Mithat Araniti - Qyfyre të Rrem Voglit katunar pri Rrashbulle

mithat araniti rrem vogli

A e di ti kush jôm û, mer qyq? - Rrem Vogli, katunar pri Rrashbulle


(Sufi Asmon Sufës)

Allaf rafmetelersëm (për ne) Mreti Viktor Menifeli, të gjitha të mirat i ka pas; mre ka qen i ômël, i but, i sert e ku di û, po mi të gjitha i gjô ka pas: punt e huqumetit m' Shqipni i ka pas rregllu mas qejfit. Sekretar kënej, sekretar anej matôn, demek ne mërnistrit ja vuni sekretar. Drejt popllit mô! Mir po belà e môdhe, se s' un i bijshe mô m' kôn t' voglit ne t' môdhit. Pri mefmurit mo t' vogël ke mô i môdhi, sekretar. U harru emni qatìp. S' pranojte mô njeri i emën kaq të vogël. Mô mir sekretar! Sekretar këtu, nënsekretar aqe, kryesekretar aqe matôn, me gufff, si gjel deti për pazar, me krahë rrshqônthi.
Koh të bukra eshedibilah! Eviva Duçe. Hô mer pra, ku ishe, ty të môrsha frymën, jarebi.

*****

Velhasiqelam, ku deshe me e qit muhabetin, i dit m' kishte zôn i hall i môdh. Meno kënej, meno anej, s' un i dilshe m' kôn. Shkova ne ke i avokat, po s' dul gjô e hajrit. Mô n' fun i dhosh karar t' shkoj n' huqumet. Ke për t' pyt ti nishtina se çere halli kishe, ne n' çerè zyrje shkova. Û, alà, at tek s' e ha. Pse me, lujta una qi t' kallxoj se ku shkova? Jo, alà, jo, se jôm mir kshtu rahat. Dashke t' m' bôjsh sekretar i burgut demedè. Shkova pra m' huqumet.
Ke dera dy palica. Nôlt në môj t' shkallvet i der me dy shërbëtor përpara.
- Pa rrasmi ktu, - thojte.
- Kush rri ktu, a shoko, - pyta njônin prej shërbëtorvet.
- Filôn beu, - ma priti shërbëtori, - Si, mre, s' e njifke beun tina?
- Beun e? - thosh - Po, po, ne u rrasa mrena.
N' kry t' tavalinës i bùrr, gjymës burri, qime i çikëz skuq ne kuqarrosh, ka rrozullimet, m' gjenje t' mir. Ù meta m' kôm ke dera t' u përdredh qeleshen nëpër gjishta. Ajina kryt terpò, tu knu gazetën.
"S' m' ka nigju tu hy, - thosh - Demede qeka zhyt fell".
- Këhë, këhë! - u kulla. Ajina hiç, po kryt terpò.
Kôm nejt no dy-tre dekika ashtuna m' kôm. Mô n' fun i hoqi syt pri gazete, ne avash avash, pa m' bô tenezyl fare me sy, mylli gazetën, e bôni pal pal, ne e vuni m' qosh t' tavalinës.
"Ishalla po m' vje ne mu sëraja" - thosh. Ne erdhi. M' hudhi i sy. Zot, o Zot, seç sy! Fun e kry sikur dojte me m' thôn:
"Ç' ke, mer derdimen, ne ti; s' m' lat i her rehat qi t' merrmi me punt e huqumetit". Masanaj m' u kthy:
- Eee? - tha.
- Û, a zotni, - fillova, - û kôm i hall t' môdh fort.- Ne ja seta nji ka nji. Prap m' hudhi i sy, po ksaj rene, demek sy plumi, bubllime. Masanej ja nisi:
- A e di se kush jôm û, mer qyq? - tho,- Pse, mer, - tho - çere kitò tina se me punt tuja do t' merrmi una, qi jôm Kry-sekretar ne s' merrmi me pun t' vogla, se krysekretari ka pun qera... ne krysekretari, krysekretari, krysekretari...
E m' bôni demek si lëverja e lame.
Për dere, ne dula përcita ke shërbtorët. Hyna m' nji der qetër. S' u qella shum mrena, se sa fillova t' kallxoj hallin mefmuri qi ishte mrena se ftofi hiç:
- A e di ti se kush jôm û?
Kish qen sekretari i parë. Desha t' rrasmi ke dera e tret. Aty s' hyna fare, se sa futa kryt, e gjeta t' ui bërtit i baksuzi qetër si una:
- A e di ti se û jôm sekretar i dytë, se sekretari i dytë s' un merret me ju - ne sekretari, sekretari, sekretari...

