Elez Alija,1,Gjergj Fishta,30,Gjergj Kastrioti,7,Gjergj Luca,1,Gjergj Vata,1,Gjeto Kola,2,Gjimnazi,1,Gjok Vata,1,Gjokë Misloca,1,Gjokë Vata,1,Gjon Buzuku,1,Gjon Gazulli,1,Gjon Shkrumi,1,Gjon Shllaku,2,Gjon Shllaku Frat,2,Gjon Simoni,1,Gjon Sinishta,1,Gjon Ujka,1,Gjosho Vasia,2,Gjosho Vasija,2,Gjovalin Gjadri,1,Gjovalin Gjoka,1,Gjuha Shqipe,3,Gjuha Shqype,2,Gjuhës Shqipe,1,Gjush Benussi,1,Gjush Sheldia,1,Gjush Sheldija,2,Gjyqi special 1945,1,Gjyzepina Kosturi,1,Gjyzepina Misloca,1,Gonxhe Bojaxhiu,1,Google,1,Grand Cafe,1,Grand Hotel Savoia,1,Gregor Kodheli,1,Gregor Marubi,1,Grigor Orllov,1,Grili,1,Gruaja Shqiptare,1,Grueja Hotjane,1,Grueja Shqyptare,1,Guljelm Deda,1,Guljem Deda,1,Gurit të Zi,1,Gustav Majer,2,Gustav Meyer,2,Hafiz Abaz Golemi,1,Hafiz Muhamet Bekteshi,1,Hafiz Sabri Koçi,1,Hajmelit,1,Hajrie Sula,1,Haki Mborja,1,Haki Stermilli,1,Halid Shenazi,1,Hamdi Bushati,3,Hamid Gjylbegaj,6,Hamid Gjylbegu,7,Hamit Kokalari,2,Hanë gjaku,1,Hanny Gurakuqi,1,Happy New Year,1,Harapi Anton,1,Harapi Tonin,1,Harland Sanders,1,Harmonia ndërfetare në Shkodër,1,Harpa,1,Hasan Kaduku,2,Hasan Preza,1,Hasan Smaja,1,Haxhi Abaz Golemi,1,Haxhi Hafiz Muhamet Bekteshi,1,Haxhi Ibrahim Kaduku,1,Haxhi Muhamet Bekteshi,1,Henrik Lacaj,3,Hermira Fico,1,Hermira Gjoni,1,Hero i Popullit,1,Hero Kombëtar,1,Hija flatrave te medhaja,1,Hil Mosi,6,Hilë Mosi,8,Himni i flamurit,1,Himni kombëtar,1,Histori Botërore,2,Histori Shkodrane,64,Histori Shqiptare,48,Historia e Kampionatit Boteror te Futbollit,1,Historia e notit,1,Historia e Sportit Shqiptar,1,Historia himnit kombëtar,1,Holokausti,1,Homeri shqiptar,1,Hotel ParkCafe,1,Hoxhallarët e Shkodrës,1,Humor,2,Hyjt mbi gremine,1,Hylli i Dritës,4,Hymni i Flamurit Kombtar,1,Hysen Kocia,1,Hysen Koçia,1,Hysni Bebeziqi,1,I have a dream,1,I mbetuni,1,I tretuni,1,Ibrahim Kaduku,2,Ibrahim Pashë Bushati,1,Ida Melgushi,1,Ilirët dhe Gjeneza e Shqiptarëve,1,Ilirishtja dhe Shqipja,1,Illyrici Sacri,1,Illyricum Sacrum,1,Imam Salih Myftia,1,Imam Vehbi Ismaili,1,Injac Zamputi,2,Injac Zamputti,2,Internet,1,Isa Alibali,3,Isa Boletini,1,Iskënder Skanderbeg,1,Islam Dizdari,1,Ismail Kadare,3,Ismail Lulani,1,Ismail Qemali,4,Italiano,1,Izabela Luli,1,Izet Bebeziqi,1,Jak Kraja,1,Jak Serreqi,1,Jakin Shkodra,7,Jakup Danja,1,Jakup Ramadani,1,Janica Martiniani,1,Jetë e thjeshtë,1,Joakin Serreqi,1,Johann Arendt,1,Jolanda Preka,1,Jolanda Shala,1,Jonuz Tafili,1,Jorgji Karbunara,1,Josef Szekely,1,Jul Variboba,1,Julian Deda,1,Jup Kastrati,2,Justin Rrota,2,Kabil Bushati,7,Kafja e Madhe,1,Kaftalli Mark,1,Kajo Karafili,1,Kalaja e Drishtit,1,Kalaja e Shkodrës,2,Kalaja