Gjelosh Luli, kapiteni i masakruar nga komunistët

Izabela Luli: Ja si ia prenë kokën babait tim, kapiten Gjelosh Luli


"Me ardhjen e komunistëve në pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua në shpellën ku streohej në zonën e Kastratit dhe mbeti i ngrirë në dëborë. Pas shumë kërkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, të cilat ia prenë kokën dhe trupin e tij e lanë mbi dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Më pas kokën e tij ata e morën me vete dhe sollën në Koplik, ku thirrrën disa fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit".

Gjelosh Luli Gjelosh
Kapiteni Gjelosh Luli me vëlla

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit të famshëm Gjelosh Lulit, nipit të heroit të Deçiqit, Dedë Gjon Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe, i cili u masakrua në mënyrën më barbare nga forcat komuniste në fundin e dhjetorit të vitit 1947.

Po kush ishte Gjelosh Luli, cila është e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai?
Cili ishte aktiviteti i tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse e masakruaun komunistët kufomën e tij?

Gjelosh Luli, nipi i Dedë Gjon Lulit

Gjelosh Luli u lind në vitin 1912 në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokë Luli, ishte kushëri i parë me djalin e Dedë Gjon Lulit, por e gjithë familja e tyre jetonte bashkë në një kullë atje në fshatin Traboin. Që kur ishte fare i vogël, Gjelosh Lulin e përkundi në djep Nora e Hotit, "Heroina e Popullit", të cilën Dedë Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedë Gjon Lulit, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë në Luftën e Deçiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin së bashku më babanë e tij.

Përveç këtyre burrave që kanë lënë emër të madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenë tepër i njohur edhe Luc Nishi, nip i kësaj shtëpie, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Gjatë asaj beteje të madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit të artilerisë serbe dhe trupi i tij u bë copa-copa. Aty nga viti 1913 kur u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe fshati Traboin mbeti nën juridiksionin e Malit të Zi, si shumë familje të tjera të atij fshati, edhe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në një fushë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite ajo fushë afër fshatit Shtoj, njihet me emërin: Hoti i Ri. Që nga ajo kohë e në vazhdim familja e madhe e Dedë Gjon Lulit ka jetuar në atë fshat, kurse shtëpitë e tyre përtej kufirit në Traboin, mbetën të shkreta pa njeri.

Në atë familje të madhe që u vendos në Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait të Gjeloshit, i cili kishte gjashtë fëmijë: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinën dhe Nocën. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumë nga regjimi zogist, për arsye se ai ishte nip i heroit të madh, Dedë Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, përveç djalit të madh Pjetrit i cili qëndroi me prindërit e tij në shtëpi, tre djemtë e tjerë të Gjokës, Gjeloshi, Rroku e Noli, përfituan bursa shtetërore nga qeveritë e Monarkisë dhe studiuan në universitetet e akademitë e Italisë. Ndërsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan në shkollat dhe akademitë ushtarake, Rroku u diplomua në degën e Ekonomisë në një nga universitetet e Italisë.

Në Akademinë e Torinos

Gjelosh Luli nuk ishte më shumë se shtatë vjeç kur erdhi në qytetin e Shkodrës dhe filloi mësimet e para të shkollës fillore. Pas kësaj ai ndoqi mësimet e gjimnazit klasik pranë Konviktit "Malet Tona" të atij qyteti, ku u dallua si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Lidhur me këtë, e bija e tij, Izabela Luli (Mari) dëshmon:

"Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, përfitoi një bursë shtetërore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi për të ndjekur studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Torinos, në Itali.
Në atë akademi ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në degën e Artilerisë dhe pas mbarimit të saj bëri edhe një vit tjetër specializim në kursin e Aplikacionit. Në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua në një nga repartet e Regjimentit të Artilerisë në qytetin e Tiranës ku iu dha edhe grada e togerit. Përveçse profesionit të tij si oficer artilerie, ku ai ishte diplomuar me rezultate të larta, babai në atë kohë ishte i dhënë shumë edhe pas shkrimeve publicistike dhe gjuhëve të huaja, duke zotëruar shumë mirë italishten, frëngjishten e gjermanishten. Pasi shërbeu për disa vjet në Regjimentin e Artilerisë në Tiranë, Gjeloshi u transferua pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës, duke u caktuar përsëri në një repart artilerie. Në vitin 1936 teksa babai shërbente si oficer në qytetin e Shkodrës, u martua me nënën tonë, Elenën, e cila ishte bijë e familjes së njohur Mirakaj nga rrethi i Pukës.
Në atë kohë që u bë martesa, nëna jonë sapo kishte mbaruar gjimnazin pranë Institutit Femëror "Nana Mbretëreshë" në qytetin e Tiranës, ku ishte diplomuar me rezultate shumë të larta. Gjatë atyre viteve që babai shërbeu si ushtarak në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe gradën e Kapitenit të Parë, ai gjithashtu dha edhe mësim si pedagog i gjuhëve të huaja në gjimnazin klasik të Shkodrës. Që nga ajo kohë babai filloi të botonte vazhdimisht shkrime të ndryshme në shtypin e kohës, e kryesisht në revistën "Hylli i Dritës" të cilën ai e kishte shumë për zemër. Ndërsa babai ishte i dhënë pas shkrimeve publicistike, nëna jonë, Elena, shkruante vazhdimisht poezi të cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumë mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi në shtëpinë tonë. Po kështu që në ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anë të shkrimeve të ndryshme që botonte në shtypin e kohës dhe ajo gjë njihej mirë prej të gjithëve në qytetin e Shkodrës", - dëshmon Izabela, lidhur me babanë e saj Gjelosh Lulin, të cilit Mbreti Zog i dha mundësinë e shkollimit në Itali, për arsye se ishte nip i Dedë Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistëve të Malsisë së Madhe

Pushtimi i Shqipëria nga Italia fashiste në prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer në Regjimentin e Artilerisë të qytetit të Shkodrës. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe ai e kundërshtoi pushtimin fashist, por në vitin 1940 kur iu bë thirrje të gjithë ish-ushtarakëve të Monarkisë së Zogut, që të riktheheshin në Ushtrinë Kombëtare, edhe ai u kthye dhe u emërua përsëri në Regjimentin e Artilerisë ku kishte shërbyer vite më parë. Lidhur me veprimtarinë e Gjelosh Lulit gjatë viteve të pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftës, e bija e tij, Izabela Luli, dëshmon:

"Në vitet e para të pushtimit, babai, nuk u përzie fare me punët e politikës por vazhdoi të shërbente siu ushtarak i Artilerisë dhe herë pas here vazhdoi të shkruante shkrime letrare e historike në revistën "Hylli i Dritës"e në ndonjë gazetë tjetër të asaj kohë.
Asokohe familja jonë banonte në Lagjen "Badra" të Shkodrës, ku pas motrës së madhe, Klarës, që kishte lindur në vitin 1938, në vitin 1942, aty u linda dhe unë. Në atë kohë babai ynë njihej si nacionalist i flaktë e antikomunist i vendosur dhe të tillë e kishte edhe rrethin e tij shoqëror, ku përveçse me shumë intelektualë të njohur të qytetit, ai kishte shoqëri e miqësi të ngushtë edhe me oficerët: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtën e Gaspër Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli në mal dhe u zgjodh me detyrën e Komandantit të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.
Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qëndroi maleve me armë në dorë deri në mbarimin e Luftës dhe në nëntorin e vitit 1944, ai së bashku me major Llesh Marashin dhe njerëzit që komandonin, shkuan në qytezën e Koplikut dhe bënë një kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatë atij takimi, Gjeloshi mbajti një fjalim ku midis të tjerash iu drejtua të gjithë popullit që ishte atje duke iu thënë: "Lufta ka mbaruar dhe komunistët e kanë fituar atë, prandaj ju shkoni nëpër shtëpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndërsa unë po largohem e do të vazhdoj rrugën që kam nis". Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malësorët e asaj krahine, sepse më pas ai doli në mal në arrati", - dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj kapiten Gjelosh Lulin, që në atë kohë ishte komandant i Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.