*****

Mu bô menja sekretar.
"Ktu qekan t' gjith sekretarna, a Suf", - thosh me vete
- Hik, a la, se po bôhe ne tina sekretar.
Mir po m' njeli i lômsh m' bark se s' kisha çajre pa u shkarku ke na njôni.
"Pa i thôn dy fjalë" - thosh, - "s' ka kabil".
Ne i u ktheva sherbëtorit: - Ju qoft harrôm buka. Pse mre, kshtu i shifni punt e huqumetit ju? Pranaj ju pagujn... - S' m' lon me maru:
- Ku dim gjô ne, mre? Pse, mre, çere jina ne, sekretar? Hik, mër laskuriq, ne tina, kput xverkun, se për nur t' Pijgamerit...
E pash nusht, o vllà, ne... për shkallësh ne m' rrug.
Lutjen e kishe m' dor. Pri inôtit e bôna shuk. Aty po kalojte mshesaxhiu i bashkis me qerren e plehnave. U mata ta hudh m' qerre. Mshesaxhiu, u trem. Nrejti mëshesën m' hava qi t' më silli.
- Heu, - thosh, - ene ky kunra meje! Kti veç, po ja gatis û qejfin.
- A e di ti se kush jôm û? U jam Krysekretari i sekretarve hava, mer qyq. A e di se ç' të bôj? - i gërthita.
- Qofsh shënosh, mre - m' tha - pse, mre, çere t' më bôjsh tina? A e di se ne una jôm sekretari i mshesaxhive! Hika, a là. Vetëm për i gjô m' meti marak. M' meti marak qi m' u myll goja kur ishe ke Kry-sekretar beu, ne s' i thosh ne una: "qofsh shënosh!"
Me gjith ate, po ja thôm nishtina.

Vojguri m' rrashbull - Rrem Vogli, katunar pri Rrashbulle


M' Rrashbull ka ne buzuk. Faja Daut Tahirit n' e kishte kap, ne po i bite ke çardaku. O merakli i môdh fort! Sufi Asmô Sufës na kishte môr bishtukun m' dor, ne po shkojte mrapa ferrës. Una... ne una isha tu nigju Fajen, se ne una e kôm qef mërzikën m' drit t' hônës. Kur... bouuu, ia bôni aqe matôn. Gjurulldi, patere, demek qi t' shurdhôjte veshët. Mër ç' ka, mër ç' nuk ka, s' un u mur vesh gjô aty për aty. I zjôrm i môdh u duk për hava, i tjetër mô i vogël vite tu fugu e tu sill përqark. Thash i herë mos t' ket dalë nôj lugat, kur pash se po vite drejt ke una; naaa i dhash kômve ne una si tjerët tu gërthit. U çu katuni mar, ne t' gjithë ka sytë kômët. Hamdi efeniu, hoxha katunit, dul ke bregu e ia nisi "Allaf - hyqberit". Una vallahi, s' m' vje tërb me thonë, vrapin ke kodra karakollit e majta. Ka nji ka nji u mështullen t' gjith rôbt e katunit. Ia mrrini ne Sufi. Sa tu ra m' shahdet, sa tu bô destur, kallzoi se sa kishte ul bishtukun përtokë, kyna kishte môr zjerm. Sa t' bojte me hik, fap, e kishte kap ene për xhoke. Demek kishte pas për tu djeg mos t' kishte gjet i pellg e mos ishte zhyt not mytthi m' te. Kur marôi Sufi, u çu Hômdi efeniu qi njyr nishtina s' kishte pshu tu thôn allafqyber e "eshedin lahi lahi il allah". - Shokë - tha, - mrrini dita e qômetit. Bôni hallall njôni tjetrit gjinôfet e vjetra, ne bini m' shahdet. Dinjoja mur s' mrapthi, ne pigamerlerët kôn môr inôt...