Rozafa,2,Kalkutës,1,Kam mbet jetim,1,Kamera Live,1,Kamerat e sigurise,1,Kamerat e survejimit,1,Kampionati Ballkanik i Futbollit,1,Kampionati Botëror,2,Kampionati Botëror i Futbollit 2018,1,Kanga e djepit,1,Kanga e kumbanares,1,Kanga e poetit,1,Kanga e Prendimit,1,Kanga Migjenit,2,Kange Perndimi,1,Kange Prendimi,1,Kanuni Dukagjinit,2,Kanuni i Lekes,1,Kara Mahmud Pashë Bushati,2,Kardinal Mikel Koliqi,1,Karl Gega,1,Karl Gurakuqi,3,Karlo Ghega,1,Karnaval ne Shkoder,1,Karnavalet,1,Karnavalet e Shkodrës,2,Karnavalet në Shkodër,1,Karnavaleve e Shkodrës,2,Kasem Taipi,1,Kastrati Jup,1,Katedralja e Shën Shtjefnit,1,Katedralja Shkodër,1,Katerina Biga,1,Katrina Biga,1,Katunar pri Rrashbulle,1,Kel Marubi,1,Kenga e djepit,1,Kënga e Gjergj Elez Alisë,1,Kënga e tre heronjëve,1,Kënga Moisi Golemit,1,Kënga popullore e Gjergj Elez Alisë,1,Kënga popullore e Oso Kukës,1,Kënga popullore shkodrane,5,Kënga qytetare shkodrane,5,Këngët Popullore Shqiptare,2,Kentucky Fried Chicken,1,Kërshëndellat,1,Këshilli i Qarkut Shkodër,1,KFC,1,Kirurgu Frederik Shiroka,1,Kisha e Dajçit,1,Kisha e Madhe,1,Kisha Shirgjit,1,Kisha Shirqit,1,Kisha Shna Prendes,1,Kisha Zojës Shkodër,1,Klubi Sportiv Vllaznia,1,Koha e lules,1,Koha e Re,1,Koineja e gjuhës shqipe,1,Kokalari Kokalari,1,Kol Gurashi,1,Kol Jakova,1,Kol Kamsi,1,Kol Shiroka,1,Kole Ashta,1,Kolë Gurashi,2,Kolë Idromeno,1,Kolë Jakova,2,Kolë Kamsi,1,Kole Kurti,1,Kolë Luli,1,Kolë Prenushi,1,Kolë Shiroka,3,Kole Shllaku,1,Kolë Xhuxha,1,Kolec Shllaku,6,Koliqi Ernesto,19,Komedia Hyjnore,1,Komisia Letrare Shqipe në Shkodër,1,Kompozitori Tonin Harapi,1,Komuna Ana e Malit,1,Komuna Berdice,1,Komuna Bushat,1,Komuna Dajc,2,Komuna Guri i Zi,1,Komuna Hajmel,1,Komuna Mnele-Vig,1,Komuna Postribe,2,Komuna Pult,1,Komuna Rrethina,1,Komuna Shale,2,Komuna Shllak,1,Komuna Shosh,2,Komuna Temal,1,Komuna Velipoje,2,Komuna Vig Mnele,1,Komuniteti mysliman,1,Konfederata Ilirike,1,Konferenca Paqes ne Paris,1,Konferencën e Londrës,1,Kongresi i Alfabetit,1,Kongresi i Manastirit,1,Konstadin Kristoforidhi,1,Konstandin Kristoforidhi,1,Koreja e Veriut,1,Korespondenti,1,Kosova djepi i shqiptarizmit,1,Kosova në luftë,1,Kostandin Naponi,1,Kovaçi Loro,1,Kraja Fadil,1,Krapi Tave,1,Krijimi i himnit kombëtar,1,Krimet e Komunizmit,5,Krishtlindja,1,Krishtlindje,1,Kristaq Antoniu,1,Kristo Floqi,1,Kryengritja e Malësisë,1,Ks Vllaznia,1,Kshenellat,1,Kujtime Franceskane,1,Kulshedra,1,Kultura Shkodrane,12,Kumbulla përtej murit,1,Kupe Danja,1,Kupës së Botës,1,Kuq e blu,6,Kuq e zi,2,Kur bie shi në Shkodër,1,Kur eshte Dita e Tokes,1,Kuriozitete,25,Kurti Donat,1,Kush janë shqiptarët,1,Kushtrimi i