Tre vjet i arratisur nëpër male

Që nga nëntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrës, ai doli në arrati dhe qëndroi i fshehur nëpër male, për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik. Lidhur me këtë dhe peripecitë e familjes, pas arratisjes së tij, e bija Izabela dëshmon:

"Pas arratisjes së babait, nëna Elena, me mua dhe motrën time Klarën, (që në atë kohë ishim shumë të vogla) nuk patëm fatin të qëndronim shumë në shtëpinë tonë, sepse që në janarin e vitit 1945 ne na internuan në Katër Rrugët e Shijakut. Në momentin që po na nxirrnin nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me të madhe duke kërkuar një fustan të bukur që ia kishte sjellë babai nga Italia. Në atë kohë njëri nga ushtarët që po kontrollonin shtëpinë, doli në dritare dhe pasi pyeti nënën se kë fustën kërkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atë nga dritarja, e motra pushoi së qari.
Në Shijak ne na lanë në një stallë dhe më pas na internuan përsëri në Kalanë e Beratit dhe në qytezën e Kuçovës. Në atë kohë që ne ishim të internuar atje, babai qëndronte i fshehur nëpër male, së bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit të Lleshit, babai qëndroi vetëm me mikun e tij të ngushtë, (probatinin) Marash Doda nga Kastrati, duke u strehuar ndër miqtë e tij në atë krahinë. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbëdhjetë burra të Hotit shkuan në Kastrat dhe morën takim me parinë e asaj krahine, duke iu thënë: "Na e dorëzoni kapiten Gjelosh Lulin, se është marre për ne që ai strehohet këtu në Kastrat dhe jo në Hot, që është dhe vëndlindja e tij". Pas kësaj kërkese, paria e Kastratit iu përgjigj burrave të Hotit duke iu thënë: "Po edhe ne me bukë e kemi mbajt Gjelosh Lulin". Kastratasit nuk pranuan me e dorëzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtën të strehuar edhe për shumë kohë në atë krahinë.
Kur u dha një amnisti nga qeveria komuniste e Tiranës, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodën, që të dorëzohej dhe vetë qëndroi përsëri i fshehur në një shpellë në Kastrat. Nga viti 1945 deri në vitin 1947, atë e strehuan dy familje, nga kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj. Ndërsa këtej kufirit ai ka qëndruar i fshehur tek dy vëllezërit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur në atë krahinë shkonin forca të shumta komuniste për kontroll, babanë e kalonin matanë kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin përsëri këtej kufirit. Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, por babai mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit, Kola bërtiti që ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vëndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndërsa Kola bërtiste nga dhimbjet, vëllai i tij, Marku, që ishte i lidhur në një trung lisi aty pranë, i bënte me shenjë që të mos tregonte. Pasi e zgjidhën, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nëpër male pa ua treguar vëndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai vetë mundi që të shpëtonte prej tyre, duke u arratisur nga një shtëpi ku ata shkuan për të kaluar natën.
Pas kësaj Kola mundi që të arratisej nga Shqipëria, ndërsa të vëllanë e tij, Markun, e burgosën me dënime të gjata. Pas kësaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua në Kastrat, (i mbajtur në vig nga fshatarët pasi i kishin ngrirë këmbët) ku në dhjetorin e vitit 1947 atë e rrethuan dy herë Forcat e Ndjekjes. Në rrethimin e dytë ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirë në dëborë ku dhe e gjetën të vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetën në dëborë, ata ia prenë kokën Gjeloshit dhe trupin e tij e lanë aty në dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Kokën e tij ata e sollën në qëndrën e Malsisë së Madhe, në Koplik, dhe aty mblodhën shumë fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin, nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti një çoban i atyre anëve, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vëndin. Në atë kohë ne na hoqën nga internimi e na kthyen në Shkodër dhe nga ajo gjë ne e morëm me mënd se babanë e kishin vrarë, sepse ishte si rregull që kur vritej një njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Në Shkodër ne na morën në shtëpinë e tyre, Nora e Hotit me Katrinën, vajzat e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës së regjimit komunist.
Por edhe pas vrasjes së babait, fatkeqësitë tona nuk mbaruan, sepse në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: "Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit". Deri në vitin 1991, ne nuk e mësuam dot të vërtetën e zhdukjes së babait, sepse për atë thuheshin shumë legjenda dhe çobani që e varrosi trupin e tij pa kokë, nuk ia tregoi asnjeriu deri në shëmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dërgoi fjalë që të shkonim aty për të marrë eshtrat e babit tonë, por kur shkuam ne, ai kishte një muaj që kishte vdekur. Pas shumë kërkimesh, ne i gjetëm eshtrat e babait pa kokë dhe pas një ceremonie që bëmë në fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollëm në varret e Rrmajt të qytetit të Shkodrës ku prehen e dhe sot", - e përfundon rrëfimin e saj Izabela Luli, për babanë e saj, kapitenin e famshëm, Gjelosh Luli, të cilin komunistët e masakruan në mënyrën më barbare, duke i prerë kokën në natën e vitit të ri të vitit 1947.

Nga Dashnor Kaloçi

COMMENTS

ë, të, për, shkodra, dhe, në, shkodër, zakonet dhe traditat, shkodra news, post, shkodra daily online, shkodranews, shkodra lake, shkodra popullsia, shkodra daily weather, shkodra tv, shakodra daily blog, shkodra star, shkodra postal code, shkodra zip code, shkodra city, shkodra castle, shkodra by drone, shkodra me dron, shkodra daily news, shkodra filmuar me dron, shkodra albania, shkodra albania map, shkodra albania weather, shkodËrs, shkodra ashensor, shkodra airport, shkodra arena, popullsia shkoder, shkodra ne mesjete, shkodra ac rozafa, tv shkoder live, shkodra qyteti, lagjet e shkodres, shkolla e shkodres, shkodra eshte nje jete, rinia shkodrane, tekste shqip, muzike popullore shkodrane, tekste kengesh shkodrane, shkodra albania photos, shkodra accommodation, meteo a shkodra, hotel a shkodra, tempo a shkodra, shkodra backpackers hostel, shkodra beton, shkodra bikes, shkodra beton shpk, shkodra daily, realiteti shkoder, shkodra bau, shkodra bus station, shkodra sport, shkodra-sport, shkodra basket, ks vllaznia, shkodrËs, fk vllaznia, janë, stadiumi loro borici, stadiumi i shkodres, vllaznia shkoder, kuq e blu, shkoder bashkia, shkodra banore, shkodra craigslist, shkodra camping, shkodra cathedral, shkodra chat, shkodra church, shkodra online, shkodra culture, shkodra city guide, shkodran cerimeraj, shkodra djepi i kultures, shkodra dhe venediku, shkodra dhe motet, shkodra dhe tradita e saj, shkodra dhe kultura e saj, familjet shkodrane, shkodra dhe historia e saj, shkodra district, shkodra dhe turizmi, shkodra e vjeter, radio shkodra, jare popullore shkodrane, shkodra ese, shkodra e rrethueme, shkodra ekspres, shkodra e bukur, shkodra e permbytur, shkodra eshte, shkodra e rrethuar, shkodra ekonomia, maja e shkodranit, dasma shkodrane e diell, mimoza shkodra, shkodra fest, shkodra foto, shkodra flamurtari, shkodra ferry, e folura shkodranshe, shkodranishte e shkodranishja, shkodra facebook, gegnishtja, dialekti shkodran, dialekti gege, shprehje shkodrane, fjale te vjetra shkodrane, thenie shkodrane, shkodra the door, shkodra fashion, shkodra foto-galeri, shkodra fotografi, shkodra wikipedia, gegerishja, shkodra travel, shkodra forecast, shkodradaily, shkodra gov al, qarku shkoder, bashkia shkodres, shkodra google maps, scutari albania, shkodra guide turistike, shkodra guide, shkodra guesthouse, sofra shkodrane, shkodra gjate mesjetes, shkoder google earth, shkodra gaming, shkodra gjeografia, shkodra gazeta, online media, shkodra hotel, shkodra hostel, shkodra history, shkodra harta, shkodra historical museum, shkodra historia, shkodres, shkodra hosting, shkodra hava durumu, por, shkodra hidrografia, ose, jozefina topalli, permbytje ne shkoder, shkodra hotels albania, shkodra in your pocket, shkodra images, shkodra daily foto, shkodra ime, fototeka marubi, muzeu shkoder, shkodra informacion, shkodra info, shkodra inclick, shkodra in english, shkodra live, zoja e shkodres, kisha e zojes shkoder, kishat e shkodres, katoliket e shkodres, ... musulmanet e shkodres, xhamite e shkodres, shkodra daily website, shkodra in fashion, kanë, qyteti i shkodres, shkodra 2012, shkodra ne vitet, shkodra e viteve, keti bazhdari, vajza shkodrane, shkoder ka te vdekur, persona ne kerkim, shkoder 4 te rinj, shkoder 4 djem, shkoder 4001, times... vriten persona shkodrane, antena shkoder, djem nga shkodra, elita shkodra, shkodra vitet 80, shkodra 97, shkodra ne 97, aksident ne shkoder, ne aksin rrugore, qe lidhe shkodren, nderhyrje me force, plagosje ne nje lokal, gjakmarrja ne shkoder, shkoder albania, tradita shkoder, pedonale shkoder, komuna shkoder, kenge popullore shkodrane, poezi te pabotueme, kenge te vjetra shkodrane, kenge qytetare shkodrane, jare shkodrane, weather i shkodra, humor shkodran i vjeter, teatri migjeni, inhumor shkodran i pavdekshem, humor shkodran i viteve 70, barcaleta shkodrane, humor shkodran i viteve 90, bejta shkodrane, humor puro shkodrane, shkodra jazz fest, shkodra jone, tava e krapit gatimi, gjuetia e krapin, liqenit te shkodres, lumin buna, shkodra jeme, shkodra zemra jeme, shkodra jazz festival, jehona shkodra, jeton shkodra, shkodran januzi, jakup shkodra, shkodra snt, per shkodren, shkodra ka plot dashuri, shkodra kryeqyteti shqiperise, shkodra kryeqytet, shkodra kalaja e rozafes, shkodra kultura, shkodra klima, shkodra kalaja, shkodra ks, shkodra kodi postar, shkodra lajmet e fundit, shkodra lajme, shkodra lake resort, shkodra live camera, arkiva e lajmeve albania, shkodra love, shkodra lonely planet, voltana ademi, shkodra lajme sot, chat shkodra, shkodra daily info, shkodra 1997, shkodra 1913, shkodra 1911, shkoder 1991, shkoder 1913, weather in shkoder, weather shkodra, shkodra sot, tv shkodra, big brather shkodra, shkodra youtube, intervista, shqipërisë, shkodran mustafi, shkodran tolaj,
Name