*****

Mjest herët ja mrrinë robt e hyqymetit. Gjith njerz t' mdhôj... përvec njônit, verdhosh, sa i mëstrec i vogël. Mirpo tamôn ky qi s' ta mushte syun, na kishte pas qenë krytari Shkum pra taptôn bylyku m' katun. Krytari tha se ai kishte i kapatenc t' môdhe m' ktô gjôjna, demek me ia thonë katunarçe, ishte i vetmi. Sa shkun ke zjermi, i majti i her er, ne tha:

- Vôjguri pa hesap. Lum si ju katunart e Rrashbullit, si kini për t' u bô zenjina. - Ne hiku.

Eshedibil-lah s' paska fjal mô t' bukur demek se zenjinlliku. T' hutojte fare. Katuni mar dul menç. Njoni knôjte, tjetri garxejte. Ca tjer ishin ul m' byth t' fikut tu pi raki. Hômdi efeniu...se njifshe mô për Zotin. Gjith shen, kuq ftyra. S' i bôjte veshi tërt kur e pytshin për llafet e djeshme. Ene fjalt e mdhôja erdhën. Muhalimi majte avaze. Jo ka për t' ardhe Inglizi, jo Frongu, jo Taljoni, pse hyqymeti ka për t' a dhôn...si thôjte mër, e hôngshin shtatqin dreqën... hô m' kaçasion. Ne kôn për tu bô çemendefera, kôn për t' çel diqôna, lefterik, kôn për t' ble tokat... funi naplona, naplona me dinga. Njôni thojte ta môri Frongu, qetri Taljoni, qetri Inglizi.

- Hô, mër hô - tha hoxha - hepsibir për neve. Mazllahti ôsht t' na japin pare.

Nejse mô, gjith ditën e ditës qejf, aheng si t' lujt menç. Sa isha tu bô ene una qejf me t' qerët, m' bzôjti hoxha, ne:

- A ke nô tre dallarë aty, se du me shku m' Tirôn, qi t' merrmi vesh me hyqymetin!

Ma prishi qefin i çikë, po... tu menu zenjinllikun ia dhashë.

*****

Nesrejt erdhi i burr qetër; ne kyna flokverdh, po i çik mô i nôlt ka vixhudi. Xherner môdemi.

- S' ôsht vojguri - tha, - ôsht... - se ç' natrrôi atyna, tërli-vërli, si nô xhahilat s' un i môrim vesh. Fiku zjermin me i çarçaf t' bardh, ne hiku.

S' ëm bô zemra t' thômi si njelëm ne katunarët. T' thush ene m' dajak t' na kishe ra, s' kishim pas për t' bzôjt.

Mlidh hesapet: Sufi la xhaketën, una tre dallaret ne... Faja po tu i ra buzukut.

Pa nrefim parti - Rrem Vogli, katunar pri Rrashbulle

(Sufi Asmo Sufës)

Që kur se Rrém Vogli, katundar prej Rrashbulle, hoqi dorë për një kohë të gjatë nga humori e nga satira në dialekt, duallnë si këpurdhat pas shiut shumë veta të cilët rradhitnin fjalë e shprehje me të vërtetë në dialekte të ndryshme, porse nuk kishin as një kokërr kripë humori e satire. Trajtonin thema banale që kishin më tepër një interesim personal t' atij që i shkruante dhe t' atij që i përgjigjej, se sa për personat e tretë që kërkonin pjesën edukonjëse. Kujtonin se humori dhe satira bëhet vetëm prej fjalëvet e shprehjevet të shkruara në dialekt dhe se brendija zinte vendin e fundin në shkrimet e tyre. Ky degjenerim i dialektevet që është bërë këto kohët e fundit në shtypin tonë, na shtyti të botojmë herë pas herë pas here në këtë Revistë disa pjesë të Suf Osman Sufit, i cili e vë në vend dinjitetin e humorit, të satirës dhe njëkohësisht bëhet model për të gjithë ata që kanë epideminë e këtij shkrimi në dialekt.