Skanderbeut,1,Kuvendi Dibrës,1,Kuvendi Gjuhadolit,1,Kuvendi i Berlinit,1,Kuvendi Prizrenit,1,Kuzhina Shkodrane,1,Lagjet e Shkodres,1,Lahuta,1,Lahuta e Malcis,10,Lahuta e Malesise,10,Lahuta e Malsis,10,Lajmtari i Zemrës së Krishtit,1,Lamtumirë,1,Laskarina Bubulina,1,Lauresha e Shkodrës,1,Lazer Filipi,2,Lazër Kraja,1,Lazër Radi,2,Lazer Shantoja,2,Lazër Shantoja,7,Lec Fishta,1,Lec Kurti,3,Lec Ndreka,1,Lec Sekuj,1,Lec Shllaku,6,Lef Nosi,1,Legjenda e misrit,1,Legjenda Migjenit,1,Lekë Dukagjini,2,Lekë Gruda,3,Lelet e Majit,1,Letërsia,128,Levizja Antikomuniste,1,Leze Sakate,1,Leze Sakatja,1,Lin Delija,1,Lindja Jezusit,1,Lindja Kishtit,1,Liqeni i Shkodrës,1,Lira,1,Lirija,1,Lirijasi,1,Lissus,1,Little Museums,1,Liza Bjanku,1,Liza Gjoka,1,Llazar Siliqi,1,Llesh Cukali,5,Lodovik Gjergji,1,Loro Boriçi,1,Loro Kovaçi,1,Luan Barova,1,Luan Borova,1,Lucia Nadin,1,Luçie Kolë Gjinaj Xhuxha,1,Luçie Miloti,1,Luçie Zorba,1,Luçije Kraja,1,Luçije Kraja Kuqani,1,Luçije Kuqani,1,Ludovico Ariosto,1,Ludovik Pepa,1,Lufta e Gurit të Kuq,1,Lufta e Parë Botërore,1,Lufta Parë Botërore,1,Lugati,1,Luigj Benussi,1,Luigj Bumci,2,Luigj Bumçi,2,Luigj Gurakuqi,9,Luigj Ljarja,1,Luigj Mjeda,1,Luigj Prela,1,Luigj Shala,2,Luk Kacaj,1,Luk Kaqaj,1,Luka Matrënga,1,Lukë Kaçaj,1,Lule bore,1,Lules,1,Lules se Majit,1,Luli Migjeni,1,Luli vocerr,1,Lulja e Majit,1,Lulzim Vulashi,1,Lumi Buna,1,Lumnije Juka,1,Lumo Skendo,1,Luta,1,Lutfi Sahatçia,1,Lutja Migjenit,1,Lutje,1,Lyra Shqiptare,1,Madre Teresa,1,Magister,1,Makeroniana,1,Makeronjana,1,Malarja ne Shqiperi,1,Malcis,1,Malesi e Madhe,1,Mall e mërzi,1,Mall per Shkodren,1,Malsi,1,Malsori ne Paris,1,Mandolinë,1,Maria Akshija,1,Marie Çurçia,1,Marie Logoreci,2,Marie Qyrsaqi,1,Marigo Poçi,1,Marigo Posio,1,Marigo Pozio,1,Marije Logoreci,1,Marije Qyrsaqi,1,Marin Barleti,2,Marin Sirdani,1,Marino Barlezio,1,Marinus Barletius,1,Mark Dema,1,Mark Kaftalli,1,Mark Kakarriqi,1,Mark Luli,1,Mark Pici,1,Mark Tirta,2,Marketin Pici,1,Maro Kondaj,1,Martin Camaj,6,Martin Gjoka,1,Martin Luther King,1,Martirët katolik të masakruar nga diktatura,1,Marubbi,1,Mary Edith Durham,1,Masar Bushati,1,Mati Kodheli,1,Mati Logoreci,3,Mati Marubi,1,Mazreku Anton,1,Mbi vorr të nanës,1,Mbramja asht larg,1,Mbretëresha Teuta,1,Medin Zhega,1,Medreseja Shkoder,1,Mehdi Guni,1,Mëhill Gjon Pali,1,Mëhill Kasneci,1,Mëhill Kostandin Gjeçi,1,Mehmet Ali Pasha,1,Mehmet Elezi,1,Mehmet Frashëri,1,Mehmet Konica,2,Mehmet Pashë Bushati,1,Mehmet Shehu,2,Melibeu,1,Mentor Quku,3,Meri Zefi,1,Merita Smaja,1,Meshari,1,Meshtari i Malcis,1,Messale,1,Mësuesit e hershëm të Shkodrës,1,Mexhid Yvejsi,1,Mic Sokoli,1,Michael