28 Nanduer,2,28 Nentor,2,7 Mars dita e mesuesve,1,8 Mars,1,A la franka,1,Abaz Golemi,1,Abaz Xhudi,1,Abdurrahim Myftiu,1,Abdyl Frashëri,2,Adem Kastrati,1,Adil Ujkashi,1,Adnan Bala,1,Adolf Hitler,1,Adriatic Cafe,1,Afërdita Shahini,1,Agim Jakova,2,Agjenci Trasporti ne Shkoder,1,Agjenci Turistike ne Shkoder,1,Agjenci Udhetimi ne Shkoder,1,Agron Trufa,1,Agron Tufa,1,Ahengu Shkodran,3,Ahengxhinjët shkodranë,2,Ahmet Ashikja,1,Ahmet Bushati,2,Ahmet Efendi Bushati,1,Aktorët Shqiptarë,32,Albania,3,Albanologjia,9,Albatros Rexhaj,1,Aleksandar Stipčević,1,Aleksander Prosi,1,Aleksandër Stavre Drenova,1,Aleksandër Stipçeviq,1,Aleksandër Xhuvani,1,Alfabeti,1,Alfred Çapaliku,1,Alfred Nobel,1,Ali Këlcyra,1,Ali Pashë Tepelena,1,Ali Sahatçia,1,Alisa Baraku,1,Alqi Kareco,1,Alush Beqari,1,Amazonat shqiptare,1,Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara,1,Ana Gjakova,1,Ana Jakova,1,Ana Malit,1,Anamalas,1,Andërr e nji mbasditje vere,1,Andrea Kushi,1,Andrea Skanjeti,3,Andrrime fiorentine,1,Angjelin Nenshati,1,Angjelin Saraçi,1,Angjelina Gurakuqi,1,Anton Ashta,1,Anton Çefa,1,Anton Harapi,3,Anton Mazreku,1,Anton Xanoni,1,Anzat e Parnazit,1,Apollon Skalkovski,1,Apologjia e Skenderbeut,1,Aqif Domini,1,Arben Kumbaro,1,Ari,1,Arsen Idromeno,1,Arshi Pipa,9,Artissima Art Gallery,1,Asaj,1,Asdreni,1,Ashiku Pjerin,1,Ashta Sandër,1,Astrit Hafizi,1,At Bernardin Palaj,1,At Gjon Shllaku,2,At Zef Valentini,1,Atdheut,1,Atë Bernardin Palaj,1,Atë Martin Gjoka,1,Athanas Banushi,3,August Landmesser,1,Aurela Cuku,1,Autori Xhahid Bushati,1,Babë Dudë Karbunara,1,Balë Gjuri,1,Balli Kombetar,1,Ballkaniada 1946,1,Balshajt,1,Baltasar Benussi,1,Baltjon Stamolla,1,Banda Frymore ne Shkoder,1,Banka Globale e Farërave,1,Barcaleta shkodrane,1,Bardh Smaja,1,Bardhosh Dani,1,Bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër,1,Bashkia Shkoder,1,Bashkia Shkodres,2,Bashkia Vau Dejes,1,Bashkimi Shkodran,1,Bashkisë,1,Bashknija e Shqypris,1,Bashkoniu,1,Basho Jona,1,Bedi Pipa,3,Bedrie Pipa,3,Begollajt,1,Begzad Baliu,2,Bejta shkodrane,3,Bep Shiroka,3,Beqir Sahatçia,1,Bërdicës,1,Bernardin Palaj,3,Bernardina Kodheli,1,Bernardina Marubi,1,Besnik Jakova,2,Besnik Sahatçia,1,Best 10 North Shkoder,1,Best Ten North Shkoder,1,Bib Doda,1,Biblioteka e Shkodres,1,Biblioteka Marin Barleti,1,Big Brother Shkodra,1,Bik Ndoja,1,Bik Pepa,1,Binak Alia,1,Bisede me qytetin tim,1,Bishtiqendia,1,Bizneset ne Shkoder,2,Bledi Strakosha,1,Blerje ne internet,1,Blerje Online,1,Boga,1,Bogë,1,Boriçi Daut,1,Botë më vete,1,Bregu Ranës,1,Brezi i vektares,1,Brunilda Ternova,1,Bujana Jakova,2,Bujar Qamili,1,Bukurie Gjeçi,1,Bukurija duhet fort,1,Burhan Juka,1,Bushatas,1,Bushati Hamdi,1,Bushati Masar,1,Bushatit,1,Bushatllinjtë e Shkodrës,4,Buzë të ngrira në gaz,1,Buzuku,1,Camaj Martin,4,Carl Ritter von Ghega,1,Carlo Gegha,1,Çatin Saraçi,2,Çaushollaj,1,Çerçiz Topulli,1,Cesk Zadeja,1,Çesk Zadeja,1,Çiftelia,1,Çifti i lumtur,2,Ciprian Porumbescu,1,Citta di Scutari,1,Çka do t' jet Shkodra,1,Çmimi Nobel,1,Colonel Sanders,1,Cubat,1,Cuf Shkreli,1,Cuk Marku,1,Çuni i Korculls,1,Currlina,2,Daija Tish,1,Dajçit,1,Dallëndyshe eja,1,Dallëndyshja u kthye,1,Daniel Gjeçaj,1,Daniele Farlati,1,Daniele Farlato,1,Danjel Gjeçaj,1,Dante Alighieri,1,Dante e ne shqiptarët,1,Dash Sokoli,1,Data e ditës së Pashkëve,1,Daut Boriçi,1,de Calcuta,1,De obsidione Scodrensi,1,Dedë Gjo Luli,2,Dedë Gjon Luli,1,Dedë Nika,1,Deka e burrnija,1,Deklaratë shtypi,1,Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri,1,Dënimi kapital,1,Dënimi me vdekje,1,Dera e përtrime,1,Dëshir,1,Dhaskal Todhri,1,Dhimitёr Anagnosti,1,Dialekti Gegë,1,Diana Kastrati,1,Dibra,1,DigitAlb,1,Digjitalb,1,Diptik,1,Diskriminimi dhe racizmi ne Gjermani,1,Diskriminimi ne Gjermani,1,Dita e Gruas,1,Dita e luleve në Shkodër,1,Dita e mesuesit,1,Dita e Nënës,1,Dita e Punës,1,Dita e Punëtorëve,1,Dita e Tokës,1,Dita Ndërkombëtare e Gruas,1,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve,1,Dita Nderkombetare e Tokes,1,Ditari intim,1,Dixhitalb,1,Djali e balta,1,Djali pa nanë si nata pa hanë,1,Djalli,1,Doktor Prela,1,Doktori Frederik Shiroka,1,Dom Frano Illia,1,Dom Ndoc Nikaj,3,Dom Ndre Mjeda,12,Dom Nikollë Kaçorri,1,Dom Zef Ashta,1,Dom Zef Puka,1,Donat Kurti,3,Dream Visions,1,Drisht,2,Drishti,2,Drishtit,1,Dritan Hoxha,1,Drivasto,2,Dutari,1,Dy lot e nji betim,1,Dy Lule,1,E vjetra shembet kohët po ndryshojnë,1,E-commerce,1,Earth Day,1,Edit Durham,1,Edith Durham,1,Egon Gjadri,1,Elegjia Vllazërore,1,Elhaida Dani,1,Elida Jorgoni,1,Ema Ndoja,1,Embassy Of Albania,1,Emigracioni