Martin Camaj - Nji vjetë

martin camaj poezi nji vjete
Shkove në pranverë
kur kumbullat lulojnë mbi kodër
e shelqet gjethen në lum.
Mani n'oborr âsht pjekë si tjera herë
e prroni nën shpí u thá,
xhingalla mbi plep ka britë e britë
e ti s'ke ndie as pá.

Vjeshta kur erdh
e strehët e pullazit lëshuen
ujin n'oborr në kusí,
unë ndeja te dera tue mendue për tý.

Kur era nga bjeshka ia behi
e prroni nën shpí u thá,
dorën që në zjarm isha tue nxé
e prapova tue mendue tý
të ngrime nën dhé.

COMMENTS