Ishe tu shku ke shpia ne i kisha dhôn kômve i çik se ishte vòn sahati, ene pes shkojte gjashtë. "Hec a Suf", i thojshe vetes "se po t' a mërthe na njôni me no i plumb shulthi qi mòs t' dijsh ka t' shkojsh"! Sa kishe mrrijt ke qoshja Hatit Mëlla Januzit, ke rri me qera i mësus tòskë kur... pooosht... pooosht... pooosht... rrooft!... rrooft... Sefte gërthiste nji i vetëm, ne mas tij kallaballiku. Zôni i par ishte i zô burri, i hollë ne i mprefët, ne mu bô se ishte zôni i msusit, se ajina e ço zônin tërmò kur xèhet ka i her. Qerët qi i majshin taraf ishin shkartis: zôna burrash, grash ene kalamôjsh.
"Heu", thosh me vete, "nalò i her a Suf, se demede ktu qeka tu u nref n' i gjô e môdhe". Ne nalova. Prit qi t' nigjoj no i gjô qetër, s' ka, prit... s' ka.
"M' diktun kapilat!", thosh me vete. "Teru a Suf, se t' rrùn vallahi", ne i dhosh kômve. Mrrina ke shpija me i frym. Zemra m' rrifte ke veshi. Njerzit e shpis kitun se m' ôsht nec nokush mrapa. "Jo me jo, - thosh - s' ka gjô, kôm ardh tu fugù për pun t' kaprifokas, ne prenej jôm xè i çik".

*****

Sa rash me flejtë, s' m' u da menjes zôni i msusit: këtheu sa knej sa anej, po zôni i msusit: pooosht... rroft... ne qerët: pooosht... rrooft...
"S' ka, - thosh, - ktu, nji e nji bôjn dy, jôn tu ngref no i parti t' re. Po ti, a Suf, s' hyne qi s' hyne m' i parti". Ne mu kitun fjalët e Asmônit Mefmet Agës: "Nô shqiptarët, - thojte Asmôni - pse kina njel mrapa, no shqiptarët? Se s' kina shum partina. Del njôni, merr fëqin e huqumetin m' dorë, të mërthe gishtat ke xverku ne... hec e luj po mufte. Kurse m' Avrop, er bëdalla, hyhaaa, m' Avrop ke gjith ato partina, ne, njôni i bi kënej, qetri aqe matôn, i treti aqe matôn, ne puna del si ta ka dash zemra. Ku ke mër tarallak me partinat, s' ka demek mô gjô t' mir!".
"Mir, mër Asmôn, mir", i paç thôn una, "po ku môrim vesh nô se ç' thot njôna ne ku ja pret qetra. Ina njerëz xhahila nô, ne sun môrim vesh hollë. Po t' ishin me qen gjith si tina, si ke qen m' Avrop, ene ke ba gjith at shkollë, ashtu po, po kshtu? Asmôni po m' t' veten. "Nji ke dulën fjalët e Asmônit", menojsha, "edhe n' Shqipni fillun me dalë partinat nji ka nji si këpurdha. S' e ke môr vesh hala se çere ôsht njôna, kur bof ja bo qetra aqe matôn. Pooosht... rroooft... Prap zôni i msusit ke veshi... e deri sa m' zu gjumi.