ne Gjermani,1,English,1,Enver Draçini,1,Enver Hoxha,5,Enver Muriqi,1,Eqerem Çabej,1,Eqrem Çabej,1,Ergi Dini,1,Erika Camaj,1,Ernest Koliqi,21,Esat Oktrova,1,Estrada e Shkodres,9,Ethem Bakalli,1,Etnograf,1,Fadil Kraja,2,Faik Adem Luli,1,Faik Luli,1,Familja Çeka,1,Familja Frashëri,1,Familja Kasneci,1,Familja Saraçi,1,Familja Suma,1,Familjet shkodrane,5,Fast Food ne Shkoder,1,Fatbardh Smaja,1,Fatbardha Saraçi,1,Federata Panshqiptare Vatra,1,Fehime Pipa,3,Fejzi Dika,1,Fejzi Spahia,1,Fëmi shqiptar në lulishte t'hueja,1,Festa e 1 Majit,1,Festa e flamurit,1,Festa e karnavaleve,1,Festa e Pashkëve,1,Fet Gumina,1,File Gjeloshi,1,Filip Çeka,1,Filip Daia,1,Filip Daija,1,Filip Kraja,1,Filip Noga,1,Filip Shiroka,11,Fiqiret Juka,1,Fishta Gjergj,13,Fitues i Kampionatit Botëror,1,Fjala e përdorimi i saj,1,Fjalimi i Fishtes,1,Fjalori etimologjik i gjuheve indoeuropiane,1,Fk Vllaznia,1,Flamur Tartari,2,Floreta Faber,1,Floreta Luli,1,Floriri,1,Formula e Pagëzimit,1,Foto historike,3,Foto Nenshati,1,Foto te vjetra Shkoder,1,Fotografi te vjetra,3,Fotografia Pici,1,Fotoshop,1,Fototeka Kombëtare Marubi,1,Fototeka Marubi,5,Fototeka Nenshati,1,Fran Ndoja,1,Frang Bardhi,2,Frano Ilia,1,Frano Ndoja,2,Frasheri Naim,25,Frati i kangvet,1,Frederik Ndoci,1,Frederik Rreshpja,1,Frederik Shiroka,2,Fric Fistani,1,Fshati Lotaj,1,Fusha e Çakajve,1,Futboll,1,Gac Çuni,1,Gac Çunin,1,Gac Gurashi,1,Gaentan Petrota,1,Gaetano Petrotta,1,Gasper Beltoja,1,Gaspër Beltoja,1,Gasper Benussi,1,Gasper Curcia,2,Gaspër Çurçia,2,Gasper Gurakuqi,1,Gaspër Harapi,1,Gaspër Krasniqi,1,Gasper Pali,6,Gaspër Pali,6,Gatimi krapit,1,Gatimi peshkut,1,Gazmend Kraja,1,Gaztorët shkodranë,3,Geg Postrippa,1,Gegë Kodheli,2,Gegë Marubi,2,Gegë Postriba,9,Gege Toska,1,Gegërishtja,1,Gegnisht,1,Genti Kruja,1,Genti Tavanxhiu,1,Gerald Ford,1,Gëzim Dimnaku,1,Gëzim Kruja,1,Gezim Uruci,1,Gëzim Uruçi,1,Gëzuar Vitin e Ri,1,Gilbert Gurakuqi,1,Giorgio Fishta,25,Giuseppe Valentini,1,Giuseppe Zamputti,1,Gjakova,1,Gjaksorvet,1,Gjelosh Luli,1,Gjergj Benussi,1,Gjergj Elez Alia,1,Gjergj Elez Alija,1,Gjergj Fishta,30,Gjergj Kastrioti,7,Gjergj Luca,1,Gjergj Vata,1,Gjeto Kola,2,Gjimnazi,1,Gjok Vata,1,Gjokë Misloca,1,Gjokë Vata,1,Gjon Buzuku,1,Gjon Gazulli,1,Gjon Shkrumi,1,Gjon Shllaku,2,Gjon Shllaku Frat,2,Gjon Simoni,1,Gjon Sinishta,1,Gjon Ujka,1,Gjosho Vasia,2,Gjosho Vasija,2,Gjovalin Gjadri,1,Gjovalin Gjoka,1,Gjuha Shqipe,3,Gjuha Shqype,2,Gjuhës Shqipe,1,Gjush Benussi,1,Gjush Sheldia,1,Gjush Sheldija,2,Gjyqi special 1945,1,Gjyzepina Kosturi,1,Gjyzepina Misloca,1,Gonxhe Bojaxhiu,1,Google,1,Grand Cafe,1,Grand Hotel Savoia,1,Gregor Kodheli,1,Gregor Marubi,1,Grigor Orllov,1,Grili,1,Gruaja Shqiptare,1,Grueja Hotjane,1,Grueja Shqyptare,1,Guljelm Deda,1,Guljem Deda,1,Gurit të Zi,1,Gustav Majer,2,Gustav Meyer,2,Hafiz Abaz Golemi,1,Hafiz Muhamet Bekteshi,1,Hafiz Sabri Koçi,1,Hajmelit,1,Hajrie Sula,1,Haki Mborja,1,Haki Stermilli,1,Halid Shenazi,1,Hamdi Bushati,3,Hamid Gjylbegaj,6,Hamid Gjylbegu,7,Hamit Kokalari,2,Hanë gjaku,1,Hanny Gurakuqi,1,Happy New Year,1,Harapi Tonin,1,Harland Sanders,1,Harmonia ndërfetare në Shkodër,1,Harpa,1,Hasan Kaduku,2,Hasan Preza,1,Hasan Smaja,1,Haxhi Abaz Golemi,1,Haxhi Hafiz Muhamet Bekteshi,1,Haxhi Ibrahim Kaduku,1,Haxhi Muhamet Bekteshi,1,Henrik Lacaj,3,Hermira Fico,1,Hermira Gjoni,1,Hero i Popullit,1,Hero Kombëtar,1,Hija flatrave te medhaja,1,Hil Mosi,6,Hilë Mosi,8,Himni i flamurit,1,Himni kombëtar,1,Histori Botërore,2,Histori Shkodrane,64,Histori Shqiptare,48,Historia e Kampionatit Boteror te Futbollit,1,Historia e notit,1,Historia e Sportit Shqiptar,1,Historia himnit kombëtar,1,Holokausti,1,Homeri shqiptar,1,Hotel ParkCafe,1,Hoxhallarët e Shkodrës,1,Humor,2,Hyjt mbi gremine,1,Hylli i Dritës,4,Hymni i Flamurit Kombtar,1,Hysen Kocia,1,Hysen Koçia,1,Hysni Bebeziqi,1,I have a dream,1,I mbetuni,1,I tretuni,1,Ibrahim Kaduku,2,Ibrahim Pashë Bushati,1,Ida Melgushi,1,Ilirët dhe Gjeneza e Shqiptarëve,1,Ilirishtja dhe Shqipja,1,Illyrici Sacri,1,Illyricum Sacrum,1,Imam Salih Myftia,1,Imam Vehbi Ismaili,1,Injac Zamputi,2,Injac Zamputti,2,Internet,1,Isa Alibali,3,Isa Boletini,1,Iskënder Skanderbeg,1,Islam Dizdari,1,Ismail Kadare,3,Ismail Lulani,1,Ismail Qemali,4,Italiano,1,Izabela Luli,1,Izet Bebeziqi,1,Jak Kraja,1,Jak Serreqi,1,Jakin Shkodra,7,Jakup Danja,1,Jakup Ramadani,1,Janica Martiniani,1,Jetë e thjeshtë,1,Joakin Serreqi,1,Johann Arendt,1,Jolanda Preka,1,Jolanda Shala,1,Jonuz Tafili,1,Jorgji Karbunara,1,Josef Szekely,1,Jul Variboba,1,Julian Deda,1,Jup Kastrati,2,Justin Rrota,2,Kabil