King,1,Mid'hat Frashëri,1,Mid'hat Vogli,1,Midhat Araniti,2,Midhat Frasheri,1,Midhat Vogli,2,Migjeni,10,Migjeni Legjenda,1,Migjeni Luli,1,Migjeni Mjerimi,1,Migjeni Novele,1,Migjeni Theatre,1,Migjeni Zeneli,1,Mihal Popi,1,Mihallaq Luarasi,1,Mikë Mernaçaj,1,Mikel Çeka,1,Mikel Kodheli,1,Mikel Koliqi,2,Mikel Marubi,1,Mikel Prennushi,1,Milan Shuflai,1,Milan Shuflaj,1,Milan Syfflay,1,Millosh Gjergj Nikolla,10,Millosh Nikolla,10,Miloti Zyliha,1,Mimika Luca,1,Mimozat,1,Miriam Bruçeti,1,Miss Bjeshka,1,Missal,1,Mit'hat Araniti,2,Mit'hat Frashëri,1,Mit’hat Frashëri,1,Mita Jakova,2,Mithat Araniti,2,Mithat Frasheri,1,Mitologji,1,Mitologjia shqiptare,2,Mjerimi Migjeni,1,Mjeshtri i Madh i Artit,1,Mnelës,1,Moisi Arianit Golemi,1,Moisi Golemi,1,Moj e vogla si florini,1,Mojsi Golemi,1,Molla Ferhati,1,Mosi Hilë,1,Mother Teresa,1,Motres Pipa,1,Mrika Mernacaj,1,Mrika Mernaçaj,1,Muaji i Ramazan,1,Muaji i Ramazanit,1,Muhamed Nasirudin el-Albani,1,Muhamed Sytari,2,Muhamet Bekteshi,1,Muhamet Sahatçia,1,Muhammad Nasir-ud-Din al-Albani,1,Muharrem Gjylbegu,1,Muho Asllani,2,Musa Gjylbegu,1,Musa Juka,1,Musa Kopliku,1,Musine Kokalari,2,Musine Musine,1,Mustafa Qulli,1,Mustafa Reshit Pashë Bushati,1,Mustafë Dervishi,1,Muza Musine,1,Muzafer Pipa,1,Muzeu i diktaturës,1,Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi,3,Muzeumi Historik Shkoder,3,Muzg mërgimi,1,Muzika Popullore Shkodrane,1,Muzika Popullore Shqiptare,2,Muzikanti Tonin Harapi,1,Myfarete Laze,1,Myftar Uruçi,1,Myslym Peza,1,Myzafer Pipa,4,Nadjezhda N. Gicko-Shamova,1,Naim Frashëri,27,Nakdo Monici,2,Nanë e përbashkët,1,Nasho Jorgaqi,2,Nasiruddin Albani,1,Nasirudin Albani,1,Nasirudin Nexhati,1,Nasuf Dizdari,2,Nderi i Sportit Shqiptar,1,Ndoc Camaj,1,Ndoc Çefa,1,Ndoc Gurashi,2,Ndoc Martini,1,Ndoc Martini Camaj,1,Ndoc Mazi,1,Ndoc Nikaj,3,Ndoc Shllaku,1,Ndoc Xhuxha,1,Ndok Illia,1,Ndre Mjeda,13,Ndrek Luca,1,Ndrek Saraçi,1,Ndrek Shkjezi,1,Ndrekë Luca,1,Ndrekë Pici,1,Ndrekë Shkjezi,1,Ndue Kasneci,1,Nedret Pipa,3,Nefail Piraniqi,1,Nemesis,1,Nëna dhe femija,1,Nënë Tereza,1,Nexhmi Bushati,3,Nexhmije Xhunglini,1,Ngadhnija e Kryqit,1,Ngritja e flamurit në Krujë,1,Ngritja e flamurit në Vlorë,2,Nik Gjergji,1,Nikë Kasneci,1,Nikë Mernaçaj,1,Nikita Hrushov,1,Niko Pojani,1,Nikol Dakaj,1,Nikoleta Shoshi,1,Nikolin Muzhani,1,Nikolin Pici,1,Nikoll Dakajt,1,Nikoll Kaqorri,1,Nikolla Shurbani,1,Nikollë Daka,1,Nikollë Dakaj,1,Nikollë Idromeno,1,Nikolle Kacorri,1,Nine Temali,1,Nine Zamputti,1,Njazi Kazazi,1,Një jetë e re po lulëzon gërmadhash,1,Nji lule vjeshtet,1,Njih vetveten,1,Nora e Hotit,1,Nora e Kelmendit,1,Nosh Xhuxha,1,Notable