*****

Neserejt frymën ke Asmôni Mefmet Agës; e fillova pri elifit ne i kallxova nji ka nji t' gjitha.
- Kush e di, - tha, - çere partije jôn tu nref, po ti m' nigjo mu ne mos u natrro m' partina qera. Jà m' partit teme!
- Dish Zotin, a Asmôn, - i thash una - po s' erdhe sonte t' përgjojm msusin ne t' shofim çere partije kôn nref.
Me môrifet m' darke, sahati ne i çerek i shkojte gjashtë ju afrum penxheres msusit. Fargjôje. S' nigjohesh no i potere, vetëm disa zôna kalamôjsh qi demedè ishin mërthy me njôni qetrin, ne fillun me u kap e me bërtit. Se njati shum ne u nigju i patere karrikesh t' lujtme pri venit, ne masandej përcita s' bëzôjti njeri. Avita synin m' i plasë t' penxheres ne majta re mrena: msusi ishte m' krye t' tavalinës, m' kômë, masanaj përqarke, po m' kôm, dy burra, dy gra, i goc e môdhe ne gjasht kalamôj t' vegjël.
M' at dedik filloi me fol msusi:
- Armiku ynë prej disa javësh, ne knej ka fillue me e shtërnue rrethimin... - ne për nja pes dekika e bôm armikun demek... xhubël fare. Mo n' fun tha:
- Pra t' gërthasin t' gjith për i her:
"Posht mishi!" - Pooosht! - ia pritën ata përqark.
"Posht tëlyni!" - Pooosht! - qerët.
"Posht djathi!" - Pooosht!
"Posht voji!" - Pooosht!
"Posht sheqeri!" - Poosht!
"Rroft grosha (me lug t' drùjt)!" - Rroooft!
"Rroft japraku (pa mish e pa tëlyn)!" - Rroooft!
"Rroft gjiza!" - Rrooft!
Una me Asmônin majtëm re njôni qetrin. Ulëm kryet ne u nisëm ka shpia. Sahati ne tre dekika t' shkojte gjasht. S' m' u kitu kaprifoka. Ku di gjo ù me, pse?
- Kush ô ky msus kshtu, a Suf? - m' pyti Asmôni me fije zôni.
- Neme lazëm a Asmôn, se ç' e qujn msusin. Si ky ke sa t' dush m' Tirôn. Jôn gjôna qi nodhin ke ne, po mos m' thuj mô t' futem m' partit tate, se parti qetër përveç ksaj partis groshës ne japrakut për mu s' ka.