Bushati,7,Kafja e Madhe,1,Kajo Karafili,1,Kalaja e Drishtit,1,Kalaja e Shkodrës,2,Kalaja Rozafa,2,Kalkutës,1,Kam mbet jetim,1,Kamera Live,1,Kamerat e sigurise,1,Kamerat e survejimit,1,Kampionati Ballkanik i Futbollit,1,Kampionati Botëror,2,Kampionati Botëror i Futbollit 2018,1,Kanga e djepit,1,Kanga e kumbanares,1,Kanga e poetit,1,Kanga e Prendimit,1,Kanga Migjenit,2,Kange Perndimi,1,Kange Prendimi,1,Kanuni Dukagjinit,2,Kanuni i Lekes,1,Kara Mahmud Pashë Bushati,2,Kardinal Mikel Koliqi,1,Karl Gega,1,Karl Gurakuqi,3,Karlo Ghega,1,Karnaval ne Shkoder,1,Karnavalet,1,Karnavalet e Shkodrës,2,Karnavalet në Shkodër,1,Karnavaleve e Shkodrës,2,Kasem Taipi,1,Kastrati Jup,1,Katedralja e Shën Shtjefnit,1,Katedralja Shkodër,1,Katerina Biga,1,Katrina Biga,1,Katunar pri Rrashbulle,1,Kel Marubi,1,Kenga e djepit,1,Kënga e Gjergj Elez Alisë,1,Kënga e tre heronjëve,1,Kënga Moisi Golemit,1,Kënga popullore e Gjergj Elez Alisë,1,Kënga popullore e Oso Kukës,1,Kënga popullore shkodrane,5,Kënga qytetare shkodrane,5,Këngët Popullore Shqiptare,2,Kentucky Fried Chicken,1,Kërshëndellat,1,Këshilli i Qarkut Shkodër,1,KFC,1,Kirurgu Frederik Shiroka,1,Kisha e Dajçit,1,Kisha e Madhe,1,Kisha Shirgjit,1,Kisha Shirqit,1,Kisha Shna Prendes,1,Kisha Zojës Shkodër,1,Klubi Sportiv Vllaznia,1,Koha e lules,1,Koha e Re,1,Koineja e gjuhës shqipe,1,Kokalari Kokalari,1,Kol Gurashi,1,Kol Jakova,1,Kol Kamsi,1,Kol Shiroka,1,Kole Ashta,1,Kolë Gurashi,2,Kolë Idromeno,1,Kolë Jakova,2,Kolë Kamsi,1,Kole Kurti,1,Kolë Luli,1,Kolë Prenushi,1,Kolë Shiroka,3,Kole Shllaku,1,Kolë Xhuxha,1,Kolec Shllaku,6,Koliqi Ernesto,19,Komedia Hyjnore,1,Komisia Letrare Shqipe në Shkodër,1,Kompozitori Tonin Harapi,1,Komuna Ana e Malit,1,Komuna Berdice,1,Komuna Bushat,1,Komuna Dajc,2,Komuna Guri i Zi,1,Komuna Hajmel,1,Komuna Mnele-Vig,1,Komuna Postribe,2,Komuna Pult,1,Komuna Rrethina,1,Komuna Shale,2,Komuna Shllak,1,Komuna Shosh,2,Komuna Temal,1,Komuna Velipoje,2,Komuna Vig Mnele,1,Komuniteti mysliman,1,Konfederata Ilirike,1,Konferenca Paqes ne Paris,1,Konferencën e Londrës,1,Kongresi i Alfabetit,1,Kongresi i Manastirit,1,Konstadin Kristoforidhi,1,Konstandin Kristoforidhi,1,Koreja e Veriut,1,Korespondenti,1,Kosova djepi i shqiptarizmit,1,Kosova në luftë,1,Kostandin Naponi,1,Kovaçi Loro,1,Kraja Fadil,1,Krapi Tave,1,Krijimi i himnit kombëtar,1,Krimet e Komunizmit,5,Krishtlindja,1,Krishtlindje,1,Kristaq Antoniu,1,Kristo Floqi,1,Kryengritja e Malësisë,1,Ks Vllaznia,1,Kshenellat,1,Kujtime Franceskane,1,Kulshedra,1,Kultura Shkodrane,12,Kumbulla përtej murit,1,Kupe Danja,1,Kupës së Botës,1,Kuq e blu,6,Kuq e zi,2,Kur bie shi në Shkodër,1,Kur eshte Dita e Tokes,1,Kuriozitete,25,Kush janë shqiptarët,1,Kushtrimi i Skanderbeut,1,Kuvendi Dibrës,1,Kuvendi i Berlinit,1,Kuvendi Prizrenit,1,Kuzhina Shkodrane,1,Lagjet e Shkodres,1,Lahuta,1,Lahuta e Malcis,10,Lahuta e Malesise,10,Lahuta e Malsis,10,Lajmtari i Zemrës së Krishtit,1,Lamtumirë,1,Laskarina Bubulina,1,Lauresha e Shkodrës,1,Lazer Filipi,2,Lazër Kraja,1,Lazër Radi,2,Lazer Shantoja,2,Lazër Shantoja,7,Lec Fishta,1,Lec Kurti,3,Lec Ndreka,1,Lec Sekuj,1,Lec Shllaku,6,Lef Nosi,1,Legjenda e misrit,1,Legjenda Migjenit,1,Lekë Dukagjini,2,Lekë Gruda,3,Lelet e Majit,1,Letërsia,128,Levizja Antikomuniste,1,Leze Sakate,1,Leze Sakatja,1,Lin Delija,1,Lindja Jezusit,1,Lindja Kishtit,1,Liqeni i Shkodrës,1,Lira,1,Lirija,1,Lirijasi,1,Lissus,1,Little Museums,1,Liza Bjanku,1,Liza Gjoka,1,Llazar Siliqi,1,Llesh Cukali,5,Lodovik Gjergji,1,Loro Boriçi,1,Loro Kovaçi,1,Luan Barova,1,Luan Borova,1,Lucia Nadin,1,Luçie Kolë Gjinaj Xhuxha,1,Luçie Miloti,1,Luçie Zorba,1,Luçije Kraja,1,Luçije Kraja Kuqani,1,Luçije Kuqani,1,Ludovico Ariosto,1,Ludovik Pepa,1,Lufta e Gurit të Kuq,1,Lufta e Parë Botërore,1,Lufta Parë Botërore,1,Lugati,1,Luigj Benussi,1,Luigj Bumci,2,Luigj Bumçi,2,Luigj Gurakuqi,9,Luigj Ljarja,1,Luigj Mjeda,1,Luigj Prela,1,Luigj Shala,2,Luk Kacaj,1,Luk Kaqaj,1,Luka Matrënga,1,Lukë Kaçaj,1,Lule bore,1,Lules,1,Lules se Majit,1,Luli Migjeni,1,Luli vocerr,1,Lulja e Majit,1,Lulzim Vulashi,1,Lumi Buna,1,Lumnije Juka,1,Lumo Skendo,1,Luta,1,Lutfi Sahatçia,1,Lutja Migjenit,1,Lutje,1,Lyra Shqiptare,1,Madre Teresa,1,Magister,1,Makeroniana,1,Makeronjana,1,Malarja ne Shqiperi,1,Malcis,1,Malesi e Madhe,1,Mall e mërzi,1,Mall per Shkodren,1,Malsi,1,Malsori ne Paris,1,Mandolinë,1,Maria Akshija,1,Marie Çurçia,1,Marie Logoreci,2,Marie Qyrsaqi,1,Marigo Poçi,1,Marigo Posio,1,Marigo Pozio,1,Marije Logoreci,1,Marije Qyrsaqi,1,Marin Barleti,2,Marino Barlezio,1,Marinus Barletius,1,Mark