People,218,Notarët shkodran,1,Noti shkodran,1,Novela Migjenit,1,Novelë mbi krizë,1,Noz Martini Zamaj,1,Nuh Sahatçia,1,Nuse Shkodrane,1,O moj Shqipni e mjera Shqipni,1,Odisea,1,Ollga Luarasi,1,Ollga Nikolla,1,Online Shopping,1,Onomastika Dardane,1,Onufri,1,Opera Mrika,1,Ora e Maleve,1,Organizata Antikomuniste,1,Orkestra Frymore ne Shkoder,1,Orlandi i çmendun,1,Orlando Furioso,1,Osja i falltores,1,Osja i Fallxheshës,1,Osman Jonuzi,1,Osman Kuka,1,Oso Baroti,1,Oso Kuka,1,Osoja i falltores,1,Osoja i Fallxheshës,1,Our lady of shkodra,1,Paç Kovaçi,1,Pader Anton Harapi,2,Pajtorja e Shkodres,1,Pal Ejlli,1,Pal Engjëlli,1,Pal Ëngjelli,1,Palok Kurti,1,Palok Nika,1,Palok Prek Gjergji,1,Palokë Kurti,5,Palokë Nika,1,Pandeli Cale,1,Paolina Kodheli,1,Papa Jani,1,Papa Tani,1,Papa Xhuvani,1,Parku i Taraboshit,1,Parku Kombëtar i Thethit,1,Parlamenti shqiptar 1921,1,Pashalleku Shkodres,1,Pashk Gjeçi,1,Pashk Misloca,1,Pashket Katolike,1,Pashket Ortodokse,1,Pashko Gjeçaj,1,Pashko Gjeçi,1,Pashko Vasa,3,Pasticeri ne Shkoder,1,Paulin Lacaj,1,Paulin Ndoja,1,Paulin Preka,1,Paulin Selimi,1,Paulus Angelus,1,Pavaresia e Shqiperise,1,Pavlin Pali,1,Pëllumb Xhufi,1,Per shkodrant,1,Per shkodren,3,Pergamena e Shkodrës,1,Perikli Jorgoni,2,Perpara derës së Parrizit,1,Perpjekja Shqiptare,1,Përse unë nuk jam komunist,1,Persekutimi komunist,1,Pesë Maj,1,Peter Barlt,1,Petrotta Gaetano,1,Philip Nogga,1,Philippe Nogga,1,Photoshop,1,Piceri ne Shkoder,1,Pier Kolond,1,Pietro Marubbi,1,Piktorët Shqiptarë,7,Pina Thani,1,Pipa Arshi,2,Pjerin Ashiku,1,Pjerin Ndreka,1,Pjetër Dungu,1,Pjetër Engjëlli,1,Pjeter Gaci,2,Pjetër Gaci,1,Pjeter Gjini,1,Pjetër Gjini,1,Pjeter Gjoka,1,Pjetër Gjoka,1,Pjetër Logoreci,1,Pjetër Marubi,4,Pjeter Pepa,1,Pjetër Pepa,1,Pjetër Saraçi,1,Pjetër Zarishi,1,Pjetro Marubbi,1,Pleqnija,1,Poema Lissus,1,Poema Mjerimit,1,Poema Qerbelaja,19,Poema Qerbelajsë,1,Poema Qerbelasë,5,Poetit të vdekun,1,Poezi Martin Camaj,1,Poezi nga Gasper Pali,1,Poezi per shkodren,1,Poezi Robert Shvarc,1,Poezija e rilindjes,1,Portreti i Skënderbeut,1,Posta e Shqypnisë,1,Postribas,1,Postribës,1,Prel Gjoni,1,Prend Doçi,1,Prendimi i andrrimeve,1,Preng Doçi,1,Preng Jakova,1,Prengë Bib Doda,1,Prenk Doçi,1,Prenk Doda,1,Prenk Jakova,1,Prenk Pllumi,1,Prenkë Jakova,3,Primo Docci,1,Primo Dochi,1,Primo Shllaku,2,Principata Balshajve,1,Principata e Shkodrës,1,Prroni i Çepit,1,Psalm muzgu,1,Puka,1,Pukjan,1,Pultit,1,Qarku Shkoder,24,Qarku Shkodrës,21,Qazim Dervishi,1,Qazim Mulleti,2,Qemal Draçini,2,Qemal Stafa,8,Qerbelaja,19,Qerim Vrioni,2,Qielli mbi oborr,1,Qortimet e vjeshtës,1,Qyfyre të Rrem Voglit,1,Qyteti i