Rrashbull, me dy Shënre allaturka - Rrem Vogli, katunar pri Rrashbulle


Fort i nershmi z. Beledije Reiz Effenì - m' Tirônë
Shiqajet Reiz Effenì

Lahulevelà, lahulevelà ke për t' thôn tina. Po as tina as una s' kina faj me kët pùn, o Reiz Effenì. Sabër pra sabër, ne ta môrim punën me sirà.
Nô katunarët, o Reiz Effenì, xhahila ina, po demek ene sa kitó tina jo. Ka fillù t' zgjuhet poplli ne s' i ha mô disa fele. Ka katunar si kënojn ene gazeta. Meselà ksi vakti kina môr vesh se Taljôni ka ra m' luftë me Habeshistônin ne jôn tu u grì. Ke për t' thôn tina se nuk ôsht mymqym, se aqi t' mençëm nuk ina nô katunarët. M' bôhet, Reiz Effenì, se tina radjen si bì m' akshôm m' Bar, s' e nigjoke e prenej flet ashuna. Po ta thômi una pra se kët gjô e ka môrë vesh Rrashbulli marë.
Ke për t' thon tina nishti se çer kôm t' bôj una me Habeshistônin. Avash avash, ne sabër. Effenëm, si e kishim muhabetin, nô m' Rrashbull kina ngjù se Taljôni ka ra m' luftë me Habeshistônin. Tu nigjù ksi gjônash, ene no katunarve na u ka bô menja harb e batare.
Kur erdha, ka nô dy mùj m' Tirôn për qimen e Pigamerit (alei selôm), thash se kishte këllcit ne atyna.
Dòr me nji, sa u avita ke fusha rraplônve (tajareve) humata. S' un shifshe ene gamôren si kisha përpara. Nishti vonë kisha ngjù se kur bijn tajaret m' luftë, qisin tym, si mos t' shifen. Thosh pra, se ene m' Tirôn ka dalë tymi, ne ja paskan vù tromopilave, se sa kalojte i tromopil, demek t' myste m' tym. Me i mij belà bishtova pri tymit ne dula m' xhadet, nôlt. Kur majta re përqarke, pash se gjith ato si kishjin dalë me mu pri tymi ishin bardh, si mullisa. Atyna veç pluhun kishte. U shkuna pra sa mufta ne fillova me hec. Kur... Allaf belaversën... m' njeli openga m' rrugë. Sa u ktheva t' môr ate si njeli, m' dùl ne tjetra pri kôme.
- Ç' ô kshu, me? - thosh. Njitshin përtoke. Mura pra opengat m' dorë, ne kuq pri turpit u nisa përcita me hec.
M' erdh turp, po kot, se pàsh se gjith kallaballiku kishin kpucët e opengat m' dorë.
- Ka hudh Beledija Reizi katrôm, qi mos t' bôhet pluhun. - m' kallzoi masanej Shima, dordômaxhiu. Lahulevelà...
Kur dula ke sahati, ke fusha ku jôn sarajet e Ministrive, bre ti o Zot, gjith toka m' hava! Ei, thosh për Zotin qekan tu bô histikôme. Tu menu u nisa t' shkoj i hèr m' Astahône. E kôm i shoq aqè, thosh pra t' shkoj ta shof. Kur... ehe, nishti mô, fjal t' kota s' ka, ktu po këllcitka me vërtè. Ene atyna gjith rrugat histikôm. Demedè, menova, Beledije Reizi ka sajù môrifetlliqe, për t' ia bô hasmit.
Tu fugù, as shokun bile s' e pàsh, hika ke Drektori i Illyries, e kôm mik, ta pys si ishte puna.
- Ho, mer mô, - m' tha, - mos u bô marak. Beledije Reizi do me gatit rrugët ne prenej i ka prish. Nishti i dhëmysen paret, ne m' bôhet do me i lôn përgjymës.
- Pse, mre, - thosh una, - pse i dhëmysen paret? Sikur i ka për t' i qit pri xhepit t' vet!"
Bôna pra i hiqajet, Beledije Reiz Effenì, ia dhash Drektorit ta qisi m' gazet, ne hika. Kur... lahulevelà, lahulevelà, hiqajeti m' u kthy mrapa.
- S' ôsht mymqym, - thojte Drektori, - s' ôsht mymqym me e qit m' gazetë, se pluhni u bô baltë. Ne i baltë aq e môdhe, sa jo robt, po ne bullicat kishin për t' u myt.
Aqi baltë, sa desh ra shahit ne vetë Kryemërnisti, kur iu myt trompili m' baltë m' rrugën e Fuat Beut, ne mos t' ishin qètë e mëhalles do kalbej trompili m' ven.
Bishtove pra Reiz Effenì pri begduvasë sime. Ene, bile s' ma mà t' bôj i shiqajet tjetër. S' ma mà se... nishtu mô, m' qill ka re... drù bi borë ne mlo gjith baltën. Masanaj Zotnija jote m' thu: - Ku e ke baltën, mre?" ne m' fut m' haps pse kôm rrejt.
S' ma ma për Zotin! Adia!