Dema,1,Mark Kaftalli,1,Mark Kakarriqi,1,Mark Luli,1,Mark Pici,1,Mark Tirta,2,Marketin Pici,1,Maro Kondaj,1,Martin Camaj,6,Martin Gjoka,1,Martin Luther King,1,Martirët katolik të masakruar nga diktatura,1,Marubbi,1,Mary Edith Durham,1,Masar Bushati,1,Mati Kodheli,1,Mati Logoreci,3,Mati Marubi,1,Mazreku Anton,1,Mbi vorr të nanës,1,Mbramja asht larg,1,Mbretëresha Teuta,1,Medin Zhega,1,Medreseja Shkoder,1,Mehdi Guni,1,Mëhill Gjon Pali,1,Mëhill Kasneci,1,Mëhill Kostandin Gjeçi,1,Mehmet Ali Pasha,1,Mehmet Elezi,1,Mehmet Frashëri,1,Mehmet Konica,2,Mehmet Pashë Bushati,1,Mehmet Shehu,2,Melibeu,1,Mentor Quku,3,Meri Zefi,1,Merita Smaja,1,Meshari,1,Meshtari i Malcis,1,Messale,1,Mësuesit e hershëm të Shkodrës,1,Mexhid Yvejsi,1,Mic Sokoli,1,Michael King,1,Mid'hat Frashëri,1,Mid'hat Vogli,1,Midhat Araniti,2,Midhat Frasheri,1,Midhat Vogli,2,Migjeni,10,Migjeni Legjenda,1,Migjeni Luli,1,Migjeni Mjerimi,1,Migjeni Novele,1,Migjeni Theatre,1,Migjeni Zeneli,1,Mihal Popi,1,Mihallaq Luarasi,1,Mikë Mernaçaj,1,Mikel Çeka,1,Mikel Kodheli,1,Mikel Koliqi,2,Mikel Marubi,1,Mikel Prennushi,1,Milan Shuflai,1,Milan Shuflaj,1,Milan Syfflay,1,Millosh Gjergj Nikolla,10,Millosh Nikolla,10,Mimika Luca,1,Mimozat,1,Miriam Bruçeti,1,Miss Bjeshka,1,Missal,1,Mit'hat Araniti,2,Mit'hat Frashëri,1,Mit’hat Frashëri,1,Mita Jakova,2,Mithat Araniti,2,Mithat Frasheri,1,Mitologji,1,Mitologjia shqiptare,2,Mjerimi Migjeni,1,Mjeshtri i Madh i Artit,1,Mnelës,1,Moisi Arianit Golemi,1,Moisi Golemi,1,Moj e vogla si florini,1,Mojsi Golemi,1,Molla Ferhati,1,Mosi Hilë,1,Mother Teresa,1,Motres Pipa,1,Mrika Mernacaj,1,Mrika Mernaçaj,1,Muaji i Ramazan,1,Muaji i Ramazanit,1,Muhamed Nasirudin el-Albani,1,Muhamed Sytari,2,Muhamet Bekteshi,1,Muhamet Sahatçia,1,Muhammad Nasir-ud-Din al-Albani,1,Muharrem Gjylbegu,1,Muho Asllani,2,Musa Gjylbegu,1,Musa Juka,1,Musa Kopliku,1,Musine Kokalari,2,Musine Musine,1,Mustafa Qulli,1,Mustafa Reshit Pashë Bushati,1,Mustafë Dervishi,1,Muza Musine,1,Muzafer Pipa,1,Muzeu i diktaturës,1,Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi,3,Muzeumi Historik Shkoder,3,Muzg mërgimi,1,Muzika Popullore Shkodrane,1,Muzika Popullore Shqiptare,2,Muzikanti Tonin Harapi,1,Myfarete Laze,1,Myftar Uruçi,1,Myslym Peza,1,Myzafer Pipa,4,Nadjezhda N. Gicko-Shamova,1,Naim Frashëri,27,Nakdo Monici,2,Nanë e përbashkët,1,Nasho Jorgaqi,2,Nasiruddin Albani,1,Nasirudin Albani,1,Nasirudin Nexhati,1,Nasuf Dizdari,2,Nderi i Sportit Shqiptar,1,Ndoc Camaj,1,Ndoc Çefa,1,Ndoc Gurashi,2,Ndoc Martini,1,Ndoc Martini Camaj,1,Ndoc Mazi,1,Ndoc Nikaj,3,Ndoc Shllaku,1,Ndoc Xhuxha,1,Ndok Illia,1,Ndre Mjeda,13,Ndrek Luca,1,Ndrek Saraçi,1,Ndrek Shkjezi,1,Ndrekë Luca,1,Ndrekë Pici,1,Ndrekë Shkjezi,1,Ndue Kasneci,1,Nedret Pipa,3,Nefail Piraniqi,1,Nemesis,1,Nëna dhe femija,1,Nënë Tereza,1,Nexhmi Bushati,3,Nexhmije Xhunglini,1,Ngadhnija e Kryqit,1,Ngritja e flamurit në Krujë,1,Ngritja e flamurit në Vlorë,2,Nik Gjergji,1,Nikë Kasneci,1,Nikë Mernaçaj,1,Nikita Hrushov,1,Niko Pojani,1,Nikol Dakaj,1,Nikoleta Shoshi,1,Nikolin Muzhani,1,Nikolin Pici,1,Nikoll Dakajt,1,Nikoll Kaqorri,1,Nikolla Shurbani,1,Nikollë Daka,1,Nikollë Dakaj,1,Nikollë Idromeno,1,Nikolle Kacorri,1,Nine Temali,1,Nine Zamputti,1,Njazi Kazazi,1,Një jetë e re po lulëzon gërmadhash,1,Nji lule vjeshtet,1,Njih vetveten,1,Nora e Hotit,1,Nora e Kelmendit,1,Nosh Xhuxha,1,Notable People,218,Notarët shkodran,1,Noti shkodran,1,Novela Migjenit,1,Novelë mbi krizë,1,Noz Martini Zamaj,1,Nuh Sahatçia,1,Nuse Shkodrane,1,O moj Shqipni e mjera Shqipni,1,Odisea,1,Ollga Luarasi,1,Ollga Nikolla,1,Online Shopping,1,Onomastika Dardane,1,Onufri,1,Opera Mrika,1,Ora e Maleve,1,Organizata Antikomuniste,1,Orkestra Frymore ne Shkoder,1,Orlandi i çmendun,1,Orlando Furioso,1,Osja i falltores,1,Osja i Fallxheshës,1,Osman Jonuzi,1,Osman Kuka,1,Oso Baroti,1,Oso Kuka,1,Osoja i falltores,1,Osoja i Fallxheshës,1,Our lady of shkodra,1,Paç Kovaçi,1,Pader Anton Harapi,2,Pajtorja e Shkodres,1,Pal Ejlli,1,Pal Engjëlli,1,Pal Ëngjelli,1,Palok Kurti,1,Palok Nika,1,Palok Prek Gjergji,1,Palokë Kurti,5,Palokë Nika,1,Pandeli Cale,1,Paolina Kodheli,1,Papa Jani,1,Papa Tani,1,Papa Xhuvani,1,Parku i Taraboshit,1,Parku Kombëtar i Thethit,1,Parlamenti shqiptar 1921,1,Pashalleku Shkodres,1,Pashk Gjeçi,1,Pashk Misloca,1,Pashket Katolike,1,Pashket Ortodokse,1,Pashko Gjeçaj,1,Pashko Gjeçi,1,Pashko Vasa,3,Pasticeri ne Shkoder,1,Paulin Lacaj,1,Paulin Ndoja,1,Paulin Preka,1,Paulin Selimi,1,Paulus Angelus,1,Pavaresia e Shqiperise,1,Pavlin Pali,1,Pëllumb Xhufi,1,Per shkodrant,1,Per