biçikletave,1,Racizmi ne Gjermani,1,Ramadan Sokoli,1,Ramazan Rragami,1,Ramazan Xhepa,1,Rapsodi i malit,1,Rashik Dino,1,Razma,1,Restorante ne Shkoder,1,Revista Fryma,1,Revista Hosteni,1,Revista Hylli i Dritës,1,Revista Shejzat,1,Rexhai Kosturi,1,Rezzo Schlauch,1,Rifat Frashëri,1,Rikard Ljarja,1,Rikthejeni Fishtën në tekstet shkollore,1,Ringjallja Jezusit,1,Ringjallja Krishtit,1,Riza Dani,1,Riza Kaduku,1,Riza Lahi,4,Riza Tafilaku,1,Robert Elsi,1,Robert Elsie,2,Robert Schwartz,3,Robert Shvarc,3,Robert Shvarcin,1,Romeo Gurakuqi,1,Romolo Zamputti,1,Rosela Gjylbegu,1,Roza Anagnosti,1,Roza Saraçi,1,Roza Xhuxha,2,Rozafa Castle,1,Rozafa Luca,1,Rrem Vogli,2,Rreth flamurit të përbashkuar,1,Rreth Shkodres,3,Rrethi Malesi e Madhe,2,Rrethi Puke,2,Rrethi Pukës,1,Rrethi Shkoder,20,Rrethi Shkodres,18,Rrethimi i Shkodrës,2,Rreziku i blerjeve ne internet,1,Rrok Dajçi,1,Rrok Zojsi,1,Rrok Zojzi,1,Rrota Simon,1,Rrugash,1,Ruginë Balsha,1,Sabri Koçi,1,Sadete Juka,1,Sadik Bejko,1,Sadik Spahija,1,Safete Juka,1,Sahati i Inglizit,1,Sait Boshnjaku,1,Sait Hoxha,1,Salih Boriçi,1,Salih Efendi Myftia,1,Salih Hoxha,1,Salih Myftia,1,Sami Frashëri,2,Sander Ashta,1,Sandër Ashta,1,Sandër Prosi,1,Sander Ruci,1,Sandër Ruçi,1,Sandër Saraçi,1,Sanxhaku Shkodres,1,Sara Smaja,1,Saraçi Sandër,1,Scutari,1,Seit Boshnjaku,1,Sejfi Vllamasi,1,Selami Tabaku,1,Semundja malarjes,1,Serafin Fanko,1,Shalës,1,Shan Pici,1,Shantoja Lazër,1,Sharkia,1,Sheboja,1,Shefqet Korça,1,Shefqet Ndroqi,1,Shegani,1,Shegës së kopshtit,1,Shën Pjetri,1,Sherbime Katering ne Shkoder,1,Sherbime Taksi ne Shkoder,1,Shimshir,1,Shimshirëve,1,Shin Dong Hyuk,1,Shiroka,4,Shiroka Frederik,1,Shirokë,1,Shiu mbi lum,1,Shkëlzen Doçi,1,Shkenca dhe jeta,1,Shko Dallëndyshe,1,Shko Meshar,1,Shko ti,1,Shkodër,5,Shkoders,1,Shkodra,4,Shkodra asht,1,Shkodra asht nji jetë,1,Shkodra dhe historia e saj,2,Shkodra dhe kultura e saj,1,Shkodra dhe motet,3,Shkodra dhe Venediku,1,Shkodra djepi i kultures,1,Shkodra e vjetër,4,Shkodra foto te vjetra,1,Shkodra gjate mesjetes,1,Shkodra historia,1,Shkodra Kryeqytet,1,Shkodra në mbramje,1,Shkodra në mëngjese,1,Shkodra ne shekuj,1,Shkodra ne vite,1,Shkodra në zheg,1,Shkodra Sot,13,ShkodraDaily,3,Shkodranas,1,Shkodrane,1,Shkodranet neper bote,4,Shkodrania,1,Shkodranja,1,Shkolla e Mesme Artistike Prenkë Jakova,2,Shkolla e Muzikës Prenkë Jakova,2,Shkolla e Shirokës,1,Shkollat e para shqipe në Shkodër,1,Shkrimtari Xhahid Bushati,1,Shllaku Lec,1,Shllakut,1,Shoqëria Bashkimi,1,Shoqëria Bogdani,1,Shoqëria Rozafat,2,Shoshit,1,Shote Galica,1,Shpirti i mjerë,1,Shpirti poetik i Tano Banushit,1,Shprehje shkodrane,1,Shqipëria,1,Shqipëria