M' Bojat m' Nurrës - Rrem Vogli, katunar pri Rrashbulle


Shkova né ù m' bòjat. Amò për t' thon ti, ç' deshe. Ç' ka mre, pse mos t' shkoj ne una? Gjith dinjòja tu shku; hele për dit djele, s' bohet hesap kallaballiku. Trompila plot! Gjyçfarsoj biçimi kalojnë ke karrakolli. Ne komjonat jon plot me njerëz qi shkojn tebdilhava. Krizëm thotë hallku... Çere krizme, me? Krizëm kina no, qi s' po na bi shi, se sa për qeret, e? Jo mër jo! Effenem, ku e kisha muhabetin, gjith jon tu shku m' bòja; thash pra t' shkoj ne unà. Narkova disa kpuj ve, ne i barrë kakamora, ush i thashë gamores ne hika...
Për pazar, o vlla, mos pyt, se s' maj men çere shita, e çere mora. Sa hyna ku fillojnë binotë, m' hiku menja e fiqirit fare. As pazarllik maj men, as fargjoje; ene pa pare t' thush, kishin pasë për t' mi mor.
Ku je mi dynjò, ku je? Ke shkum kot për zotin, pa pà e pa bò farigjoje. Ku t' filloj e ku t' maroj una i shkreti? U rrëklly dinjòja màr e prap, e nò m' Rrushbull, s' paskim ditë gjo pri gjòje! Gjyçfarsoj biçimi, ne t' gjith cupllak, si na ka bo Zoti (m' vje turb me e thòn!). Demek t' ëm kishe thonë përpara se kshu kshu ka bo vaki m' Bòjat, eshedibillah kishe për t' thon: "Hik mer badalla, se ti qeke lujtë ka menja fare!" Rujna Zot me u xhëvesh cupllak nò m' Rrashbull, ne t' shkojsh e t' shullohesh m' dill karshi kallaballikut... t' zbrujnë m' dajak, për Pigamer!
Nejse mò, aty m' Bòja ishin t' gjith cupllak (kishin veç i cop livere ka mesi vixhudit) në gjith ditën e ditës shulloheshin m' dill kot si koti... sa rrijshin barkas m' ron, sa gjezdisshin tërmò e tërpò, sa zhytshin m' uj... Dinjò, dinjò ku je? Gra ne burra përzì, ne bile-bile (tobe estafkurullah) allabraça... M' erdh turb ne thash: T' hiki i her! Kapshin krah për krah ne dilshin m' resme, ashtu si ishin... Fugojshin sa anej sa knej ne qesh' shin ne gërthitshin...

*****

Hik mer Rrem, se s' jon punë për tyna kto... Shko mër lal m' shpi e xhvish misrin se t' meti m' fushë! S' ke pun m' ù përzì me kto zotnitë tina, ktò jòn njerz t' gjezdis, kòn qen m' Avropë, kòn pà gjyçfarsoj gjojnash, tajatra, mërzik, kòn qen m' shkoll mo shum se tina, ti ke qen vetëm ke hoxha m' Tiron, m' vakt t' Nuhut... Ene t' dùsh bilè, s' t' bojnë tenezyl, pse s' un merresh vesh me to, me at katunarçen qi flet. Nigjo i her ç' thonë! Ku merr vesh ti mer qyq se ç' do me thòn madòm, merçi, oruàr, banxhorna, gracia tanta ne alivederçe... A kè noj spat ene i cop dru me çà? Hik mer lal se po flliqe e po bò n' i gabim kot nasi koti... ç' të duhet tyna gjymyshlli pallaska!
M' u shkref binòja fare. Njikaqigjò m' ù bò lòmshi m' bark pri mërzis. Me k' to menime t' rona, u nisa me hik, kur... s' m' bojshin sytë, për Zotin: Meremja e Tutës Selmon Xhaferrit prì Rrashbulle!! Meremja qi kishte shku parcivjeti hysmetçije m' Tiron... ene ajo cupllak si qerët! Ene ajo me zotnilerët! M' erdh gjaku m' ven. Helbete thash, ina pri i katuni ene i bzòna:
- Si je mi Mereme? Ku je mi Mereme, se na harrove fare?!
Fësht u kthy për i her ne ma priti:
- Kush je mër tina si m' thu Mereme? Ku m' njef me ti mù?
Ne una: - Si mi, s' m' njef mu tina?! S' e njef Rremën e Asmon Seferit pri Rashbulle?
- Yyyy, or qenef! M' morsh t' keqen mër edepsiz; ç' ke tina se kush jom una? U jom zajusha Meri Razbul! Hik se për njat Zot, t' përlaj i dajak të shënosh e t' kpus kokrrën e shpinës, mër bagabon, mër parja e lame... të shpëlaftë mortja ... të shpëlaftë...!
Dinjò... dinjò ku je...!
Ush i thash gamores ne hika...

COMMENTS