shkodren,3,Pergamena e Shkodrës,1,Perikli Jorgoni,2,Perpara derës së Parrizit,1,Perpjekja Shqiptare,1,Përse unë nuk jam komunist,1,Persekutimi komunist,1,Pesë Maj,1,Peter Barlt,1,Petrotta Gaetano,1,Philip Nogga,1,Philippe Nogga,1,Photoshop,1,Piceri ne Shkoder,1,Pier Kolond,1,Pietro Marubbi,1,Piktorët Shqiptarë,7,Pina Thani,1,Pipa Arshi,2,Pjerin Ashiku,1,Pjerin Ndreka,1,Pjetër Dungu,1,Pjetër Engjëlli,1,Pjeter Gaci,2,Pjetër Gaci,1,Pjeter Gjini,1,Pjetër Gjini,1,Pjeter Gjoka,1,Pjetër Gjoka,1,Pjetër Logoreci,1,Pjetër Marubi,4,Pjeter Pepa,1,Pjetër Pepa,1,Pjetër Saraçi,1,Pjetër Zarishi,1,Pjetro Marubbi,1,Pleqnija,1,Poema Lissus,1,Poema Mjerimit,1,Poema Qerbelaja,19,Poema Qerbelajsë,1,Poema Qerbelasë,5,Poetit të vdekun,1,Poezi Martin Camaj,1,Poezi nga Gasper Pali,1,Poezi per shkodren,1,Poezi Robert Shvarc,1,Poezija e rilindjes,1,Portreti i Skënderbeut,1,Posta e Shqypnisë,1,Postribas,1,Postribës,1,Prel Gjoni,1,Prend Doçi,1,Prendimi i andrrimeve,1,Preng Doçi,1,Preng Jakova,1,Prengë Bib Doda,1,Prenk Doçi,1,Prenk Doda,1,Prenk Jakova,1,Prenk Pllumi,1,Prenkë Jakova,3,Primo Docci,1,Primo Dochi,1,Primo Shllaku,2,Principata Balshajve,1,Principata e Shkodrës,1,Prroni i Çepit,1,Psalm muzgu,1,Puka,1,Pukjan,1,Pultit,1,Qarku Shkoder,24,Qarku Shkodrës,21,Qazim Dervishi,1,Qazim Mulleti,2,Qemal Draçini,2,Qemal Stafa,8,Qerbelaja,19,Qerim Vrioni,2,Qielli mbi oborr,1,Qortimet e vjeshtës,1,Qyfyre të Rrem Voglit,1,Qyteti i biçikletave,1,Racizmi ne Gjermani,1,Ramadan Sokoli,1,Ramazan Rragami,1,Ramazan Xhepa,1,Rapsodi i malit,1,Rashik Dino,1,Razma,1,Restorante ne Shkoder,1,Revista Fryma,1,Revista Hosteni,1,Revista Hylli i Dritës,1,Revista Shejzat,1,Rexhai Kosturi,1,Rezzo Schlauch,1,Rifat Frashëri,1,Rikard Ljarja,1,Rikthejeni Fishtën në tekstet shkollore,1,Ringjallja Jezusit,1,Ringjallja Krishtit,1,Riza Dani,1,Riza Kaduku,1,Riza Lahi,4,Riza Tafilaku,1,Robert Elsi,1,Robert Elsie,2,Robert Schwartz,3,Robert Shvarc,3,Robert Shvarcin,1,Romeo Gurakuqi,1,Romolo Zamputti,1,Rosela Gjylbegu,1,Roza Anagnosti,1,Roza Saraçi,1,Roza Xhuxha,2,Rozafa Castle,1,Rozafa Luca,1,Rrem Vogli,2,Rreth flamurit të përbashkuar,1,Rreth Shkodres,3,Rrethi Malesi e Madhe,2,Rrethi Puke,2,Rrethi Pukës,1,Rrethi Shkoder,20,Rrethi Shkodres,18,Rrethimi i Shkodrës,2,Rrok Dajçi,1,Rrok Zojsi,1,Rrok Zojzi,1,Rrota Simon,1,Rrugash,1,Ruginë Balsha,1,Sabri Koçi,1,Sadete Juka,1,Sadik Bejko,1,Sadik Spahija,1,Safete Juka,1,Sahati i Inglizit,1,Sait Boshnjaku,1,Sait Hoxha,1,Salih Boriçi,1,Salih Efendi Myftia,1,Salih Hoxha,1,Salih Myftia,1,Sami Frashëri,2,Sander Ashta,1,Sandër Ashta,1,Sandër Prosi,1,Sander Ruci,1,Sandër Ruçi,1,Sandër Saraçi,1,Sanxhaku Shkodres,1,Sara Smaja,1,Saraçi Sandër,1,Scutari,1,Seit Boshnjaku,1,Sejfi Vllamasi,1,Selami Tabaku,1,Semundja malarjes,1,Serafin Fanko,1,Shalës,1,Shan Pici,1,Shantoja Lazër,1,Sharkia,1,Sheboja,1,Shefqet Korça,1,Shefqet Ndroqi,1,Shegani,1,Shegës së kopshtit,1,Shën Pjetri,1,Sherbime Katering ne Shkoder,1,Sherbime Taksi ne Shkoder,1,Shimshir,1,Shimshirëve,1,Shin Dong Hyuk,1,Shiroka,4,Shiroka Frederik,1,Shirokë,1,Shiu mbi lum,1,Shkëlzen Doçi,1,Shkenca dhe jeta,1,Shko Dallëndyshe,1,Shko Meshar,1,Shko ti,1,Shkodër,5,Shkoders,1,Shkodra,4,Shkodra asht,1,Shkodra asht nji jetë,1,Shkodra dhe historia e saj,2,Shkodra dhe kultura e saj,1,Shkodra dhe motet,3,Shkodra dhe Venediku,1,Shkodra djepi i kultures,1,Shkodra e vjetër,4,Shkodra foto te vjetra,1,Shkodra gjate mesjetes,1,Shkodra historia,1,Shkodra Kryeqytet,1,Shkodra në mbramje,1,Shkodra në mëngjese,1,Shkodra ne shekuj,1,Shkodra ne vite,1,Shkodra në zheg,1,Shkodra Sot,13,ShkodraDaily,3,Shkodranas,1,Shkodrane,1,Shkodranet neper bote,4,Shkodrania,1,Shkodranja,1,Shkolla e Mesme Artistike Prenkë Jakova,2,Shkolla e Muzikës Prenkë Jakova,2,Shkolla e Shirokës,1,Shkollat e para shqipe në Shkodër,1,Shkrimtari Xhahid Bushati,1,Shllaku Lec,1,Shllakut,1,Shoqëria Bashkimi,1,Shoqëria Bogdani,1,Shoqëria Rozafat,2,Shoshit,1,Shote Galica,1,Shpirti i mjerë,1,Shpirti poetik i Tano Banushit,1,Shprehje shkodrane,1,Shqipëria,1,Shqipëria kampione e Ballkanit,1,Shqiptarët në Odesa,1,Shqiptarët në Ukrainë,1,Shqynija,1,Shqypnija e lirë,1,Shqypnisë,1,Shqypria,1,Shqyptari Frati Shqypnija,1,Shtatzania,1,Shtatzënia,1,Shtëpia e Pionierit,1,Shtëpise sime,1,Shtigjet tona te veshtira,1,Shtjefën Gjeçovi,3,Shtjefën Konstandin,1,Shtjefen Palushi,1,Shtjefën Palushi,1,Shtypshkronja Nikaj,1,Shuk Prifti,1,Shyqyri Alushi,1,Si falet nje femi per Atdhe,1,Si lind jeta,1,Si të dallojmë floririn,1,Siç më thotë nënua plakë,1,Sikur t'isha djalë,1,Sikur të isha djalë,1,Simon Gjoni,1,Simon Jubani,1,Simon Pepa,1,Simon Rrota,2,Simon Simonidhi,1,Simpoziumin Shkencor,1,Skanjeti Andrea,1,Skënder Luarasi,1,Skënder Muça,1,Skenderbeu,5,Skënderbeu,2,Skifter Këlliçi,1,Smajl Martini,1,Sokol Gjoka,1,Sokol Rama,1,Sokoli e Mirja,1,Sokoli Ramadan,1,Spiro Dede,1,Sport,10,Sporti i notit,1,Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis,1,Statutet e Drishtit,1,Statutet e Shkodrës,1,Stavro Skendi,1,Sterbeqi,1,Studime ne Gjermani,1,Studimeve Albanologjike,1,Studiuesi i traditave tona etnokulturore,1,Sulejman Dibra,2,T’falun Atdhetarit të Kosovës,1,Tahir Dizdari,1,Tamara Gaci,1,Tamara Kudrickaja,1,Tamburja,1,Tani Petrotta,1,Tano Banushi,3,Tasho Lako,1,Tava e Krapit,2,Tave Krapi,2,Tave peshku shkodrane,1,Te jetosh ne Gjermani,1,Të korrunat,1,Te ura e Sutjeskës,1,Teatri Migjeni,38,Teatri Popullor,1,Tef Palushi,2,Tefë Kuqani,1,Tefë Pici,1,Telepatia,1,Temalit,1,Teodor Haxhi Filipi,1,Tërmeti 1979,1,Teufik Duka,1,Teufik Gjyli,1,Thanje shkodrane,1,The Albanians,1,The Guardian,1,The Passenger in Cabin 54,1,The Siege of Shkodra,1,The X Factor Albania,1,Thenie shkodrane,1,Theodor Anton Max Ippen,1,Theodor Ippen,1,Theron J. Damon,1,Theth,2,Theth National Park,1,Thethi,2,Tingëllim për Shkodrën,1,Tinka Kurti,4,Tinka Thani,2,Tish Daija,1,Tomor Dani,1,Tomor Osmani,6,Tonin Çobani,1,Tonin Harapi,1,Tonin Tërshana,1,Tonin Zadeja,2,Tourism,7,Tradita Shkodrane,1,Traditat tona,1,Trashëgimia letrare e Qemal Stafës,5,Tringa,1,Tringa e Grudës,1,Tringa Smajl Martinit,1,Tringë Smajli,2,Tringë Smajlja,2,Tuj kujtue Fishten,1,Tuk Jakova,3,Tul Gjuri,1,Tulipani i pyllit,1,Tulipani i Sharrit,1,Tulipani shqiptar,1,Turizem,2,Turizmi ne Shkoder,1,Unë kam një ëndërr,1,Universiteti,1,Universiteti Luigj Gurakuqi,1,Universiteti Shkodrës,1,Ura Art e Bahçallekut,1,Ura e Bahcallekut,1,Ura Mesit,1,Urdhnimet e poezis,1,Urime për Vitin e Ri,1,Va Dejas,1,Vaçe Zela,1,Vaji i Bylbylit,1,Vajz Shkodrane,1,Valentini Giuseppe,1,Valentini Zef,1,Vangjel Gjika,1,Vangjel Kika,1,Vargu i jetës,1,Vasil Shanto,1,Vaso Pashë Shkodrani,2,Vau Dejës,1,Vegim mendimesh,1,Vëgimi,1,Vegla muzikore,1,Vehbi Ismaili,1,Vehbi Sulejman Gavoçi,1,Vehdi Gavoçi,1,Veli Stafa,1,Velikopoje,1,Velipoja,1,Velipojak,1,Velipojë,1,Velipojes,1,Vëllavrasi,1,Vendet më të mbrojtura në botë,1,Vëndi im,1,Vendit tem,1,Veprimtar i çështjes kombëtare,1,Veprimtari Kulturore Artistike,3,Vera Bitani,1,Vera Bregu,1,Vermosh,1,Vermoshi,1,Vesel Rizvanolli,1,Vigut,1,Viktor Bruçeti,1,Viktor Koliqi,2,Viktor Shiroka,1,Vildan Tufi,1,Vilhelm Teli,1,Vinçenc Prendushi,3,Vinçenc Prennushi,4,Vinçenc Prenushi,2,Vincens Penushi,1,Violeta Sekuj,1,Violeta Zefi,1,Virtyti,1,Virusi i terbimit,1,Viti Shahini,1,Vitore Nino,1,Vitore Ujka,1,Vjeshtë,1,Vjosa Jakova,1,Vllaznia,9,Vllaznia not,1,Vllaznia Shkodres,1,Vojsava Kastrioti,1,Vojsava Triballi,1,Vojsava Tripalda,1,Vorri i Skander Begut,1,Vorri nanes,1,Vox Populi,1,Vrasja Luigj Guqakuqit,1,Vuksan Gela,1,Vulashi Lulzim,1,Wassa Effendi,2,Welcome to Shkodra,8,Willy Kamsi,2,Xhahid Bushati,1,Xhambazet,1,Xhamia e Parrucës,1,Xhamia e Plumbit,1,Xhamia e Plumit,1,Xhelal Baku,1,Xhelal Zejneli,1,Xhemal Broja,1,Xhemal Bushati,1,Xhemal Naipi,1,Xhevahir Spahiu,1,Xhevdet Hafizi,1,Xhuvani Aleksander,1,Yanitza Martinaj,1,Zafina Vasa,1,Zana popullore,1,Zani i Shna Ndout,2,Zef Ahmeti,1,Zef Deda,3,Zef Jubani,1,Zef Kadarja,1,Zef Kolombi,1,Zef Kurti,1,Zef Mala,1,Zef Malaj,1,Zef Malja,1,Zef Ndoci,1,Zef Pellumbi,1,Zef Pllumi,1,Zef Saraçi,1,Zef Valentini,1,Zef Zorba,2,Zekë Ndoci,1,Zeneli Migjeni,1,Zhan d’Arka shqiptare,1,Zhega Medin,1,Zhvillimi arsimit në Shkodër,1,Zog Dushmani,1,Zog Sakoli,1,Zogaj,3,Zoja e Kalase,2,Zoja e Keshillit te mire,2,Zoja e Shkodres,2,Zonja Z,1,Zotnis,1,Zydi Bakalli,1,Zyliha Miloti,1,
ltr
item
Shkodra Daily: Gjelosh Luli, kapiteni i masakruar nga komunistët
Gjelosh Luli, kapiteni i masakruar nga komunistët
Gjelosh Luli, kapiteni i masakruar nga komunistët, lindi në vitin 1912 në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit.
https://1.bp.blogspot.com/-p5RBqBwS8fU/WOfvbzPhGcI/AAAAAAAADTs/hgpcHzzgPxERmQvfatXLhLmORE3DLH3MACLcB/s1600/Gjelosh_Luli.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-p5RBqBwS8fU/WOfvbzPhGcI/AAAAAAAADTs/hgpcHzzgPxERmQvfatXLhLmORE3DLH3MACLcB/s72-c/Gjelosh_Luli.jpg
Shkodra Daily
http://www.shkodradaily.com/2017/02/gjelosh-luli.html
http://www.shkodradaily.com/
http://www.shkodradaily.com/
http://www.shkodradaily.com/2017/02/gjelosh-luli.html
true
4794096214637195701
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy