Gjella e Shën Mërisë Virgjër - Jul Variboba

jul variboba gjella shen merise virgjer
Oj jet' e ëmbël, o Shën Mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier, si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.

Na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi, këjo baston.

Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke, mund nimëronjë?
Vet' Zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.

Nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt', të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.

E bër' aposta për Tënzonë,
shkele Dimonë, i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke, ia ngjoke fort.

Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë
fimilë s'kinë e, pjot me lot,
e shertëruan, e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.

Me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti, të parturti
Shin Ana e mirë ndi pjakëri.

Kur ti u leve, e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.

Tri vjet u mbille ndi nji kuvend
bëre kutiend ti Tënëzon';
i dhe nji lule, nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.

Andaj Zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi, të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.

Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- O e lumja grua, Ti si e thua?
Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.

Ti rispëndove: - U'jam e virgjër
Si nji e virgjër mund jetë ëmë?
Këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.

Ëngjëlli foli: - Jo, se Zotin'
tek vete hin, ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget, më e ngjaron.

Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin, e dritëson.
Mos kij pahur, mos kij timur:
vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.

..........

Fragment nga kënga e parë e veprës me të njëjtin titull të shkrimtarit arbëresh Jul Variboba (Giulio Variboba). Kjo këngë ka gjithsej 524 vargje, kurse e tërë vepra ka gjithsej 4717 vargje të shpërndarë në 32 këngë. Botuar në vitin 1762, në Romë.

COMMENTS