kampione e Ballkanit,1,Shqiptarët në Odesa,1,Shqiptarët në Ukrainë,1,Shqynija,1,Shqypnija e lirë,1,Shqypnisë,1,Shqypria,1,Shqyptari Frati Shqypnija,1,Shtatzania,1,Shtatzënia,1,Shtëpia e Pionierit,1,Shtëpise sime,1,Shtigjet tona te veshtira,1,Shtjefën Gjeçovi,3,Shtjefën Konstandin,1,Shtjefen Palushi,1,Shtjefën Palushi,1,Shtypshkronja Nikaj,1,Shuk Prifti,1,Shyqyri Alushi,1,Si falet nje femi per Atdhe,1,Si lind jeta,1,Si të dallojmë floririn,1,Siç më thotë nënua plakë,1,Sikur t'isha djalë,1,Sikur të isha djalë,1,Simon Gjoni,1,Simon Jubani,1,Simon Pepa,1,Simon Rrota,2,Simon Simonidhi,1,Simpoziumin Shkencor,1,Skanjeti Andrea,1,Skënder Luarasi,1,Skënder Muça,1,Skenderbeu,5,Skënderbeu,2,Skifter Këlliçi,1,Smajl Martini,1,Sokol Gjoka,1,Sokol Rama,1,Sokoli e Mirja,1,Sokoli Ramadan,1,Spiro Dede,1,Sport,10,Sporti i notit,1,Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis,1,Statutet e Drishtit,1,Statutet e Shkodrës,1,Stavro Skendi,1,Sterbeqi,1,Studime ne Gjermani,1,Studimeve Albanologjike,1,Studiuesi i traditave tona etnokulturore,1,Sulejman Dibra,2,T’falun Atdhetarit të Kosovës,1,Tahir Dizdari,1,Tamara Gaci,1,Tamara Kudrickaja,1,Tamburja,1,Tani Petrotta,1,Tano Banushi,3,Tasho Lako,1,Tava e Krapit,2,Tave Krapi,2,Tave peshku shkodrane,1,Te jetosh ne Gjermani,1,Të korrunat,1,Te ura e Sutjeskës,1,Teatri Migjeni,38,Teatri Popullor,1,Tef Palushi,2,Tefë Kuqani,1,Tefë Pici,1,Telepatia,1,Temalit,1,Teodor Haxhi Filipi,1,Tërmeti 1979,1,Teufik Duka,1,Teufik Gjyli,1,Thanje shkodrane,1,The Albanians,1,The Guardian,1,The Passenger in Cabin 54,1,The Siege of Shkodra,1,The X Factor Albania,1,Thenie shkodrane,1,Theodor Anton Max Ippen,1,Theodor Ippen,1,Theron J. Damon,1,Theth,2,Theth National Park,1,Thethi,2,Tingëllim për Shkodrën,1,Tinka Kurti,4,Tinka Thani,2,Tish Daija,1,Tomor Dani,1,Tomor Osmani,6,Tonin Çobani,1,Tonin Harapi,1,Tonin Tërshana,1,Tonin Zadeja,2,Tourism,7,Tradita Shkodrane,1,Traditat tona,1,Trashëgimia letrare e Qemal Stafës,5,Tringa,1,Tringa e Grudës,1,Tringa Smajl Martinit,1,Tringë Smajli,2,Tringë Smajlja,2,Tuj kujtue Fishten,1,Tuk Jakova,3,Tul Gjuri,1,Tulipani i pyllit,1,Tulipani i Sharrit,1,Tulipani shqiptar,1,Turizem,2,Turizmi ne Shkoder,1,Unë kam një ëndërr,1,Universiteti,1,Universiteti Luigj Gurakuqi,1,Universiteti Shkodrës,1,Ura Art e Bahçallekut,1,Ura e Bahcallekut,1,Ura Mesit,1,Urdhnimet e poezis,1,Urime për Vitin e Ri,1,Va Dejas,1,Vaçe Zela,1,Vaji i Bylbylit,1,Vajz Shkodrane,1,Valentini Giuseppe,1,Valentini Zef,1,Vangjel Gjika,1,Vangjel Kika,1,Vargu i jetës,1,Vasil Shanto,1,Vaso Pashë Shkodrani,2,Vau Dejës,1,Vegim mendimesh,1,Vëgimi,1,Vegla muzikore,1,Vehbi Ismaili,1,Vehbi Sulejman Gavoçi,1,Vehdi Gavoçi,1,Veli Stafa,1,Velikopoje,1,Velipoja,1,Velipojak,1,Velipojë,1,Velipojes,1,Vëllavrasi,1,Vendet më të mbrojtura në botë,1,Vëndi im,1,Vendit tem,1,Veprimtar i çështjes kombëtare,1,Veprimtari Kulturore Artistike,3,Vera Bitani,1,Vera Bregu,1,Vermosh,1,Vermoshi,1,Vesel Rizvanolli,1,Vigut,1,Viktor Bruçeti,1,Viktor Koliqi,2,Viktor Shiroka,1,Vildan Tufi,1,Vilhelm Teli,1,Vinçenc Prendushi,3,Vinçenc Prennushi,4,Vinçenc Prenushi,2,Vincens Penushi,1,Violeta Sekuj,1,Violeta Zefi,1,Virtyti,1,Virusi i terbimit,1,Viti Shahini,1,Vitore Nino,1,Vitore Ujka,1,Vjeshtë,1,Vjosa Jakova,1,Vllaznia,9,Vllaznia not,1,Vllaznia Shkodres,1,Vojsava Kastrioti,1,Vojsava Triballi,1,Vojsava Tripalda,1,Vorri i Skander Begut,1,Vorri nanes,1,Vox Populi,1,Vrasja Luigj Guqakuqit,1,Vuksan Gela,1,Vulashi Lulzim,1,Wassa Effendi,2,Welcome to Shkodra,8,Willy Kamsi,2,Xhahid Bushati,1,Xhambazet,1,Xhamia e Parrucës,1,Xhamia e Plumbit,1,Xhamia e Plumit,1,Xhelal Baku,1,Xhelal Zejneli,1,Xhemal Broja,1,Xhemal Bushati,1,Xhemal Naipi,1,Xhevahir Spahiu,1,Xhevdet Hafizi,1,Xhuvani Aleksander,1,Yanitza Martinaj,1,Zafina Vasa,1,Zana popullore,1,Zani i Shna Ndout,2,Zef Ahmeti,1,Zef Deda,3,Zef Jubani,1,Zef Kadarja,1,Zef Kolombi,1,Zef Kurti,1,Zef Mala,1,Zef Malaj,1,Zef Malja,1,Zef Ndoci,1,Zef Pellumbi,1,Zef Pllumi,1,Zef Saraçi,1,Zef Valentini,1,Zef Zorba,2,Zekë Ndoci,1,Zeneli Migjeni,1,Zhan d’Arka shqiptare,1,Zhega Medin,1,Zhvillimi arsimit në Shkodër,1,Zog Dushmani,1,Zog Sakoli,1,Zogaj,3,Zoja e Kalase,2,Zoja e Keshillit te mire,2,Zoja e Shkodres,2,Zonja Z,1,Zotnis,1,Zydi Bakalli,1,Zyliha Miloti,1,
ltr
item
Shkodra Daily: Pal Engjëlli, humanist dhe bashkëpunëtor i Skënderbeut
Pal Engjëlli, humanist dhe bashkëpunëtor i Skënderbeut
Pal Engjëlli (Pal Ejlli) lindi në vitin 1417, nga familja e njohur e Engjëllorëve, Dukë të Drishtit. Formula e Pagëzimit, e shkruar në vitin 1462 në 37 fletë, është i pari dokument i gjuhës shqipe të shkruar dhe ruhet si një ndër dokumentet e çmuara në Bibliotekën Laurentiana të Firencës
https://1.bp.blogspot.com/-hzX1DPotbIY/WFjbzUhw8fI/AAAAAAAADMw/uB-2guVbEfoP115qPkQOlVO3YpxbUaBPACLcB/s1600/Mikel_Prennushi.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-hzX1DPotbIY/WFjbzUhw8fI/AAAAAAAADMw/uB-2guVbEfoP115qPkQOlVO3YpxbUaBPACLcB/s72-c/Mikel_Prennushi.jpg
Shkodra Daily
http://www.shkodradaily.com/2016/12/pal-engjelli.html
http://www.shkodradaily.com/
http://www.shkodradaily.com/
http://www.shkodradaily.com/2016/12/pal-engjelli.html
true
4794096214637195701
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy